E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pse Edi Rama ka 521 ditë që s’kalon në qendër të Tiranës?!

27-12-2012 / Gazeta 55

Që nga hyrja në bashki e kryetarit Lulzim Basha, Edi Ramës iu bënë 521 ditë që s’kalon dot nëpër qendrën e kryeqytetit. Ajo i kujton se tashmë qytetarëve u është kthyer qyteti e se ata s’qeverisen dot më sipas listës së gjobave apo 20 përqindshave. Drejtimi i ri i kujton atij dështimin historik në zgjedhje dhe është pasaporta se ai kurrë s’do e qeverisë këtë vend. Prej kësaj garancie, ai i bie rrotull qendrës, por dielli me shoshë s’mbulohet, pasi ai është i dënuar ta çojë përditshmërinë e vet në një kryeqytet që është qytet i vërtetë, dhe jo feud i klanit të tij privat

Ai që deri para 8 majit 2011 e konsideronte dhe e trajtonte kryeqytetin si çifligun e vetë, sigurisht dhe të klientëve të tij, nuk mund të durojë e të pranojë se Tirana u është kthyer qytetarëve. Duke mos ditur ta fshehë këtë paranojë, Edi Rama dekonspiron veten dhe e shpreh mosdurimin dhe mospranimin e tij me “bojkotin” e qendrës së Tiranës. Deri dje, ditë e cila korrespondonte si dita e 521 e marrjes zyrtarisht prej Lulzim Bashës të postit të kryebashkiakut të Tiranës, Edi Rama regjistroi gjithashtu ditën e 521 që nuk guxon të shkelë apo kalojë nëpër qendrën e Tiranës...
Sa për “ta zënë në gojë” qendrën e Tiranës, as që nuk bëhet fjalë fare...
Nuk guxon..., sepse pikërisht qendra e Tiranës ishte prova e qartë e cila “i vuri vulën” dështimit të tij. Dhe ai (Edi Rama) i cili dështoi për 11 vjet edhe që t’i jepte kryeqytetit një perspektivë, tani ka angazhuar gjithë llurbën e vet pseudointelektuale kundër bashkisë së Tiranës, kryetarit të saj..., por sërish, pa guxuar edhe kjo llurbë pseudointelektuale, të përmendë qendrën e Tiranës.
Ai që deri para 8 majit 2011 e konsideronte dhe e trajtonte kryeqytetin si çifligun e vetë, sigurisht dhe të klientëve të tij, nuk mund të durojë e të pranojë jo vetëm se Tirana u është kthyer qytetarëve, por ai hapur demonstron se e urren zhvillimin dhe progresin e kryeqytetit.
Për Edi Ramën, Tirana ka qenë qyteti i shëtitjeve të tij gjobvënëse ndaj biznesit të vogël.
Për Edi Ramën, Tirana ka qenë qyteti i gjobvënieve në përqindje të mëdha, ndaj ndërtuesve.
Për Edi Ramën, Tirana ka qenë qyteti i një grushti klientësh, ndërtues të katapultuar deputetët.
Për Edi Ramën, Tirana ka qenë gjithçka, por vetëm e qytetarëve nuk ka qenë.
Në këtë kontekst, një Tiranë tjetër, për më tepër një bashki dhe një kryetar tjetër i saj, ia “errëson sytë” Edi Ramës. Ndaj edhe ai, i cili nuk ka kursyer kërcënimet për zhbërje të çdo arritje të qeverisë, “e kthen stekën” edhe nga bashkia e Tiranës, duke kërcënuar për rrëzimin e Planit Urbanistik. Për herë të parë që ai tregohet “i guximshëm” me zhbërjen e Planit Urbanistik, kërcënon se “do ta vërë në jetë”, kur të vijë (po erdhi) në pushtet dhe për më tepër, ajo që e bën edhe më të guximshme këtë kërcënim, lidhet me faktin se këtë zhbërje, do të guxojë ta bëjë pasi Plani Urbanistik i Lulzim Bashës, pa mbërritur deri në pikën e miratimit të tij nga Këshilli Bashkiak, kishte marrë konsensusin më të gjerë të mundshëm të qytetarëve, falë një sërë konsultimesh me ata... Pra, guximi i Edi Ramës arrin kulmin, kur ai kërcënon edhe për zhbërjen e vendimmarrjes së qytetarëve të Tiranës, për Planin e tyre Urbanistik (jo të Edi Ramës).
Sjellja më e fundit e Edi Ramës me bashkinë e Tiranës dhe kryetarin e saj, sjellje e tipit “nuk” edhe “s’nuk”, më tepër se sa zbrazje inatesh, mosdurimesh, mospranimesh, apo zbrazje paranojash të tij, është njëherazi një demonstrim prej atij vetë, si asgjë më shumë se sa një i paaftë, jo vetëm në qeverisjen lokale, por edhe atë kombëtare. Kjo sjellje nxjerr zbuluar dhe lakuriq paaftësinë e tij për qeverisje rajonale, por edhe pamundësinë që Shqiptarët t’i besojnë atij një qeverisje të një niveli më të gjerë..., të themi në një nivel kombëtar...

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›