E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pse LSI s’e do sistemin spanjoll

• Prof.Dr. Fatos KlosiDuke lexuar opinionin e z.Eduard Zaloshnja, që kohët e fundit është përfshirë në debatin publik për sistemin zgjedhor në Shqipëri, me keqardhje konstatoj se edhe kualitete si z.Zaloshnja nuk e kanë kuptuar në thelb atë çfarë prej kohësh ka kërkuar dhe kërkon LSI-ja. Dihet që gjërat kanë një shkak përse ndodhin. Them se do të jem në një mendje me z.Zaloshnja kur vërej se shqetësimi i gjithë opinionit publik shqiptar dhe atij ndërkombëtar, ka të bëjë me mosrealizimin e standardeve demokratike pothuajse gjatë 17 viteve të pluralizmit politik në Shqipëri. Eshtë shumë e rëndë, por është e vërtetë se pas vitit 1992 proceset zgjedhore të zhvilluara në vendin tonë janë shoqëruar me parregullsi të shumta, me trafikim votash, me trafikim mandatesh, me mospranim rezultati nga palët konkurruese, dhe me konflikte të dhunshme që në shumë raste kanë pasur edhe pasoja deri me jetë njerëzish. Vjedhja e votave në vendin tonë prej vitesh ka kaluar nga një konflikt në zona të thella të vendit në një çështje shumë serioze të politikës, duke manipuluar me dashje nëpërmjet sistemeve që mundësonin këto manipulime dhe që deformuan votën dhe vullnetin e shqiptarëve. Eshtë i njohur për shqiptarët fakti që kodet zgjedhore në Shqipëri mbajnë vulën e vullnetit politik të PS-së dhe PD-së. Aq e vërtetë është kjo sa ata që të mos i korrigjonin të tjerët, i shpallnin marrëveshjet e tyre atëherë kur s’kishte më kohë për t’i korrigjuar. Ekspertët e sistemeve të këtyre dy partive prodhuan lojën e turpshme me 100 kandidatë të pavarur. Po këta ekspertë, prodhuan “dushkun e vogël” në 2001 në një zonë elektorale ku dolën 9 deputetë dhe ku sistemi i tyre famëkeq mori edhe emrin e zonës përkatëse. Prapësitë e ekspertëve të dy partive të mëdha nëpërmjet bi-partizanit të famshëm të tyre në 2005, jo vetëm nuk reflektuan për ta zhdukur këtë dushk, por për interesat e tyre vendosën të miratonin një sistem zgjedhor që ligjëronte “dushkun e madh”. Ndoshta z.Zaloshnja nuk është në dijeni të asaj çfarë ka ndodhur në këto vite, por ne, shqetësimit të tij do të donim t’i shtonim këto fakte për të vërtetuar mungesën e vullnetit politik të PD-së dhe PS-së, për t’u dhënë shqiptarëve zgjedhje të lira dhe demokratike dhe për të respektuar si çdo vend demokratik votën dhe vullnetin e popullit shqiptar. Lëvizja Socialiste për Integrim nuk e ka përqendruar rezistencën e saj në llogaritje të thjeshta deputetësh që e rrisin apo e zvogëlojnë me ndonjë deputet më shumë ose më pak përfaqësimin e saj në parlament. Qëndrimet tona kanë qenë dhe mbeten parimore, të vendosura dhe koherente. Shqiptarët e dinë mjaft mirë që ishte LSI që inicioi ngritjen e një komisioni parlamentar për të demaskuar para të gjithëve shkallën e manipulimit dhe të deformimit të votës dhe vullnetit të votuesve. Pavarësisht nga përpjekjet tona të sinqerta ne hasëm në rezistencën e organizuar të përfaqësuesve të PD-së dhe PS-së për të fshehur atë çfarë kishte ndodhur në zgjedhjet e 2005-ës. Për të kuptuar se çfarë masakre zgjedhore kanë bërë në 2005 PD dhe PS juve z.Zaloshnja do ju mjaftonte vetëm buletini i zgjedhjeve, një dokument zyrtar i prodhuar nga KQZ. Nëpërmjet një analize të këtij buletini ju mund të mësoni qartë se janë 32 deputetë në parlament me procesverbale të falsifikuara, janë mbi 70% e proces-verbaleve të votuara në kontradiktë logjike dhe matematike që vërtetojnë shkallën e deformimit dhe manipulimit të këtyre zgjedhjeve.    Dushku është mjeti me anë të së cilit dy partitë e mëdha i futen në rresht partitë e vogla, duke e bërë të qartë se që të ekzistonin duhet të bëheshin me njërën apo tjetrën. LSI, e vetmja që nuk e pranoi këtë diktat u penalizua rëndë në këto zgjedhje siç e pranon dhe z.Zaloshnja.        Prandaj LSI që të nesërmen e këtyre zgjedhjeve kërkoi rishikimin e Kodit Zgjedhor për të mirën e saj dhe të të tjerëve, që ata të mos detyrohen më të futen në rresht, se demokracia nuk ndërtohet me rreshta partish, por me vullnetin e lirë të popullit. Ne nuk e pranojmë sistemin spanjoll jo pse ai s’na leverdis, por se ai e deformon sikurse dhe “dushku”, vullnetin e popullit. Sistemi i rrit artificialisht partitë e mëdha dhe është në kundërshtim me tendencën e vullnetit të popullit që po i zvogëlon PD dhe PS vazhdimisht dhe uniformisht në të gjitha zgjedhjet e fundit. Logjikisht shtrohet pyetja: Pse të mos zbatohet sistemi për një ndarje rajonale elektorale të arsyeshme të vendit? N.q.s., duam që pragu të jetë me të vërtetë, të themi 3%, atëherë duhet që rajonet të kenë afërsisht nga 30 deputetë, p.sh., vendi mund të ndahej në 5 rajone me nga 28 deputetë dhe atëherë pragu teorik do jetë 100/28 pra, afërsisht 3.57 për qind që praktikisht mund të zbresë gjer në 3 për qind.    Duam të të heqim dhe një merak, nëse dimë apo jo të llogarisim. Matrica që ke botuar nuk është e gabuar por ekziston një më e thjeshtë, që realizon të njëjtën detyrë:

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›