Pse duhet të triumfojë me 23 qershor PD-ja e kryeministrit Berisha?
Zor së mund të këtë pasur në një luftë lokale më shumë viktima në njerëz dhe të mira materiale sesa me rastin e shpërbërjes së përgjakshme të ish-Jugosllavisë së Titos. Shpërbërja e kësaj krijese fund e krye artificiale sigurisht së ka mundur të bëhet pa gjakderdhje, sikur mos të ishte Serbia. Ky shtet nuk e pa të arsyeshme të pranoj faktin së të gjitha republikat kështu edhe Kosova e kishin të drejtën për vetëvendosje deri në shkëputje. Këtë mendim nuk e parapëlqeu Serbia hegjemoniste në krye me kriminelin e luftës Sllobodan Millosheviqin. Numri i të vrarëve në synimin makabër për formimin e Serbisë së Madhe ishte hiç më pak së 250 mijë persona prej tyre më së shumti pati mysliman të Bosnjës dhe shqiptarë të Kosovës. Nën tytat e automatikëve të Millosheviqit dhe strukturave të tjera paraushtarake të Serbisë, Kosovën e braktisën mbi 1 milion shqiptarë autokton. Ne mesin e shumë refugjatëve të luftës edhe unë kisha qëndruar dy vite në Zvicër. Pritja që na bëri shteti helvetik ishte për çdo lakmi dhe shqiptarët nuk bën ta harrojnë kurrë një mikpritje të tillë. Për disa muaj në Zurih pata rastin të punoj në gazetën kombëtare Bota sot, e cila në atë kohë e kishte edhe redaksinë e saj. Redaksinë e gazetës e vizitonin shumë personalitete të shquara të jetës politike dhe ushtarake të kombit. E kishin vizituar edhe dy burrat ndër më të mëdhenj që pati historikisht kombi kryeministri aktual i Shqipërisë, Sali Berisha dhe ish-presidenti historik i Kosovës, Ibrahim Rugova. Vizitat e tyre më lanë mbresa të cilat nuk shlyhen kurrë. Me këtë rast desha ta përmend vizitën e kryeministrit të Shqipërisë z. Sali Berisha. Atë ditë kur Berisha e vizitoi redaksinë e “Bota sot” ishin tubuar ushtarakë të njohur të cilët kishin luftuar për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Vizita e Berishës ishte bërë fill pas përfundimit të luftës në Kosovë. Berishës iu parashtruan shumë pyetje nga të pranishmit. Dhe të gjitha përgjigjet e Berishës ishin të gjykuara mirë rreth situatës politike si në Shqipëri ashtu në Kosovë. Të gjithëve sa ishim të pranishëm fjalimi i kryeministrit Sali Berisha na kishte lënë përshtypje të njeriut të madh të kombit. Edhe atëherë kam menduar edhe tash e ndaj të njëjtin mendim se Berisha është njeri me inteligjencë të jashtëzakonshme, njëri i ditur, vizionar i kohës, i aftë për ta udhëhequr shtetin dhe atdhetarë i paepur i çeshtjës kombëtare. Dikujt ndoshta kjo që po e them i tingëllon si adhurim ndaj personalitetit të Sali Berishës. Këto tipare ai i dëshmoi me vepra. Berisha që 20 vjet me radhë u tregua udhëheqës që din të punojë për të mirën e kombit, që dinë të punojë për mirëqenien e qytetarëve të vet. Nën drejtimin e tij u bën arritje kolosale të shtetit shqiptar. Shqipëria arriti të inkuadrohet në NATO që është një arritur e pakrahasueshme. Qeveria aktuale bëri që shqiptarët pas një izolimi të gjatë 50 vjeçar të udhëtojnë pa viza për në Evropë. Sikur mos të ishin obstruksionet e PS të Edi Ramës për aprovimin e tri ligjeve, sigurisht se Shqipëria do të kishte marrë edhe statusin e kandidatit për BE. Do të bënim padrejtësi të madhe më këtë rast, sikur mos të përmendnim kontributin e tij të jashtëzakonshëm dhe të papërsëritshëm në rrëzimin e diktaturës komuniste në Shqipëri. Rrëzimin e një diktature ndër më të egrat në Evropë. Për rrëzimin e kësaj diktature është dashur të kesh guximin e madh, të kesh forcë, dije dhe përkushtim. Z. Sali Berisha dhe Azem Hajdari me shokët e tyre i hynë kësaj punë me plot rreziqe për jetën vetëm e vetëm që shqiptarët përgjithmonë të frymojnë lirshëm. Rruga e Kombit është një tjetër vepër madhore, është vepër që bëri bashkimin shpirtëror dhe ekonomik të shqiptarëve. Shqipëria nën drejtimin e qeverisë së kryeministrit Sali Berisha ka pësuar ndryshime pozitive në secilin plan të jetës. Këto të arritura nuk dëshirojnë t’i pranojnë vetëm garnitura e PS në krye me Edi Ramën, sepse atyre iu kanë errësuar sytë dhe mendja në lakminë për pushtet. Konferenca e Mynihut e mbajtur para disa kohe i demantoi të gjithë ata të cilët dyshuan në deklaratat e sinqerta për bashkim kombëtar të Berishës gjatë shënimit të 100-vjetorit të pavarësisë së shtetit shqiptar. Në këtë tubim z. Berisha përfundimisht theu tabunë për bashkimin kombëtar të shqiptarëve. Duke e flakur logjikën e gabuar të gjykimit se kjo është një kërkesë që nuk bën të bëhet publike, se nuk na lejojnë ndërkombëtarët, se ende nuk është momenti i duhur… etj. Para burrështetasve me të mëdhenj të Evropës sigurisht së një deklaratë e tillë nuk ishte për marketing politik ose deklaratë paraelektorale siç u përpoqën t’ia atribuojnë këtë gjë neokomunistët e të gjithë ngjyrave. Diçka të tillë ka mundësi të bëjë vetëm Berisha e askush tjetër. Këtë ia lejon bagazhi dhe puna e tij kombëtare, ia lejon e drejta hitorike për bashkimin e shqiptarëve në trojet e veta, të cilat troje padrejtësisht u ndan në pesë pjesë nga fuqitë e mëdha të kohës. Kryeministri i shqiptarëve sigurisht se nuk shfaqi pretendime territoriale, siç po e bënë në vazhdimësi Serbia. Edhe ngjarjet e fundit në rajon janë tregues sesa drejt ka rezonuar kryeministri Berisha në Shkup, Tiranë, Vlorë, Mynih etj. Hegjeminstët serbë nuk po kanë të ndalur në pretendimet territoriale karshi Kosovës edhe pas pavarësisë së saj. Presioni psikologjik dhe padrejtesitë që po iu bëhen shqiptarëve në Kosovën Lindore nga pushteti aktual i presidentit Tomisllav Nikoliçit, nuk ka sesi të klasifikohet ndryshe vetëm se presion për spastrim etnik, siç janë mësuar ta bëjnë këtë punë historikisht serbët. Shqipëria kurrë nuk kërkojë pushtimin e tokave të huaja. Situata politike në Maqedoni me incidente të vazhdueshme antishqipare të pushtetit të Nikolla Gruevskit ashtu edhe një pjesë të madhe të maqedonasve të ngarkuar me shovinizëm, flet se kujdesi i Shqipërisë si shtet amë për shqiptarët që po jetojnë në pesë shtete përkon si në kohë ashtu edhe në hapësirë. Serbo-maqedonasit janë ata të cilët po i fryjnë zjarrit në hapësirat ende të trazuara ballkanike. Shqiptarët gjithmonë ishin dhe kanë mbetur faktor paqeje dhe stabiliteti në rajon. Ata kanë mbetur aleatet më besnik të shteteve perëndimore dhe Amerikës. Serbia në asnjë mënyrë nuk ishte dashur të rehabilitohet kaq shpejt pas gjithë atij zullumi që bëri ndaj popujve jo sllavë më rastin e shpërbërjes së ish-Jugosllavisë. Kryeministri Berisha e bëri të ditur bashkësinë ndërkombëtare së tokat shqiptare një ditë më punën dhe përkushtimin tonë duhet ti kthehen trungut të lashtë ilirik. Nacionalizmi i Sali Berishës është krejt pozitiv, dhe nuk e cenon për asnjë moment paqen dhe sigurinë në rajon. Nëse i madhi Skënderbe mbrojti atdheun me shpatë, Berisha po e mbron atdheun dhe kombin me një diplomaci të pashoqe. Le të dalë ndonjë burrështetas e të thotë së cilit shtet dhe cilit popull i solli të këqija Shqipëria dhe shqiptarët. Shqiptarët e Kosovës ishin të përjashtuar tërësisht nga sistemi jugosllav. U privuan nga çdo e drejtë në tokën e tyre. U rrahën, burgosën dhe u vranë në mënyrën më barbare nga komunistët e Titos, Rankoviçit dhe së fundi u vranë dhe masakruan edhe nga kriminelët e Millosheviqit. Dhe kjo logjikë mesjetare serbe ende po vazhdon ne veri të Kosovës nga strukturat kriminale të përkrahura nga Beogradi zyrtar. Albanofobia siç e tha kryeministri Berisha është trashëguar nga politika e paraardhësve shovenë serbo -maqedonas, dhe po zbatohet me fanatizëm nga pasardhësit e tyre. Prandaj ekzistojnë shumë arsye që të gjithë shqiptaret të rreshtohen përkrah Berishës. Zgjedhjet e 23 qershorit janë rasti më i mirë që ky burrështetas i madh të përkrahet, se vërtetë edhe e meriton të qeverisë me Shqipërinë. Fitorja e PD-së me 23 qershor sigurisht se nuk është vetëm fitore e demokracisë dhe mirëqenies në Shqipëri, ajo është fitore e shqiptareve kudo që jetojnë dhe veprojnë në botë…