E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pse e vrava? E vrava ngaqë më thosh fshatar

Të shtunën në mesditë, në Fier, 36 vjeçari Oltion Toro ka ekzekutuar me armë automatike administratorin e pallatit të banimit, 64 vjeçarin Nasi Memajn, dhe ka plagosur të shoqen e këtij të fundit, Angjelina Memën. Motivi i vrasjes është një banalitet tronditës. Dhe e shpjegon vetë vrasësi pas arrestimit: Kisha muaj që nuk paguaja detyrimin mujor për ashensorin dhe pastrimin e pallatit. Ishte një shumë prej 700 lekësh që duhej paguar çdo muaj. Administratori e kish rritur këtë shumë në 1000 lekë. Ka pasur dhe familje të tjera, me sa di unë, që nuk e paguanin këtë shumë, por administratori i ish qepur nga pas familjes sime. Madje, edhe duke na fyer. Kur haste nëpër shkallë anëtarë të familjes sime, ai murmuriste: Ja fshatari që don të jetojë në qytet. Ne nuk kishim reaguar asnjëherë, por atë ditë nuk munda më. Mu errësuan sytë, dhe bëra atë që bëra.

Shkurt, historia mund të përmblidhet në këtë dialog: Pse e vrave? E vrava, ngaqë më tha fshatar.

http://respublica.al/artikuj/2012/07/30/autori-i-krimit-fier-pse-e-vrava-e-vrava-ngaqe-me-thosh-fshatar

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›