E drejtë Flamur, krimi e aksidentet janë kthyer në statistikë!
E drejtë Flamur, krimi e aksidentet janë kthyer në statistikë!
Flamur Noka, ministri i ri i Brendshëm (jo ai i Antenës), u tha para pak ditësh shqiptarëve se vendi është i sigurt. Ai nxori njëri pas tjetrit disa drejtues policie që lexuan statistika për rënien e krimit dhe aksidenteve në vend.
Në fakt sigurinë nuk ta krijojnë statistika e Mulit dhe Pones, por atmosfera në vend.
Meqë Flamuri e ka merak që krimi të jetë statistikë, duhet thënë fatkeqësisht se vërtet krimi po bëhet statistikë, se po ndodhin aq shumë e shpesh, sa vetëm për tu raportuar telegrafikisht.
Kështu, në mëngjes është gjetur në Llakatund të Vlorës, një i ri 25 vjeçar, që dyshohet se është ekzekutuar me plumb pas koke.
Pak më vonë, dy vëllezër u qëlluan me thikë nga vëllai i tyre për një konflikt pronësie. Ngjarja e rëndë ndodhi në Mallakastër. Të plagosurit janë Ardian dhe Fitim Muka, 41 fhe 29 vjeç.
Sa u përket aksidenteve, pak minuta më parë një punëtor ra nga skela, ku po punonte për ndërtimin e një pallati në Yzberisht, Tiranë.
Kurse mbrëmjen e djeshme një vogëlush 4 vjeçar humbi jetën si pasojë e një aksidenti automobilistik në rrugën e vjetër Tiranë- Durrës. I plagosur mbeti babai i vogëlushit, Nuredin Shehu.
Lista vijon…
E dimë që fjala e parë mund të jetë se edhe për aksidentet nuk e ka fajin Muli. Po a nuk është siguria dhe zbatimi i ligjit një detyrë e tij?
PS: Në zonën elektorale të ministrit, por edhe në Dibër, ka nisur pushtimi i nënstacioneve elektrikë. Ku klasifikohet kjo?
