Arrestohet pedofili 65 vjeçar, rrëmbeu vogëlushin dhe e përdhunoi tek Liqeni Artificial
Policia e Tiranës arrestoi në flagrancë një shtetas 65 vjeçar, nga Puka, i cili po abuzonte seksualisht me një të mitur. Shokët e vogëlushit njoftuan policinë, e cila arriti të prangosë shtetasin Ndue Luka.
Policia bëri me dije se pedofili e kishte rrëmbyer djalin nën kërcënimin e thikës ndërsa ai gjendej në bulevardin Zogu I. Më pas e kishte çuar tek Liqeni Artificial, ku abuzoi me të.