E Shtunë, 31 Tetor 2026

Florenc Hoxha refuzon për të tretën herë takimin me Avokatin e Popullit

Avokati i Popullit, Igli Totozani, ka ftuar për të tretën herë kreun e Policisë Bashkiake të Tiranës, Florenc Hoxha, të dëshmojë për dhunën e ushtruar ndaj romëve. Takimi parashikohej të realizohej rreth orës 10:00, megjithatë Hoxha sërish nuk i është përgjigjur kësaj ftese edhe pse në letrën e Totozanit thuhej: Mosparaqitja pa shkaqe të përligjura e personit tuaj në zyrën e Avokatit të Popullit përbën shkak për të zbatuar nenin 22/1 te Ligjit Për Avokatin e Popullit në të cilin është parashikuar se: Refuzimi për të bashkëpunuar me Avokatin e Popullit nga nëpunësi civil, funksionari ose autoriteti publik përbën shkak që Avokati i Popullit të kërkojë nga autoriteti kompetent fillimin e procedurës administrative dhe marrjen e masave disiplinore deri në largimin nga puna ose nga shërbimi civil.

Komuniteti rom pretendon se është ushtruar dhunë fizike dhe verbale ndaj tyre nga Policia Bashkiake. Romët janë ankuar tek Avokati i Popullit duke thënë se janë ndaluar të grumbullojnë materialet e riciklueshme si plastikë, letër, metale etj, pavarësisht nëse këto i mbledhin nëpër kontenierë të mbetjeve urbane, apo në burim.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›