Pse fliste gjermanisht, përfundoi nga mësues në punëtor komunaleje
27/10/2011 Pas viteve ‘90-të themeloi degën e gjermanishtes në Pedagogjike, tregon i biri
Xhorxhi Papajani
ELBASAN- Xhorxhi Papapajani do të mbahet mend nga të gjithë qysh në rininë e tij si udhërrëfyes i turistëve gjermanisht-folës, por edhe si mësues i nderuar i historisë dhe gjeografisë ndërsa punoi në zonat e largëta, profesion që për të do të zgjaste shumë pak. Pikërisht gjermanishtja që ai e mësoi nga ikona e arsimit në Elbasan Agni Todri dhe gjyshi i tij do të kthehej në ferr për të gjatë gjithë diktaturës komuniste. Ai provoi burgun dhe më pas u mor me punët më të vështira në komunale deri në ardhjen e demokracisë. Pas viteve ‘90-të Xhorxhi Papajani do të ishte një ndër themeluesit e degës së gjermanishtes në Pedagogjike, degë që i hapi rrugën hapjes së gjermanishtes në Universitetin “Aleksandër Xhuvani”.
Kush ishte Xhorxhi Papajani
Xhorxhi Papajani ka mbaruar degën histori-gjeografi në Shkodër. Fillimisht u emërua mësues në Laç e më pas në Krujë. Vetëm pas disa kohëve transferohet në Dëshiranin e largët. Në këtë periudhë spiunohet dhe arrestohet me motivacionin takim me diversantë. I bëhet gjyqi dhe dënohet me 4 vjet heqje lirie për agjitacion-propagandë dhe kryen 2 vjet e gjysmë dënim. Xhorxhi u dënua se ishte gjermanisht-folës dhe ndërkohë kishte shoqëruar edhe turistë që flisnin gjermanisht nëpër Shqipëri. Ai e kishte mësuar gjermanishten nga ajo plejadë intelektualësh elbasanas si Agni Todri Papajani, Thoma Papajani, të dy të arsimuar në Austri e shumë të tjerë që vazhduan shkollën në këtë vend gjermanishtfolës. Në biseda Xhorxhi tregonte se frika e përndjekjes dhe arrestimit e ka ndjekur gjithmonë. Nuk u largua nga Shqipëria edhe pse e pati mundësinë, por vazhdoi profesionin e tij deri në arrestimin në prill të vitit 1964. Ky arrestim bëri që të mos kthehej më në profesionin e mësuesit deri me ardhjen e demokracisë. Shpërblimi i biografisë së “njollosur” ishte puna në komunale ku kishin kaluar shumë e shumë të tjerë. Fillimisht punoi me fshatrat dhe më pas me kuajt dhe më vonë në Drejtorinë e Ujërave në kanale deri në vitet ‘90-të. Me ardhjen e demokracisë fillon sërish mësues këtë herë jep gjermanisht, lëndën për të cilën u dënua. Kontribuoi për hapjen e degës së Gjermanishtes në Shkollën Pedagogjike që do të kthehej më pas në ushqim për degën e Gjermanishtes në Universitet. Xhorxhi kishte marrë edhe një grua me “cen” në biografi. Xhilda vinte nga një familje në Pogradec me kontribute të njohura në kohën e Zogut. Babai i saj kishte qenë kryetar bashkie i Pogradecit. Xhorxhi la dy fëmijë, Thomain që ka marrë emrin e gjyshit, dhe Anilën. Vazhdimi i emrit është traditë në këtë familje. Emrin e Xhorxhit e mban i nipi. Pas një viti nga vdekja e Xhorxhi Papajanit, të gjithë do ta kujtojmë me shumë respekt si një figurë e dashur për të gjithë.
Tregon i biri...
I biri Thomai, mësues historisë dhe gjeografisë tregon se në kohën e persekutimit dhe arrestimit i ati nuk ka qenë i martuar. “Babai u martua pasi doli nga burgu dhe kishte kaluar punët më të vështira. Martesa e tij u bë sërish me një vajzë që vinte nga një familje me “njollë” në biografi”. Ndërkohë lidhur me përjetimin e asaj periudhe kur Xhorxhit ju desh të punonte në komunale, Thomai shton se ai e mban mend në periudhën kur ai kujdesej për kanalizimet në Drejtorinë e Ujërave dhe vetëm në mbrëmje e shihte të atin. Xhorxhi bëri disa përpjekje për t’u rikthyer në arsim, por kjo qe e pamundur. I biri tregon se ata si familje shiheshin me sy të keq prej të dy prindërve dhe madje edhe fëmijët e kanë pasur të vështirë të vazhdojnë shkollën edhe pse ishin vitet e fundit të komunizmit. “Vetëm në vitin 1992 Xhorxhi do të kthehej në punë si arsimtar këtë herë duke dhënë mësim gjuhën gjermanisht. Ai punoi mjaft që të funksiononte kjo degë në Pedagogjike dhe të gjithë mësuesit që u forcuan nga kjo degë hapën më pas degën e Gjermanishtes në Universitet. Vetëm pas rënies së komunizmit ai mundi ta flasë lirisht gjermanishten që aq shumë e donte. Për këtë ambasada gjermane në vitin 1994 do të mblidhte gjithë mësuesit e gjermanishtes në të gjithë Shqipërinë. Nga Elbasani ishte Xhorxhi Papajani, Luan Belegu dhe Roza Papajani. I pyetur nëse babai fliste mbi shoqërimin e turistëve në vitet e diktaturës, ai thotë se babai ka shoqëruar disa grupe në vendet historike si Shkodra, Gjirokastra apo Berati. “Babai kishte pasur të gjitha mundësitë që të arratisej. Ai ishte ende i pamartuar por këtë nuk e bëri. Si çdo person tjetër që dinte një gjuhë të huaj kishte pasur kontakte me perëndimin, edhe babai do ta pësonte”.
Lidhja e Elbasanit me vendet gjermanisht folëse
Nga qyteti i Elbasanit janë arsimuar dhe kanë mbaruar studimet e mesme dhe të larta specialistë dhe shumë studentë, të cilët më pas u kthyen në figura të rëndësishme në të gjitha fushat në Elbasan e më gjerë. Ndër këta studentë përmenden Adem Balliçi i arsimuar në Linz në Financë, Xhaferr Belegu i arsimuar në Linz në Akademinë Tregëtare, Ibrahim Biçakçiu, djali i Aqif Pashës i arsimuar në Vjenë, Aleks Buda në Salsburg, mbaron fakultetin e Filozofisë, Sokrat Dodbiba Ekonomi Politike, doktor në ekonomi. Po kështu figura të tjerë të njohura si Hasan Ceka në Austri Fakulteti i Historisë, Shyqyri Demiri i diplomuar në Grac të Austrisë, Fadil Gurmani mbaroi shkollën Normale në Linz, Agni Todri shkon në Austri në moshën 6 vjeçare dhe mbaron shkollën e mesme për ekonomi shtëpiake. Studion edhe 2 vjet studion për mësuesi në Grac. Teki Tela mbaroi universitetin e Vjenës për Matematikë dhe më pas punon mësues në shkollën Normale. Hamdi Sulçebe mbaroi fakultetin e Mjekësisë në Vjenë. Po kështu janë edhe shumë emra të tjerë të cilët më pas transmetuan gjuhën e vështirë të gjermanishtes tek brezat e mëvonshëm. Në këtë mënyrë e mësoi gjermanishten edhe Xhorxhi Papajani që vinte nga një familje me të njëjtën traditë në arsimim dhe kishte lidhje me emrat e parë të arsimit në Elbasan.