U vranë 18 policë, vendorët i kujtojnë me një ceremoni
27/10/2011 Berat, në ditën e policisë asnjë vëmendje për familjarët apo diçka ndryshe nga vitet e shkuara
BERAT- Qarku i Beratit është në krye të listës për sa i përket numrit të punonjësve të policisë, të cilët kanë humbur jetën për ruajtjen e rendit dhe të qetësisë si dhe përballjes me krimin. Krahasuar me numrin e efektivave që ky qark ka në dispozicion Berati zë vendin e parë në vend për numrin e punonjësve që kanë humbur jetën që pas viteve 1990. Plot 18 efektivë janë ekzekutuar duke humbur jetën në aksione të policisë, ndërkohë që ende nga ana e shtetit nuk është bërë gjithçka për familjet e tyre, pasi një pjesë e grave të tyre janë të papuna. Shteti është mjaftuar me dhënien e një pensioni për fëmijët e tyre, disa prej tyre nuk kanë mundur as t’i njohin baballarët që kanë ndërruar jetë gjatë trazirave të vitit 1997, por dhe më pas.
Vetëm ceremoni
Por, dje në festën e krijimit të institucionit të Policisë së Shtetit sot ata janë përkujtuar vetëm me ceremoni zyrtare. Organi blu në këtë qytet, institucionet vendore të Këshillit të Qarkut dhe prefekturës, si dhe familjarë të policëve të vrarë kanë përkujtuar dje 18 uniformat blu që gjatë viteve të fundit kanë humbur jetën në këtë qytet duke rënë në krye të detyrës. Paraditen e djeshme Drejtoria e Policisë së Qarkut të Beratit ka organizuar një takim në ambientet e policisë ku kanë marrë pjesë dhe fëmijët e policëve, si dhe familjarë të tyre. Më pas janë zhvilluar homazhe pranë varrezave të dëshmorëve në këtë qytet ku dhe prehen 18 uniformat blu që kanë humbur jetën në krye të detyrës. Homazhe janë zhvilluar dhe në bustin e dëshmorit Arben Zylyftari, i cili humbi jetën gjatë kohës që punonte si drejtor policie në qytetin e Shkodrës. Drejtori i Policisë së Qarkut në Berat, Alit Murati, bëri me dije se "numri i të rënëve të punonjësve të policisë në këtë qark është më i madhi në të gjithë vendin krahasuar me numrin e efektivave, prandaj dhe vëmendja jonë duhet të jetë më e madhe për përkujtimin e tyre dhe përkrahjen që duhet t’i japin familjeve. Sot, në Berat të gjitha strukturat vendore janë përkrah Policisë së Shtetit për të përkujtuar ata njerëz që dhanë jetën për ruajtjen e rendit dhe qetësisë", tha drejtori i policisë. Ndërkohë edhe qytetet e tjera janë mbajtur ceremoni përkujtimore në nder të policëve të vrarë në krye të detyrës.