Pse kryetari i PS e ka frikë miratimin e ligjeve me tre të pestat
Edhe dje në kongres, Edvini i gënjeu ndërkombëtarët, pasi asnjë angazhim për votimin e ligjeve me tre të pestat nuk u mor. Arsyet janë ato të përhershmet: Përparimi i Shqipërisë në rrugën e integrimit i zvogëlon atij hapësirat e mashtrimit, ndërkohë që grupi parlamentar i del përfundimisht jashtë kontrollit
Edi Ramës, nuk i mjaftoi dje kongresi i PS-së, për të “shpalosur” një ofertë të mundshme, për votimin e ligjeve që kërkojnë 3/5 e votave. Për këtë ai paralajmëroi se do ta bëjë në ditët e ardhshme.
Një ofertë e tillë, pavarësisht kërcimeve të Edi Ramës, nuk ka për të ardhur asnjëherë nga ai.
Një ofertë e tillë, nuk ka për të ardhur, për një arsye sa të thjeshtë, aq edhe (jo)banale, sepse duke e lexuar këtë ofertë të mundshme, si një përparim të Shqipërisë në rrugën e integrimit, ai e kupton një herazi edhe si një zvogëlimi të hapësirës së mashtrimit, mbi të cilën ndërton politikën e tij.
Jo vetëm kaq, por në rast të një ofertë të tillë të mundshme, grupi parlamentar atij i del jashtë kontrollit, ku përballë faktorizimit të deputetëve, defaktorizohet Edi Rama. Në rast të një oferte të tillë të mundshme, i jepet rëndësi nismës ligjvënëse dhe deputetit, në hapësira ku Edi Rama vetë nuk bën pjesë...
Në logjikën e tij (Edi Ramës), në kushte të tilla mes faktorizim-defaktorizimit, ai këmbëngul që çfarëdolloj vendimi qoftë, edhe kur ka presionin ndërkombëtar, duhet marrë jashtë institucioneve, ku ai pretendon që të jetë faktor...