E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama, maskaradë në Kongres, fjalimi i tij “pamflet bajat dhe i mbushur me urrejtje”

06-11-2011 / L. Q.

Partia Socialiste thërriti dje Kongresin e saj, forumin më të lartë dhe më të rëndësishëm vendimmarrës, në përpjekje për të sjellë diçka ndryshe në politikën shqiptare, veçanërisht brenda të majtës politike. Por, edhe kjo tendencë thërrmohet që në momentin e parë, po të kujtojmë procesin e manipulimit në zgjedhjen e delegatëve, çka nënkupton komandimin e diskutimeve dhe vendimmarrjen e diktuar si në miratimin e ndryshmeve statutore ashtu dhe ato programore. S’pati asnjë surprizë, gjithçka shkoi sipas planifikimeve të skenarit që ishte përgatitur në zyrën e Ramës, në PS.
I ndodhur në kushtet e një aktrimi të skarcuar dhe të dalë mode, pasi u kuptua që Kongresi ishte një truk i gjallë dhe aspak një mbledhje maratonë që do t’i shërbente vizionit politik të Partisë Socialiste, Edi Rama humbi toruan disa herë, ndërsa për asnjë moment s’iu ndal retorikës së konfliktit dhe kërcimit, e cila shoqërohej me urrejtje të frikshme për kundërshtarët politik. Dhuna verbale nuk i drejtohej vetëm kundërshtarëve politik, por edhe qytetarëve të vendit, kjo për shkak të votës së tyre, që edhe më 8 maj i faturuan humbjen më të thellë ndër vite, me 140 mijë vota diferencë. Edi Rama shprehu forma të ndryshme kërcënimi, deri në përjashtim nga radhët e PS, të gjithë ata që shkojnë kundër vijës së Partisë, apo mendojnë ndryshe nga Kryetari.
I çuditshëm ishte edhe etiketimi si të paaftë ndaj atyre që, Rama i quajti “përgjegjës të humbjeve elektorale në rrethe”, por nga ana tjetër për humbjen e Tiranës “s’ka asnjë përgjegjës”.
Frikë dhe panik mbarti atakimi i dy profesorëve të PS-së, ish presidentin Rexhep Meidani dhe ish kryetarin e Kuvendit, Servet Pëllumbi, për pikëpamje e lira që këta të fundit shprehën për programin e PS, i cili sipas tyre është kurth politik, mashtrim dhe jo realist. Për Ramën, zhdukja e perifrazimit të mëtejshëm të programit, sipas logjikës ideore të profesorëve, ishte kontrollimi edhe i listës së delegatëve që do mbanin fjalimet.
Nëse dikush kishte shpresuar për një surprizë të mundshme drejt demokratizimit të Kongresit të PS, edhe pse i selektuar nga dora e Ramës dhe i komanduar që nga selia rozë, konteksti i surprizës “vdes” që në momentin kur nga selia rozë mbërrin zarfi me emrat e delegatëve që do lejoheshin të mbanin fjalimet përkatëse dhe të shprehnin lirshëm mendimet e tyre. Nga këtu, u kuptua se s’do kishte vend për idetë dhe alternativat e  “Mendimit Ndryshe”, apo krijimin e një ekspozeje politike për “Modernizimin e PS”. S’iu la vend kërkesës së një grupi deputetësh socialistë për rishikimin e ndryshimeve në statut dhe ato në programin politik të PS. Kjo kërkesë i është drejtuar PS-së dy ditë para mbledhjes së Kongresit, nga deputeti socialist Andis Harasani, por siç edhe kuptohet është injoruar nga kryesocialisti Rama.

Për “Kongresin e Ramës”

Lindi dita, çeli gjethi,
në Tiranë u mblodh gjithë vesi,
Shqipërinë të na shesi,
rroftë e qoftë “kurban – kongresi”!

Ditë e bukur behari,
qesh e lot me shokë kusari,
po llafos dhe vetë “i pari”,
“rroftë e qoftë Kongres – Zuzari”!

Flet i pari, më i miri,
“Nuk e sheh dot as i biri,
siç s’e sheh ai të atin,
po drejton Kongres – Pallatin”!)

Populli

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›