E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama bën kurban në kongres themeluesit e PS

06-11-2011 / Gazeta 55

Duke nisur me Meidanin e duke vazhduar me injorimin e Fatos Nanos si kryetar i parë i PS-së, Edi Rama ka dirigjuar dje skenën e linçimit të themeluesve të partisë. Islami e Malaj e kanë pasur të vështirë edhe të komunikojnë me mediat, nga klima armiqësore që mbizotëronte tek delegatët e klonuar të kongresit. Kryqëzata ka përfunduar me urdhrin për margjinalizimin e tyre edhe në Asamblenë e ardhshme servile të partisë
Vëzhgimi: Nga “Fajin e ka Saliu”, Rama kalon në variantin “Fajin e ka Meidani”

Përpos asaj që pritej dje në kongresin e PS-së, e cila ishte asgjë më shumë se leximi i “programit” të Edi Ramës në mënyrë të fragmentizuar prej Mimi Kodhelit apo Ilir Beqjas, ajo që nuk pritej, por që duhet pranuar se përbënte pjesën “më të rëndësishme” të atij tubimi, ishte bërja “kurban” e Rexhep Meidanit...
Për rastësi, profesori ish-president, u bë “kurban” në kufijtë e ditë-natës së shënuar të Kurban Bajramit.
Në këtë kontekst, Rexhep Meidani nuk ka arsye të ndjehet keq, apo shumë keq, sepse bërja e tij “kurban” i shërben një qëllimi edhe më të rëndësishëm, sikurse është dedikimi ndaj Edi Ramës.
Por në një tjetër kontekst, larg rastësisë së bërjes “kurban” të një profesori ish-president, me ditën e shënuar të Kurban Bajramit, artikulimet kërcënuese të Mimi Kodhelit apo Ilir Beqjas, ndaj sjelljeve e qëndrimeve “të papëlqyeshme” të Rexhep Meidanit, profesori ish-president nuk është “kurbani” i vetëm i kongresit të djeshëm të PS-së. Ai thjesht, u përzgjodh dje nga Mimi Kodheli dhe Ilir Beqja, sipas skenarit dhe regjisë së Edi Ramës, si përfaqësues “i mendimit ndryshe”, Arben Malajt, Andis Harasanit dhe të tjerëve..., deri edhe te Fatos Nanos si kryetar i parë i PS-së, por edhe i  “profesorëve” të tjerë të “Shkencave të Natyrës”..., sikurse Kastriot Islamit..., pse jo edhe Skënder Gjinushit.
Me pak fjalë, Mimi Kodheli dhe Ilir Beqja dje, në mënyrë të pavarur, por të sinkronizuar, për atë që pritej, “i ranë pragut, që të dëgjojë dera”.
Ndërsa “mesazhi” ndaj Rexhep Meidanit ishte i drejtë për drejtë, bashkë edhe me akuzën më se qesharake se “ai është ulur në prehrin e Berishës”, megjithëse në dukje i kamufluar, po aq i drejtë për drejtë ky mesazh ishte edhe për të tjerë “të mendimit ndryshe”, pse jo edhe “profesorëve” të tjerë të “Shkencave të Natyrës”..., dhe jo vetëm.
“Kush ka pasur vesh, e dëgjoi”, po ashtu “kush ka pasur mend, e kuptoi”, dje në kongres mesazhin kërcënues të Edi Ramës, të artikuluar nga Mimi Kodheli dhe Ilir Beqja.
Ai e tha qartë, se nuk ia ka më nevojën Rexhep Meidanit, nuk ka më as nevojën të tjerëve “të mendimit ndryshe”, pse jo edhe të gjithë “profesorëve”, të përfaqësuar nga profesori ish-president, qofshin këta Fatso Nano, Arben Malaj, Andis Harasani, apo edhe Kastriot Islami e Skënder Gjinushi. Dhe për ta bërë më mirë këtë, nuk kishte si të mos zgjidhte që përmes linçimit e Rexhep Meidanit, të përjashtonte disa prej figurave kryesore nga presidiumi i Kongresit, krijimin e kushteve për një atmosferë armiqësore e porositur ndaj Arben Malajt, Kastrito Islamit, Andi Harasanit...,  dhe të tjerëve, deri edhe te injorimi i Fatos Nanos si kryetar i parë i PS-së.
Ky mesazh përveçse një tentativë e Edi Ramës për të përjashtuar “xhaketat e vjetra”, është më shumë një tentativë e tij për “ti varur shpresat” kryekëput te brezi i dytë i Bllokut.
Për deri sa, prej kohësh, Edi Rama e ka mbushur partinë me përfaqësues të denjë të brezit të parë të Bllokut, sikurse Dash Myslym Peza, Ilir Hamit Beqja, Ditmir Sulejman Bushati, Ledi Hamit Shamku..., etj., po aq (jo)natyrshëm do të vinte koha, që kreu i PS-së, për tu ndjerë më i sigurt në pasigurinë e tij në krye të kësaj partie, do të përzgjidhte qengja (sikurse ka bërë gjithë këto kohë), që nuk i krijojnë probleme dhe duke bërë “kurban” delet problematike (sikurse bëri dje)...

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›