Pse nuk duhet vonuar integrimi europian
Arben Malaj
Samiti i Sarajevës pritet të ketë një rëndësi të veçantë për të ardhmen europiane të Ballkanit Perëndimor. Si një vazhdim normal i samiteve plot shpresë të Zagrebit dhe Selanikut, ky samit duhet të konfirmojë jo thjesht perspektivën europiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor, por angazhime konkrete të lidershipit politik të BE-së. Disa nga pritshmëritë optimiste të vendeve tona për integrimin evropian, duket se nuk janë plotësuar. Kroacia e ka humbur disa herë datën e deklaruar për t’u bërë vend anëtar i BE-së. Maqedonia vazhdon pritjet e gjata, të lodhshme dhe zhgënjyese, për të dalë nga statusi i vendit kandidat. Mali i Zi dhe Shqipëria do të presin mesazhin e Samitit të Sarajevës, për të deklaruar vitin e anëtarësimit në BE. Serbia shpreson shumë të ecë më shpejt se të tjerët. Bosnja- Hercegovina është vendi që ka rritur sensibilitetin e Europës së Bashkuar, për risqet e rritura të dështimit, nëse e ardhmja si anëtare e BE-së do të duket një dritë e zbehtë në horizont. Ministri i ri i Jashtëm i Britanisë së Madhe përcaktoi prioritar fokusin e BE-së ndaj Bosnje-Hercekovinës, duke kërkuar një aplikim më efikas të politikës së shkopit dhe karrotës ndaj vendeve të Ballkanit.
Kosovës - hapat integruese në BE, i duhen si për të rritur shpresën për një të ardhme më të mirë ekonomike e sociale, edhe për të përshpejtuar mbështetje më të plotë dhe të qartë për statusin e saj, si vendi më i ri i Europës së Bashkuar.
Kriza aktuale e ka rritur shqetësimin për lidershipin europian, për menaxhimin e krizës së euros dhe për zgjerimet e saj të ardhshme.
Askush nuk mund të mohojë se pas rënies së murit të Berlinit, pavarësisht sfidave të vështira që kanë akoma vendet e Ballkanit Perëndimor, inspirimi për anëtarësim në BE ka qenë shtysa më e efektshme brenda dhe midis vendeve tona, për të ndërmarrë reforma të rëndësishme politike dhe ekonomike.
Nuk duhet harruar se arritjet tona në fushën e demokracisë janë të brishta, nuk duhet harruar se funksionimi i shtetit ligjor është akoma jo efikas, se ndarja dhe balanca e pushteteve nuk është shndërruar në kulture politike të lidershipit tonë politik, se liria e medias cenohet më shumë nga joshjet qeveritare, se korrupsioni dhe krimi organizuar mund të rrezikojnë realisht vendet tona dhe se minorancat dhe opozitat në disa vende kanë vështirësi reale.
Por, pa skanerin e integrimive euroatlantike, pa analizat dhe diagnostikimet periodike të tyre, ne nuk do të ishim në gjendje të ndërgjegjësoheshim për shkallen e sëmundjeve dhe të risqeve të tyre. Nuk do të ishim në gjendje të qartësoheshim për pasojat, nuk do njihnim kurat më efikase dhe nuk do të asistoheshim kaq nga afër, nga ekipe të kualifikuara.
Për vendin tonë, konteksti politik në kuadër të Sarajevës është disi specifik. Vendi ndodhet në ngërç politik, i cili për gati një vit ndikon negativisht në zhvillimet politike dhe ekonomike.
Në prag të samitit të Sarajevës është rritur diskutimi publik se mos arritja e një kompromisi politik për të dalë nga ky ngërç, mund të dëmtojë hapat integruese të vendit.
Parë nën këndvështrimin e eksperiencave të vendeve të reja të BE-së, anëtarësimi në BE jo automatikisht dhe në mënyrë çudibërëse ka arritur eliminimin e situatave të vështira politike dhe ekonomike.
Debati konkret mund të jetë se cila është më efektive, të imponojmë kompromise për shkak të një date të caktuar të një hapi konkret të integrimit europian, apo të synojmë përmirësimin e qëndrueshëm dhe të efektshëm të funksionimit te demokracisë dhe ekonomisë në këto vende.
Lëvizjen e lirë dhe anëtarësimin në BE, shqiptarët i meritojnë. Ato ofrojnë shpresën, ato rritin besimin dhe optimizmin e së ardhmes sonë. Shqiptarëve nuk u duhet vonuar liria e mohuar e lëvizjes së lirë dhe anëtarësimi në familjen europiane. Vendi ynë eksporton paqe e prosperitet në rajon. Shqipëria ka mbështetur me prioritet rritjen e bashkëpunimit dhe integrimit të vendeve të Ballkanit.
Imponimi i daljes nga ngërçi politik jo duke kuruar sëmundjen, por duke e fshehur atë, rrit riskun që jo vonë krizat të rishfaqen. Marrëveshjet e imponuara si zgjidhje të momentit u japin politikanëve tanë alibinë për të fshehur dështimet e tyre. Nuk duhen imponuar zgjidhje që fshehin qoftë edhe përkohësisht krizën e demokracisë dhe keq qeverisjen e vendit.
Europa e bashkuar nuk duhet të shqetësohet nga protesta paqësore, por nga sundimet „paqësore”. Nuk duhet të shqetësohet nga grevat e urisë, por të inspirohet nga uria për më shumë transparence, nga uria për më shumë demokraci dhe nga sakrificat e popullit shqiptar për më shumë prosperitet, që jo vetëm i kanë munguar përgjatë historisë së tij, por që i meriton ato si të drejta themelore universale.
BE duke mos vonuar anëtarësimin e vendeve tona, gjithnjë e më shumë do t’u heqë politikanëve tanë keqpërdorimin e hapave integrues, si kalin e betejave të tyre elektorale. Pas anëtarësimit, qeveritë do të jenë gjithnjë e më të ekspozuara për përgjegjësitë dhe dështimet e tyre, për sfidat e përhershme dhe jetike në vend. Politika do të jetë më e prekshme dhe më e kontrollueshme për impaktin e saj në jetën e përditshme të çdo shqiptari.
Modernizimi i politikës dhe ekonomisë sonë realisht kërkon më shumë kohë, por shanset e suksesit janë më të mëdha nën detyrimet si vend anëtar i BE-së.