Integrimi në BE, sfida e fundit
Catherine Ashton, Përfaqësuesja e Lartë për çështjet e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, tha dje se integrimi i Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian është një nga sfidat e fundit. Sipas saj, “Integrimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor në familjen e kombeve europiane mbetet një nga sfidat e fundit të ndërtimit të një Europe demokratike dhe të bashkuar. Në Sarajevë, Bashkimi Europian do të riafirmojë përkatësinë e Ballkanit në Europë dhe perspektivën e tij europiane për rajonin”. Ndërsa, Stefan Fule, Komisioneri për Zgjerimin dhe Politikat e Fqinjësisë Europiane, theksoi se “Komisioni Europian do t’i mbështesë këto përpjekje të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Procesi i Zgjerimit është bazuar në kushte të forta, por mbi të gjitha është një projekt politik. Jam shumë i kënaqur që Konferenca e Sarajevës e thekson këtë”.