E Diel, 1 Nëntor 2026

Pse nuk u prekëm nga kriza

 

Fullani në analizën e tij para deputetëve ka nënvizuar se, kanë qenë kursimet e shqiptarëve ato që kanë minimizuar efektet e krizës financiare globale. “Imuniteti i ekonomisë tonë ka të bëjë me kursimet e mëdha të shqiptarëve të materializuara në formën e depozitave dhe në vendosmërinë e Bankës së Shqipërisë për të ndaluar në mënyrë administrative penetrimin e disa produkteve, të cilat në vende të tjera kanë rezultuar fatale. Vendimet e politikës monetare në periudhën korrik 2006 – nëntor 2007, gjatë së cilës norma bazë e interesit u rrit pesë herë, duke arritur nivelin 6.25 për qind. Ky nivel mbeti i pandryshuar edhe gjatë vitit 2008. Motivimi ynë kryesor ishte i lidhur me mbinxehjen e ekonomisë, që kryesisht pasqyronte rritjen e madhe të kërkesës së brendshme si rezultat i ekspansionit të kredisë për ekonominë. Shtrëngimi i politikës monetare ka qenë një amortizues efektiv në kontrollin e kërkesës së brendshme në ekonomi, duke ndikuar drejtpërdrejt në kanalin e kredisë për ekonominë”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›