“Shqipëria, zgjedhjet në rrezik”
Deputetët e Parlamentit Evropian i konsiderojnë si rrezik për demokracinë amendimet kushtetuese të miratuara në Kuvend në 21 prill.
ADI SHKEMBI
Nëpërmjet një letre për presidentin e Këshillit të BE-së, Nikola Sarkozi, Presidentin e Komisionit Evropian, Hose Manuel Barroso dhe komisionin për Zgjerimin Oli Rehn, eurodeputetët kërkojnë monitorim të Bashkimit Evropian mbi Shqipërinë, pasi sipas tyre, prekja e Kushtetutës është kontestuar si nga faktorët politikë ashtu edhe nga shoqëria civile.
Letra
Duke u ndalur në reformën zgjedhore, gjashtë eurodeputetët shprehen se, “kjo reformë do të bëjë të pamundur për një numër të konsiderueshëm të partive parlamentare për të kaluar pragun e pasjes së një përfaqësuesi në shumë zona të vendit. Duhet bërë e qartë se votat poshtë pragut (i cili në disa zona mund të jetë 20% i lartë) nuk do të llogariten fare. Kjo do t’i jepte një goditje të madhe principit të përfaqësimit proporcional të partive në nivel kombëtar”. Sipas Paulo Casana (Portugali), Viktor Bostinaru (Rumani), Hannu Takkula (Finlandë), Erik Mejer (Holandë), Zhan-Luk Bennahmias (Francë) dhe Frederik Ries (Belgjikë) edhe vënia e KQZ-së në varësi të Ministrisë së Brendshme, do të bënte që qeveria të kishte ekskluzivitetin e kontrollit të procesit zgjedhor, duke hedhur hije dyshimi mbi zgjedhjet që do të zhvillohen në 2009. “Një amendament tjetër që është miratuar do të eliminojë Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) si një institucion i pavarur, duke i transformuar ato nga komisione gjithëpërfshirëse në komisione dypartiake (PD) dhe (PS). Ndërsa qëllimi i pretenduar i Reformës Zgjedhore është të eliminojë trafikimin e votave, mendimi ynë është se ndryshimet e propozuara janë të rrezikshme për çështjen e demokracisë në Shqipëri”, thuhet më tej në këtë letër. Gjashtë eurodeputetët i bëjnë thirrje Sarkozisë, Barrosos dhe Oli Rehn që të jenë të vëmendshëm mbi zhvillimet në Shqipëri, pasi sipas tyre zgjedhjet e përgjithshme, që pritet të mbahen verën e ardhshme duhet të zhvillohen në një atmosferë paqësore dhe në përputhje me rregulla të qarta dhe të ndershme që favorizojnë pluralizmin. “Nëpërmjet kësaj letre të hapur, ne do të dëshironim të inkurajonim Presidencën e Këshillit dhe Komisionin Evropian të shfrytëzojnë çdo mundësi për të sjellë në vëmendjen e udhëheqësve shqiptarë çështjet e sipërpërmendura dhe t’u bëhet e ditur se BE po monitoron nga afër evoluimin e situatës në Shqipëri”, mbyllet letra.
Letra e gjashtë eurodeputetëve
Letër e hapur për z. Nikolas Sarkozi, President i Këshillit të BE-se, z. Hoze Manuel Barroso, President i Komisionit Evropian dhe z. Oli Rehn, Komisioneri Evropian përgjegjës për Zgjerimin, mbi çështjen e reformës së sistemit zgjedhor në Shqipëri
Të dashur udhëheqës evropianë
Ne, anëtarë të Parlamentit Evropian dhe nënshkrues të kësaj letre, do të dëshironim të tërhiqnim vëmendjen tuaj mbi çështjen e ndryshimeve kushtetuese, që janë ndërmarrë në Shqipëri dhe implikimet e tyre për demokracinë, zbatimin e ligjit dhe pavarësinë e gjyqësorit, dhe veçanërisht në dritën e rrezikimit të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme në Shqipëri vitin e ardhshëm.
Amendamentet Kushtetuese (Neni 64), të kundërshtuara dhe kontestuara nga të gjitha partitë parlamentare në Shqipëri, me përjashtim të Partisë Demokratike (PD) dhe Partisë Socialiste (PS), do të transformojnë sistemin elektoral në një sistem proporcional, me zona elektorale shumemërore, të cilat do të korrespondojnë me një nga nivelet e organizimit administrativo-territorial të vendit.
Kjo reformë do të bëjë të pamundur, për një numër të konsiderueshëm të partive parlamentare, për të kaluar pragun e pasjes së një përfaqësuesi në shumë zona të vendit. Duhet bërë e qartë se votat poshtë pragut (i cili në disa zona mund të jetë 20 % i lartë) nuk do të llogariten fare. Kjo do t’i jepte një goditje të madhe principit të përfaqësimit proporcional të partive në nivel kombëtar.
Një amendament tjetër që është miratuar do të eliminojë Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) si një institucion i pavarur, duke i transformuar ato nga komisione gjithëpërfshirëse në komisione dypartiake (PD) dhe (PS). Ndërsa qëllimi i pretenduar i Reformës Zgjedhore është të eliminojë trafikimin e votave, mendimi ynë është se ndryshimet e propozuara janë të rrezikshme për çështjen e demokracisë në Shqipëri.
Çështje të ndryshme që duhet të merren në konsideratë:
• Reforma e propozuar nuk prodhon një përfaqësim proporcional të votuesve. Ajo më tepër krijon një sistem bipartizan që favorizon dy partitë e mëdha, të cilat me vështirësi përfaqësojnë 50 % të votuesve shqiptarë, sipas zgjedhjeve të fundit administrative të 2007.
• Sipas reformës së propozuar, KQZ-ja do të vendoset nën autoritetin e Ministrisë së Brendshme. Duke lejuar maxhorancën aktuale në qeverisje të kishte ekskluzivitetin e kontrollit të rezultatit të zgjedhjeve, kjo reformë do të ngrinte dyshime serioze mbi administrimin e paanshëm të procesit zgjedhor.
• Zhdukja e partive të ndryshme parlamentare, do të dobësonte në mënyrë të konsiderueshme debatin politik dhe për rrjedhojë do të minonte procesin e demokratizimit në Shqipëri.
• Amendamentet e propozuara nuk u diskutuan në kuadër të Komisionit Parlamentar Ad-Hoc të Reformës Zgjedhore. Procesi u krye me nxitim dhe Komisioni Parlamentar u anashkalua me qëllim.
• Si një kandidat i ardhshëm për të qenë një anëtar i BE-së, kjo e fundit ka një interes të qartë për të asistuar Shqipërinë të ruajë sistemin e saj elektoral demokratik. Në këtë mënyrë, tranzicioni për t’u bërë një nga Shtetet Anëtare të BE-së do të ishte më i butë, më i shpejtë dhe më i lehtë.
• Eshtë e qartë se me gjithë prezencën që nga 1997 të OSBE/ODIHR-it, Shqipëria ka dështuar të ketë një rekord të pastër në organizimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Një monitorim më i afërt nga BE mbi çështjen e zgjedhjeve do të ishte i mirëpritur.
• Një monitorim i afërt nga BE është gjithashtu i këshillueshëm për efektet e amendamenteve të tjera kushtetuese të prillit 2008, të cilat janë kontestuar me forcë nga shumë faktorë politikë dhe të shoqërisë civile, për prishjen e mekanizmave të balancës dhe kontrollit dhe principit të ndarjes së pushteteve.
Ne, anëtarë të Parlamentit Evropian, duke iu referuar zgjedhjeve të ardhshme parlamentare në Shqipëri, që duhet të zhvillohen në qershor 2009, besojmë se këto çështje janë të një rëndësie kruciale dhe i bëjmë thirrje Këshillit të BE-së dhe Komisionit Evropian të jenë jashtëzakonisht të vëmendshëm në drejtim të demokracisë në Shqipëri. Zgjedhjet e ardhshme duhet të zhvillohen në një atmosferë paqësore dhe në përputhje me rregulla të qarta dhe të ndershme që favorizojnë pluralizmin.
Nëpërmjet kësaj letre të hapur, ne do të dëshironim të inkurajonim Presidencën e Këshillit dhe Komisionin Evropian të shfrytëzojnë çdo mundësi, për të sjellë në vëmendjen e udhëheqësve shqiptarë çështjet e sipërpërmendura dhe t’u bëhet e ditur se BE po monitoron nga afër evoluimin e situatës në Shqipëri.
Paulo CASACA, Portugali, PSE (Socialist)
Viktor BOSTINARU, Rumani, PSE (Socialist)
Hannu TAKKULA, Finlandë, ALDE (Aleanca e Demokratëve dhe Liberalëve)
Erik Mejer, Holandë, (E Majta e Bashkuar Evropiane)
Zhan-Luk BENNAHMIAS, Francë (Të Blertët)
Frederik Ries, Belgjikë, ALDE