E Shtunë, 31 Tetor 2026

Eksploziv në plehra, plagoset i mituri

RUBIK - Një 12-vjeçar nga Rubiku është plagosur rëndë teksa hidhte mbeturinat në kazanët e qytetit. 

Por në momentin që i hodhi ato, një sasi lëndë shpërthyese, e cila ende nuk është përcaktuar se çfarë lloji ishte, shpërtheu duke e lënë të dëmtuar. Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e së martës. Z.Gjoka, nxënës i klasë së gjashtë ishte pranë pallatit të tij, duke hedhur mbeturinat në kazanët e mbledhjes së tyre, kur ka shpërthyer dhe lënda plasëse. Sipas policisë rezultoi që eksplozivi ishte hedhur më parë në këtë kazan dhe është provokuar papritur nga goditja. Fëmija është çuar menjëherë në spital, ndërsa policia nisi hetimet për të përcaktuar llojin e lëndës që shpërtheu dhe që për pak mori jetën e të miturit. Mjekët pohuan se djali kishte marrë disa plagë, por është jashtë rrezikut për jetën.                                          r.n

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›