Arrestimet për pronat në Apel
VLORE - Tre ish-zyrtarët e Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave kërkojnë në Gjykatën e Apelit ndryshimin e masës së sigurisë.
Avokati i tyre regjistroi dje kërkesën për të hequr masën e arrestit me burg për Genci Panozaqin, Sokol Kuçajn dhe Fatmir Xhemajn, kundrejt një garancie pasurore. Sipas tij, masa e të akuzuarve për abuzime me pronat duhet të ndryshojë, pasi hetimi mund të kryhet dhe në një tjetër mase sigurie, më të lehtë për ta. Gjykata e shkallës së dytë ka regjistruar kërkesën dhe pritet që të japë sot përgjigje për vendimin. Panozaqi, kreu i AKKP-së deri në mars të këtij viti, juristi Kuçaj dhe topografi Xhamaj u arrestuan në fillim të muajit, pasi në tre raste të kthimit të pronave ishin konstatuar abuzime. Gjykata e Faktit vendosi për ta masën e sigurisë burg pa afat. Për ta ndryshuar këtë vendim, avokati u shpreh se klientët e tij mund të lënë si garanci pasurore shuma nga 2 mijë deri në 4 mijë dollarë, vetëm që hetimi të kryhet në në gjendje tjetër sigurie. q.b