"Sacmat e cifteve nuk shkojne atje ku eshte plagosur piktori"
Kamerieri i lokalit "Pjateli", ne fshatin Berzhite, deklaroi per gazeten "KJ", diten e djeshme, se nuk kishte ndodhur asnje plagosje, por se gjithcka mund te jete nje tentative per te mbyllur kete lokal. Adi, i cili punonte aty prej kohes kur lokali eshte hapur, ka shtuar se, keto ambiente nuk mund te mbylleshin per nje plagosje, e cila nuk eshte vertetuar se mund te kete ardhur nga ky lokal ne natyre. Ne kete bar-restorant, ku luhet edhe me pjatel, dje nuk kishte asnje nga personat qe diten e ngjarjes ishin ne pune, nderkohe qe dhe pronari nuk ndodhej. Adi tregon ngjarjen per gazeten, te cilen nuk e ka ndjekur si deshmitar, por i kane treguar koleget e tij te nje dite me pare.
Si ka ndodhur ngjarja ku eshte plagosur piktori i njohur Sali Shijaku?
Ne fakt une s'kam qene ketu ne momentin qe ka ndodhur ngjarja, por sic me kane treguar plagosja ka ndodhur ne nje ane te kundert nga ajo qe shkojne sacmat e cifteve qe perdorim ne per te gjuajtur pjatat. Mund te jete dhe nje tentative qe te nxjerrin zerin e keq te lokalit, apo per ta mbyllur, por kjo gje nuk mund te ndodhe, pasi gjithcka eshte brenda rregullave.
Po piktori ku ka qene ne momentin e ngjarjes?
Atje (dhe tregon me dore vendin, ku, sipas tij, ka qene duke punuar Sali Shijaku). Nderkohe qe sacmat e cifteve shkojne nga ana tjeter. Piktori mund dhe te jete plagosur ne ndonje vend dhe me pas ka akuzuar lokalin se nje nga sacmat e ka plagosur ate ne kembe. Nuk mund te ndodhe qe sacmat nga lokali yne te shkojne deri atje, pasi ata nuk e kalojne dot lumin Erzen dhe per kete ky lokal eshte ndertuar ketu.
Lokali, buze lumit Erzen per te apasionuarit
Lokali "Pjateli" gjendet ne Berzhite, ne buze te lumit te Tiranes, Erzenit. Ky lokal ka rreth tete vjet qe eshte hapur dhe te pasionuarit pas ketij sporti shkojne per disa ore gjate fundjaves. Lokali eshte i nje arkitekture te mire dhe ne te pervec barit ku serviren pije, ndodhet dhe nje restorant me gatime te ndryshme. Pozicioni gjeografik eshte karakteristik pasi gjendet i ngritur ne rajonin e lugines se Erzenit, ku ndodhen dhe Iba, Farka e fshatra te tjera, ku jane ngritur dhe nje sere lokalesh. Ne kete zone, pervec peshkimit, ushtrohen dhe qitjet me pjatel ne Uren e Peshkatarit, ku ndodhet dhe lokali i mesiperm. Ky lokal ka aktivitetin prej rreth 8 vitesh, ndersa jane organizuar dhe kampionate te qitjes me pjatel, per shkak dhe te infrastruktures se ngritur, ku vete investuesi e ka zgjidhur kete lloj biznesi.