Pse sulmohet Kushtetuta
Avokati dhe deputeti, Spartak Ngjela, ka treguar në një intervistë për "Shqip" shkaqet kryesore pse dy partitë më të mëdha politike në vend po sulmojnë Kushtetutën. Ai i ka cilësuar ndryshimet në Kushtetutë si dështime të kësaj qeverie. Sipas avokatit Ngjela, bomba atomike e Gërdecit ka njollosur punën e kësaj qeverie. Për rastin e Gërdecit, Ngjela e cilësoi pozitën si tradhtare të popullit, kurse opozitën për qëndrimin e saj fals. "Pozita tradhtoi popullin. Rast shumë i rrallë ky, sepse opozitat gjithmonë kanë qëndruar; por kjo e sotmja tregoi se ka qenë fals. Domethënë, ajo që thashë që në krye të herës; krahu tjetër i Partisë së Punës. Sigurisht që ka edhe arsye të tjera, por kjo besoj se është më e rëndësishmja. Të tjerat janë, ose frikë ose interesa të ngushta", tha ai. Për ftesën e NATO-s, deputeti Ngjela theksoi se "Shqipëria e meritonte në sensin historik, por sigurisht që ishin edhe faktorë gjeopolitikë që e vendosën plotësisht këtë gjë. Duhej stabilitet në Ballkan dhe bota shqiptare është dominantja e këtij stabiliteti sot".
Avokat Ngjela, PD ka kërkuar që në ndryshimet që priten të bëhen në Kushtetutë, të ulen edhe kompetencat e Presidentit. PD ka specifikuar në një nen që çdo dekret, që të quhet i ligjshëm duhet të ketë firmën e Kryeministrit Berisha. Si e gjykoni ju këtë nismë të Partisë Demokratike?
I pashë me vëmendje propozimet që ju përmendni dhe të them të drejtën, befas m‘u kujtua një shprehje e famshme latine: abisus abisum invocat, që do të thotë, humnera ndjell humnerën. E them këtë sepse, që të gjithë kryeministrat apo kancelarët që nuk kanë qenë burra shteti, kur kanë gabuar, ose kur janë kapur në gabim, kanë shkuar vetë deri në shkatërrim, sepse kapaciteti i tyre intelektiv, që si rregull është patologjik, nuk i lejon që të dinë të ndryshojnë apo të krijojnë skema të reja për të shpëtuar veten. Dhe shihini me radhë: a nuk kanë shkuar për të luftuar deri në bunker, ndonëse luftën e kishin të humbur; a nuk kanë krijuar reprezalje, të cilat i kanë çuar në burg, sepse s‘e kanë nxjerrë dot lojën? Dhe a e dini se përse nuk e nxjerrin dot lojën? Sepse, e ka thënë latini i mençur: humnera ndjell humnerën. Ja, të tilla janë amendamentet që po paraqet PD në këtë periudhë dështimi tërësor të qeverisë së vet. Shiheni me vëmendje, qeveria është e marrë fund. "Bomba atomike" e Gërdecit, e njollosi tërësisht. Dhe ja se çfarë po bën Kryeministri i saj, po tenton që të mbijetojë duke shkallmuar demokracinë në Shqipëri. E ka krejt të pamundur, sepse ai i mjerë nuk e di që një numër i vogël deputetësh e çon ligjin kushtetues në referendum; dhe kjo do të ishte një faliment edhe i Berishës, por edhe i lidershipit të PS. Janë naivë. Dhe a e dini se përse, sepse nuk i njohin procedurat dhe kurrë nuk kanë për t‘i njohur, sepse nuk kanë aftësi që t‘i kuptojnë. Dhe gjithmonë i gënjejnë ata që mbajnë pranë: si rregull mediokër e pa asnjë vlerë. Për sa i përket çështjes së Presidentit të Republikës; kjo siç duket është një çështje që i shqetëson të dy lidershipët, edhe Berishën edhe PS-në aktuale. Por janë në vakum. Nuk mund ta kuptoj se çfarë u pjell mendja: sikur të rrish e të nxjerrësh versionet se përse duan që ta dobësojnë Presidentin, ose, përse nuk po pranojnë që ai të zgjidhet nga populli, do të hanim shumë kohë. E rëndësishme është të theksojmë se, janë në hall; por, edhe humnera ndjell humnerën, ama.
Avokat, ndërhyrjet në Kushtetutë bëhen sa herë mazhoranca dhe opozita ndodhen në krizë politike brenda vetes së tyre. Çfarë duhet bërë që këto ndryshime të mos përsëriten herë pas here dhe a do të jenë këto ndryshime të fundit që do të bëhen në dokumentin tonë themeltar të shtetit?
Nuk është e thjeshtë që ta kërkosh këtë. Vendi po udhëhiqet nga "krahët leshtorë" të Partisë së Punës, prandaj si të tillë, të dy këta krahë, domethënë, PD dhe PS, nuk janë në gjendje që ta kuptojnë kërkesën që shtroni ju; sepse po të ishin në gjendje që të kuptonin këtë gjë, ne nuk do të ishim si shoqëri në këtë gjendje që jemi sot. Nuk dinë të menaxhojnë demokratikisht, dhe sa herë që dështojnë, i sulen Kushtetutës. Punistët origjinalë, në fakt, i drejtoheshin burgut, sa herë që dështonin, por punistët e sotëm, nuk e bëjnë dot këtë, prandaj janë dhe "leshtorë", dhe prandaj që të vetmen rrugë që kanë, është ndryshimi i Kushtetutës, për të ngushtuar demokracinë, dhe sidomos, kushtetutshmërinë ose konstitucionalizmin. Por a do t‘ia arrijë dot këtë herë? Nuk besoj, prisni se loja do të jetë shumë e bukur. Injoranca, sado e ligë që të jetë, do të humbasë. Keni për ta parë.
Partitë e vogla ndihen të përjashtuara nga vendimi i partive të mëdha për të kryer reformën zgjedhore. Si e gjykoni vendimin e partive të mëdha që bie në kurriz të partive të vogla? A mund të cilësohet si kërcënim për ekzistencën e partive të vogla qëndrimi i PD dhe PS?
Nuk mendoj se ka një konflikt midis partive të vogla më partitë e mëdha. Më shumë jemi përpara një halli të përbashkët që kanë ato parti që deri tani konsiderohen të mëdha, sesa është një luftë me të vegjlit. Dhe halli është shumë i madh, sepse edhe duan të bashkëpunojnë, por edhe duan të bëjnë sikur. Por tani s‘ka më afat kohor për të bërë një lojë të tillë. Prandaj kanë rënë brenda. Ligji elektoral, në fund të fundit është ligj i barabartë për të gjithë. Proporcionalin rajonal, kam qenë unë i pari që e kam formuluar si ligj, më 1997, kur kam qenë ministër i Drejtësisë. Por atëherë, këta që thoni ju të mëdhenj, nuk e pranuan. Sepse nuk e kuptuan. As tani s‘kanë kuptuar gjë. Megjithatë, partitë e vogla nuk ka pse të shqetësohen, se shumë shpejt do të shohin se konfigurimi politik do të ndryshojë. Madje, kjo është arsyeja që Kryeministri aktual kërkon të ndryshojë Kushtetutën me nonsenset që ka paraqitur për mocionet e besimit dhe të mosbesimit. Që, më tepër se çdo gjë, i tregon kundërshtarit të vet se është i trembur, madje nga ata që deri më tani i ka pasur kukulla. Siç duket, gjithçka ka ardhur drejt fundit për mjekun tonë që pati qejf që të ishte edhe Kryeministër, e që në vend që të na zhvillonte duke na industrializuar, shkatërroi shoqërinë për t‘u pasuruar vetë. Por kjo është një hapësirë tjetër që unë do ta shkruaj posaçërisht. Tani le të vijojmë pyetjet tuaja.
Ngjarjet e Gërdecit tronditën kabinetin, ndërkohë që deri tani përveç ministrit Mediu, asnjë ministër tjetër nuk ka marrë përsipër përgjegjësinë e asaj që ndodhi më 15 mars. Mendoni se po merren masat e duhura për ta zgjidhur këtë çështjeje?
Ishte një akt i turpshëm në të dyja krahët: qeveria ishte shkaktare e një shpërthimi gjigant që vrau tridhjetë vetë, plagosi qindra dhe shkatërroi një qytezë të tërë; kurse pozita tradhtoi popullin. Rast shumë i rrallë ky, sepse opozitat gjithmonë kanë qëndruar; por kjo e sotmja tregoi se ka qenë fals. Domethënë, ajo që thashë që në krye të herës; krahu tjetër i Partisë së Punës. Sigurisht që ka edhe arsye të tjera, por kjo besoj se është më e rëndësishmja. Të tjerat janë, ose frikë ose interesa të ngushta.
Pas Samitit të Bukureshtit, Kryeministri u shpreh se performanca e qeverisë ndikoi në marrjen e ftesës në Rumani për Shqipërinë, duke mos dhënë një përgjigje të qartë nëse kabineti qeveritar do të ndryshojë apo jo. Çfarë nuk funksionin në këtë kabinet, çfarë duhet të ndryshojë dhe a i garanton ky kabinet mazhorancës fitoren në zgjedhjet e përgjithshme të 2009-ës?
Pse bëheni naivë? Ky Kryeministër kurrë nuk e ka dashur futjen e Shqipërisë në NATO. Por e detyruan, dhe nuk pati ç‘të bënte. Madje, këtu është edhe humbja e ekuilibrit që po shihet, sidomos në rastin e amendamenteve kushtetuese. NATO do të thotë Perëndim; kjo do të mjaftonte për të kuptuar se do të thotë demokraci dhe konstitucionalizëm. E si mund t‘i rezistojë ky Kryeministër kësaj gjëje; duke i menduar me radhë të gjitha ato që theksuam në fillim të kësaj interviste? Ne hymë në NATO, sepse lidershipi i lartë perëndimor e ka kuptuar se largimi ynë nga Perëndimi ka qenë një akt i dhunshëm në historinë e këtij qytetërimi. Ne jemi pjesëtarë të qytetërimit perëndimor dhe pjesëmarrjen e mohuar në të, tani e kemi të sigurt.
Shqipëria e meritoi ftesën për në NATO, apo ishin faktorët ndërkombëtarë që i dhuruan vendit tonë ftesën për të qenë anëtare e strukturave të aleancës së Atlantikut të Veriut?
E meritonte në sensin historik, por sigurisht që ishin edhe faktorë gjeopolitikë që e vendosën plotësisht këtë gjë. Duhej stabilitet në Ballkan, dhe bota shqiptare është dominantja e këtij stabiliteti sot. Shqiptarët janë kudo: ata janë në të gjitha shtetet ballkanike me etninë e tyre. Dhe kjo nuk është pak. Pavarësia e Kosovës është pritur me përplasje të rangut të lartë ndërkombëtar, prandaj një Shqipëri në NATO, e mbyll këtë kapitull, nëse ka pasur ndonjë skenar të dhunshëm. Kurse dy shtete shqiptare në Ballkan, i japin Shqipërisë një rol të madh në arenën ndërkombëtare; por jo me këtë lidership, i cili jo vetëm që është i paaftë, por edhe nuk i dihet se përse nuk e dëshiron këtë gjë. Shqiptarët duhet të jenë të qartë, se, të dyja krahët e Partisë së Punës, nuk e duan një Shqipëri të fortë, perëndimore dhe demokratike.