E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vidhet nje banese, kapen pas 24 oresh autoret

Korce-Nje vjedhje e ndodhur te enjten ne banesen e nje qytetari ne Pogradec, eshte zbardhur nga policia e qytetit, duke identifikuar dhe arrestuar dhe autoret e saj. Policia lokale, arrestoi mengjesin e djeshem, dy persona te akuzuar per vjedhjen e nje shume prej 1 milion lekesh. Burime zyrtare te policise se qarkut Korce, bene te ditur se pas nje pune te shpejte dhe ne baze te provave te fiksuara ne vendngjarje, u be i mundur arrestimi i dy te rinjve, M.Pilinci dhe Enea Kadilli, te dy nga fshati Bucimas i Pogradecit. Arrestimi i tyre, u be i mundur mengjesin e djeshem, ne flagrance per vepren penale te "vjedhjes". Policia beri te ditur se arrestimi i ketyre dy personave u krye pasi ne bashkepunim me njeri-tjetrin diten e enjte, ata kane vjedhur dhe kane pervetesuar ne banesen e shtetasit A.Picili shumen prej 6200 euro dhe 20 000 lekesh. Materialet per kete ngjarje i kaluan prokurorise per hetime te metejshme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›