Psikologu i luftës
Imazhet e luftës së Kosovës mund t‘i gjesh ende në fytyrat e qindra njerëzve, që vuajnë akoma sot pasojat e saj. Sipas një studimi, rreth 20% e popullsisë në Kosovë vuajnë nga post-traumat. Agim Selimi, profesor i regjisë në Fakultetin e Arteve të Prishtinës, drejtor i Teatrit "Dodona", përveç angazhimeve në art, punon dhe si psikolog me njerëzit që vazhdojnë të vuajnë pasojat e luftës. Për Selimin, këtë burrë që beson se teatri mund të ndryshojë jetët, lufta është po aty... në ato qindra portrete njerëzish, me të cilët ai përballet çdo ditë, duke u munduar t‘i kthejë sërish në realitet.
Një nënë, që i ka kaluar të 60-at i ankohet shpesh se dëgjon zërin e të birit (i humbur në luftë), që i thërret në kokë "nënë"... Kjo grua vrapon drejt fushave dhe qan, pasi nuk do që dhembjen e saj ta shohë "nipi i vogël në shtëpi". Apo një ish- ushtar i UÇK-së që s‘mund të heqë nga kujtesa sekuencat e tmerrit, vdekjen e shokëve dhe humbjen e njerëzve më të dashur...
Për Selimin, lufta mund të jetë një e kaluar e largët vetëm kur të jenë fashitur të gjitha plagët e saj. Kjo ka bërë që teatri, që ai drejton, të punojë në rikuperimin e plagëve të kësaj kategorie njerëzish, duke vendosur shpesh në skenë shfaqje me tema të tilla.
Selimi ndodhet këto ditë në Elbasan, në Festivalin e Teatrove "Skampa", ku Teatri "Dodona" prezantoi dje shfaqjen "Zoo story" nën regjinë e Sokol Plakollit. Më poshtë, Selimi flet në një intervistë për teatrin dhe traumat e luftës...
Si ndodhi që u lidhët me teatrin?
Dashuria me teatrin ka lindur që kur isha fëmijë. Në atë kohë jam marrë me aktivitete të teatrit amator, si nxënës i shkollës fillore. Më kujtohet që kam interpretuar në një shfaqje që ka qenë shumë e njohur në Shqipëri "Prefekti i Tiranës". Eshtë e çuditshme skena. Sapo dikush futet tek ajo, ai infektohet dhe nuk del më prej saj. Ajo dashuri për skenën tashmë është rritur dhe vazhdon të jetë më. Sigurisht, që tashmë nuk jam më amator, por sërish edhe si profesionist kam një dashuri të madhe për teatrin, sepse për mua, teatri është mjet komunikimi, apo vetë ekzistenca. Pa teatër, mendoj se njeriu nuk mund të jetojë. Teatri mund të japë shumë përgjigje, lidhur me zhvillimin e njeriut dhe mund të jetë vendi që ofron komunikimin, që është i përsosur për njerëzit. Ne ndoshta mendojmë se komunikojmë mes fjalës dhe ky është komunikimi që duhet, por në fakt kjo s‘është e vërtetë, pasi komunikimi i vërtetë është ai jo verbal, komunikimi pa fjalë. Komunikimin verbal, ne e kontrollojmë dhe e kemi nën kontrollin tonë, kurse atë jo verbal është një komunikim, i cili nuk mund të kontrollohet nga koshienca jonë. Njeriu i vërtetë për mua njihet në teatër.
Dje u prezantua në festivalin "Skampa" të Elbasanit, shfaqja e teatrit që ju drejtoni "Zoo story". Na flisni pak për këtë shfaqje?
Unë jam në Festivalin "Skampa", në Elbasan, si përfaqësues i Teatrit "Dodona". Ky teatër paraqitet në këtë festival me shfaqjen "Zoo story", me autor Edward Albee‘s. Eshtë një nga veprat më të njohura të këtij autori, që është vendosur në disa vende, ku ka pasur sukses. Albees është një shkrimtar dhe dramaturg i njohur amerikan për rrëfimet e tij të thella psikologjike.
Mendoj se mënyra se si kjo pjesë është trajtuar nga regjisori (Sokol Plakolli) është tepër interesante. Në role luajnë dy aktorë, Ismet Azemi dhe Mentor Zymberaj. Mirëpo, regjisori edhe pse është i sapodiplomuar ka një qasje interesante. Ai është munduar që aktualitetin e Kosovës ta projektojë në këtë shfaqje. Kjo ka bërë që shfaqja të pritet mirë në Prishtinë, por edhe në qytete të tjera të Kosovës, shpresoj të pritet mirë dhe nga publiku i Elbasanit.
Ku gjendet paralelizmi midis "Zoo story" dhe Kosovës?
Personazhet në "Zoo strory" e Sokol Plakollit janë dy personazhe intelektuale, ndryshe nga personazhet e Edwart Albees, ku flitet për një intelektual dhe një njeri që ka pësuar trauma.
Te regjisori kosovar është vendosur lufta intelektuale midis dy personave. Kjo është edhe pjesa interesante, pasi lufta midis këtyre dy personazheve ndodh në sferën intelektuale. Mendoj se lufta më e madhe dhe më e dëmshme bëhet pikërisht në këtë sferë. Personazhet bëjnë një luftë pa kompromis për të dominuar mbi njëri-tjetrin, duke rrëfyer dhe realitetin e ngjashëm që ka sot në shumë vende.
Juve drejtoni Teatrin e Bashkisë së Prishtinës, "Dodona". Si është të drejtosh një teatër?
Shumë e vështirë. Vështirësia qëndron në faktin se kultura në përgjithësi nuk është në terrenin e duhur. Në këto vite trancizioni në Kosovë, shumë pak është bërë për kulturën. Megjithëse këto vitet e fundit kemi pasur një ndihmë të vogël edhe nga bashkia, megjithëse ne përpiqemi të mbijetojmë nga biletat e spektatorëve. Mendoj që tani ka filluar të ketë një qasje tjetër ndaj teatrit dhe kulturës në përgjithësi. Pasi Kosova ka kaluar në një fazë tranzicioni, ku rolin kryesor e ka luajtur UMNIKU, kështu që forcat politike dhe institucionet e Kosovës do të vendosin vetë mbi politikat ku do të operojnë për ngritjen e shtetit të ri. Në këtë vendosje do të hyjë dhe koncepti apo politika që ata do të ndjekin për teatrin, sa do të financojnë për të.
Përveçse regjisor dhe drejtues teatri, ju punoni si psikolog për njerëzit që vuajnë ende traumat e pasluftës?
Unë jam dhe psikiatër me profesion dhe kam punuar në një qendër që quhet Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve. Gjatë këtyre viteve ka shumë trauma ose çrregullime të stresit post-traumatik, të cilat kanë filluar të manifestohen menjëherë pas luftës. Por ka raste që sëmundjet shfaqen pas shumë viteve, për arsye se shumë njerëz kanë përjetuar ngjarje tepër të tmerrshme dhe për një kohë kanë arritur t‘i mundin këto ngjarje. Por, me kalimin e kohës, vështirësitë sociale që janë krijuar në Kosovën e pasluftës kanë bërë që simptomat të dalin në sipërfaqe dhe sipas një sondazhi, 20% e popullatës së Kosovës pas luftës kanë qenë të traumatizuar.
Sipas një studimi, traumat mund të prekin dhe gjeneratat e reja nëse prindërit e tyre kanë përjetuar trauma.
Mund të na tregoni një rast të një pacienti tuaj?
Ka qindra raste, por po ju tregoj historinë e një ish-ushtari të UÇK-së nga regjioni i Drenicës. Ai ka qenë ushtar, ka luftuar dhe ka përjetuar shumë ngjarje të rënda, vrasjen e shokëve, të miqve të ngushtë, nuk ka ditur asgjë mbi fatin e familjes së tij... Pas luftës, ai njeri është mbyllur në vetvete, nuk ka dashur të komunikojë me të tjerët. Nuk ka pasur mundësi të marrë përkrahje sociale, as materiale dhe kjo ka bërë që të izolohet. Tre vite pas luftës i ka vdekur dhe nëna me të cilën ka qenë tepër i lidhur. Dhe nga këto trauma, ai ka filluar të ketë probleme duke shfaqur shenja të çrregullimit psikik... Por pas shumë këshillimeve dhe terapive të qendrës sonë, ai ka mundur të vijë në një gjendje normale.
Po femrat sa janë prekur nga këto trauma?
Eshtë karakteristikë që femrat i shprehin më tepër shqetësimet se burrat. Këta të fundit pasojat i shfaqin tepër vonë, pasi ata mundohen që të çmojnë karakterin e tyre mashkullor, duke mos e pranuar dëshpërimin dhe mërzinë. Kurse natyra e femrave është pak më e hapur dhe ato e shprehin shqetësimet e tyre.
Po ju tregoj historinë e një nëne 65-vjeçare, e cila ka humbur në luftë të vetmin djalë. Djali ka qenë ushtar dhe ka ardhur vizitë në familje. Aty e kanë zënë forcat serbe dhe ajo tregon që e kanë arrestuar dhe e kanë çuar në mal, ku dhe e kanë vrarë.
Kjo nënë tregon se vazhdimisht dëgjon zërin e të birit, i cili i thërret "nënë". Në fakt kjo është thjesht pasojë e imagjinatës së saj, pasi djali ende nuk është gjendur. Ajo ende nuk pranon ta pranojë fatin se djali i saj është zhdukur. Tashmë ajo jeton me nipin e vetë, i cili tashmë është i martuar dhe ka lindur djalë. Ajo tregon se kurrë në prani të djalit nuk qaj. Kur më vjen për të qarë, dal në fushë që të mos më shohin. Eshtë një histori shumë e dhembshme. Por ka mjaft raste të tilla.
Keni menduar që një nga këto histori ta vini në teatër?
Unë kam vënë në skenë disa shfaqje. Një shfaqje, e cila ka të bëjë me dhunimin në luftë, në kuadrin e shfaqjeve "terapi" dhe e kemi shfaqur për gratë e dhunuara. Së fundi, kam vënë një tjetër shfaqje, që tregon për të zhdukurit e luftës, me tekst të Sulejman Rrushitit, një ish-ministër i Arsimit në Maqedoni, premierën e së cilës e kemi pasur në Gjilan, më 4 korrik. Eshtë një shfaqje e cila bën fjalë për jetën e familjeve që kanë të zhdukur dhe për përpjekjet e tyre për të gjetur eshtrat e të humburve, në mënyrë që t‘i varrosin, pasi vetëm atëherë mund të ndihen të qetë.
Kjo dramë i është dedikuar të gjithë familjeve që kanë të pagjetur. Pasi llogaritet një numër prej 2 mijë të zhdukurish në Kosovë pas luftës. Te këto familje kryesisht dominon shpresa që ata mund të gjenden një ditë, mirëpo ky fakt i bën shpesh që ata të humbin lidhjen me realitetin dhe të jetojnë me iluzione, duke bërë sakrifica të mëdha për t‘i gjetur. Shpeshherë ndodh që familjet japin me mijëra euro, që ndonjëri t‘i ndihmojë. Dhe në këtë shfaqje tregohet pikërisht kjo dramë.
Ka shpesh kritika për teatrin në të dy hapësirat shqiptare. Ju si e shihni këtë teatër?
Teatri në përgjithësi, edhe në Kosovë dhe në Shqipëri, duket se po përjeton një krizë. Nuk dua të ndalem se në cilën hapësirë kriza është më e madhe, por shoh që problemet në teatër janë të njëjta në të dyja hapësirat.
Unë kam një kritikë që bashkëpunimi mes dy hapësirave nuk është në nivelin e duhur. Bashkëpunimi bëhet mbi baza klanore. Do të ishte mirë që ky bashkëpunim të bëhej mbi bazën e vlerave të mirëfillta, në mënyrë që të dyja hapësirat të fitonin nga eksperienca e njëra-tjetrës dhe vlera do të arrinte t‘i bashkonte krijuesit e mirëfilltë.
Shpeshherë ndodh që shfaqjet që nuk kanë ndonjë cilësi në Kosovë të vijnë në turne në Shqipëri, dhe kjo për mua nuk lë një shije të mirë për teatrin e vërtetë që zhvillohet në Kosovë. E njëjta gjë ndodh edhe nga Shqipëria, ku drejt Prishtinës udhëtojnë shfaqjet që gjejnë mundësi e jo ato që mund të jenë vërtet cilësore.
Një tjetër problem i madh që ekziston në teatrot tona është dhe dramaturgjia shqiptare. Mendoj se teatrot duhet të kenë dramaturgji kombëtare krahas asaj botërore. Një tjetër aspekt që duhet prekur dhe që mungon në teatrot tona është bashkëpunimi. Duhet të ketë më shumë bashkëpunime dhe shkëmbime eksperiencash në të dyja kahet e kufirit jo vetëm në teatër por dhe në fakultetet që përgatisin aktorët dhe regjisorët e ardhshëm.