E Diel, 1 Nëntor 2026

Banka falimentonte, bosët merrnin milionat

Kreu i bankës së investimeve
të falimentuar tashmë, "Lehman
Bros" deklaroi para Kongresit
amerikan se kishte marrë
me vete, pas falimentit një
shumë prej 300 milionë dollarësh
si kompensim për punën
e kryer në këtë institucion gjatë
tetë viteve të fundit. Këtë deklaratë,
Riçard Fuld e bëri gjatë
seancës para një komisioni kongresual,
i cili ka ngritur një panel
të posaçëm për të hetuar në
lidhje me krizën financiare dhe
shkaktarët e saj. Kjo punë e këtij
paneli po zhvillohet në një situatë
shumë të rëndë financiare,
ndërsa tregjet janë tronditur
keqas në të gjithë botën. Kreu i
këtij paneli, Henry Waxman, deklaroi
në hapje të seancës së falimentimet
e bankave dhe ngrirja
e kreditimeve ka tronditur
gjithë ekonominë. "Për të shëruar
ekonominë tonë janë të domosdoshme
dy hapa të rëndësishëm.
I pari është identifikimi
i asaj çka shkoi keq dhe së dyti,
duhet të ndërmarrim reforma
reale në tregjet financiare", deklaroi
Waxman. Ndërkohë, sipas
dëshmisë së kreut të bankës, doli
që brenda saj ndodhej një komitet
kompensimi, detyra e të
cilit ishte vetëm caktimi i interesave
të fitimit për drejtuesit dhe
ekzekutivët e bankës. Kryetari i
panelit e kritikoi ish-bosin, i cili
vetëm pak ditë para falimentimit
ishte marrë me çështjet e shpërblimeve
të shefave të tjerë të
bankës. Me pak fjalë, ndërsa
banka kërkonte shpëtim, ekzekutivët
e saj nuk kishin hequr dorë
nga grykësia për të vazhduar
marrjen e shpërblimeve e bonuseve.
Ish-shefi i bankës deklaroi
se mbante përgjegjësi të
plotë për të gjitha dhe se ndihej
tmerrësisht keq për sa kishte
ndodhur.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›