Kurbin, konflikt për motive pronësie, plagoset 50 vjecari
Një 50 vjecar ka mbetur i plagosur rëndë pasi është qëlluar me armë zjarri nga bashkëfshatari i tij për shkak të një konflikti për motive pronësie. Policia e cila mbërriti në vendgjarje punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
KURBIN- Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Kore të Kurbinit. Rrok Hoti 50 vjec është plagosur me automatik nga një bashkëfshatar i tij, identiteti i të cilit dihet por nuk bëhet publik nga policia.
Shkak për ngjarjen mendohet një konflikt për motive pronësie. I plagosuri është përcjellë për në spitalin e Lacit dhe më pas drejt Tiranës për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore. Policia e cila mbërriti në vendgjarje punon për zbardhjen e plotë të saj dhe kapjen e autorit.
(e.n/News24/BalkanWeb)