E Shtunë, 31 Tetor 2026

Publikohet një video e re e Al Zawahrit

Lideri i ri i Al Qaedës, Ayman al Zawahri, shfaqet sërish në një video të shpërndarë në internet.

Filmimi i egjiptianit që zgjat 13 minuta e 13 sekonda është publikuar në forumet fundamentaliste.

Sipas qendrës amerikane të monitorimit të faqeve islamiste në internet, videoja është regjistruar në gusht ose shtator të këtij viti.

Zawahri u bëri thirrje algjerianëve të ngrihen, për të përmbysur presidentin Bouteflika, ashtu siç bëri populli libian me Gaddafin.

Ai këshilloi libianët që të vendosin ligjin e sheriatit, për të “rindërtuar” vendin e tyre.

“E para gjë që do ju kërkojë NATO është që të hidhni poshtë fenë islame. Mos lejoni që sakrificat tuaja të shkojnë dëm”, u shpreh Zawahri, duke iu drejtuar libianëve.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›