Golfi i vjeter i Merkel u shit ne ankandin e dyte
U deshën dy ankande, meqenëse oferta e parë në faqen gjermane të “eBay” ishte injoruar, por në fund "Golf"-i i vjetër i përdorur nga kancelaria, Angela Merkel në vitet '90 është shitur për 10.165 euro. Lajmin e ka bërë të ditur Sabrina Uinter, zëdhënëse e shtëpisë së ankandit online në Shtetet e Bashkuara. Automjeti "prestigjoz" është blerë nga një shtetas gjerman nga qyteza e Arnsbergut. "Na gëzon fakti që tani makina ka rënë në duart e dikujt që është vërtet i interesuar", ka komentuar Uinters duke iu referuar ankandit të parë, që u anulua pas ofertave joserioze.