Padi civile kunder Kahn
Sërish në telashe ish-kreu i FMN-së, Dominik Strauss Kahn. Ai duhet të përballet me një padi civile të ngritur nga kamarierja e hotelit “Sofitel”, Nafisatu Dialle, e cila pretendon se është ngacmuar seksualisht nga ish-kreu FMN-së.
Fillimisht skandali nisi në 14 maj të vitit të kaluar, kur Khan u arrestua nga policia amerikane pas denonncimit të kamarieres 32 vjeçare. Çështja gjyqësore e ngritur ndaj tij dhe skandali që e vendosi në qendër të vëmendjes së mediave botërore, e detyroi Strauss-Kahn të japë dorëheqjen nga kreu i FMN-së, por edhe të digjte mundësinë për të qenë president i Francës.
Pas disa javë hetimesh, gjykatat e Nju Jorkut vendosën lirimin me kusht të Strauss-Kahn për mungesë provash, ndërsa më vonë hoqën dhe përgjegjësinë e tij penale për rastin në fjalë. Cështja kaloi në padi civile, ku kamarierja e hotelit kërkonte dëmshpërblim nga ish-kreu i FMN-së, ndërsa ky i fundit dorëzoi një kërkesë në Gjykatën e Lartë të Nju Jorkut, ku kërkonte arkivimin e çështjes.
Por kjo kërkesë e tij është rrëzuar në një vendim të kohëve të fundit të kësaj gjykate.