Publiku italian duartroket veprën e Peçit
Publiku italian mirëpret veprën e kompozitorit shqiptar Aleksandër Peçi. Në datën 8 mars u prezantua në Itali premiera e veprës “L’Air paradisiaque” për 16 cello. Sipas violonçelistit italian Guido Boselli, kjo vepër është pëlqyer shumë si nga publiku, ashtu dhe nga muzikantët e formacionit “GiovinCelli”, të cilët po përgatisin një tjetër vepër të kompozitorit. Kjo vepër do të luhet përsëri në vendin fqinj në 22 maj. Ndërkohë, të tjera vepra të kompozitorit shqiptar janë luajtur dhe janë bërë pjesë e kalendarëve në skena të tjera botërore në Moskë Zagreb, Holandë, Sofie. Mes tyre, në Utreht në 6 prill luhet “Albanian koncertant blues”, në piano Marcel Worms. Sapo është luajtur në Texas nga Artan Zhuri muzika e filmit “Në çdo stinë”, etj.