E Shtunë, 31 Tetor 2026

Puhiza maqedonase

Berat Buzhala

berat.buzhala@gazetaexpress.com

I shoqeruar me arsye qellimisht te gabueshme, gjithmone kam ndier nje lloj keqardhjeje per popullaten sllave te Maqedonise. Me dukeshin komb - nese mezi jane komb - i kercenuar perjetesisht dhe prej te gjitha aneve.

Duke qene te vegjel dhe duke qene lehte te lendueshem, pervec tjerash, mundohesha t'i kuptoja edhe sjelljet qesharakisht prepotente te policeve maqedonas ne kufirin tone dhe ate shqiptar. Nje imitim i dobet i serbeve. Isha i bindur se prej zorit e kane. Reagim instiktiv vetembrojtes, duke u sforcuar qe trupin e tyre kombetar prej liliputi, te ta shesin per titan.

Dike e ka nervozuar pasioni i maqedonasve per te zhvatur heronj prej vendeve fqinje, e mua kjo tendence me ka argetuar. As njerezit, por as kombet nuk kane teke te njejta. Per shembull, ne shqiptaret pa ndonje baze shkencore mburremi me te kaluaren e lavdishme te paraardhesve tane; fqinjet tane serbet, duke pasur baze te mjaftueshme shkencore, e kane per hobi qe te krenohen me humbjet. Sa me te thella te kene qene humbjet, aq me te madh e kane gezimin. Mirepo, monumentale jane fantazite kombetare te maqedonasve. Si komb sintetik qe jane, deshirojne te argetohen duke vjedhur figura te rendesishme historike te kombeve tjera. Eshte epike perpjekja per ta maqedonizuar Aleksandrin e Madh dhe Nenen Tereze, me tendence te metutjeshme qe nje pasaporte t'ia japin edhe Skenderbeut. A nuk eshte kjo komike, me shume se sa bizare?

Prandaj ndieja pak simpati, ani pse sjelljet e tyre ndaj shqiptareve kane karakter racist. Doren ne zemer, pak a shume edhe me fajin e vellezerve tane matane bjeshkeve te Sharrit.

Albin Kurti ne kolumnen e tij te fundit ne "Express", e nenvizoi sakte qasjen e pambukte te shtetit maqedonas, ndaj fqinjeve te tjere grabitqar, sic jane serbet, bullgaret dhe greket. Qe te gjithe keto shtete synojne dicka ne Maqedoni. Dhe, ne anen tjeter, nje qasje grabitqare e shtetit maqedonas ndaj bashkeshtetasve te tyre shqiptare, dhe fqinjeve te tyre shqiptare.

Por, kjo sjellje e cuditshme e maqedonasve ka nje shpjegim dhe ka nje zanafille. Daton qe ne kohen kur eshte themeluar ky shtet mutant dhe gati - gati i pashprese.

Ne vitin 1992, kur Maqedonia ndahet nga Jugosllavia, shqiptaret kane qene ne ditet e tyre me te zeza. Kjo ishte koha kur Shqiperia pas gati 50 vitesh me gjysme shpirti arriti te dale prej kthetrave te diktatures. Vetem breket ua kishte lene ne trup regjimi i Enver Hoxhes. Asgje para vetes nuk kishin. Ne kete gjendje te mjerueshme eshte normale qe te tjeret te tallen me ty dhe te mos te te marrin seriozisht. Keshtu bene edhe maqedonasit. Ne Shkup per here te pare prej maqedonasve e kam degjuar ne gjuhen bullgare/maqedonase shprehjen: "Ta q.... shtetin qe ne Perendim e ka Shqiperine". Kishin paragjykime edhe per shtrirjen gjeografike te shtetit shqiptar, i cili ndodhet ne Perendim te Maqedonise, e lere me per popullin qe jeton atje. Sot jemi ne vitin 2009. Shqiperia eshte pjese e NATO-se, e Maqedonia jo. Te hyrat per koke te banorit ne Shqiperi dhe ne Maqedoni jane perafersisht te njejta. Por, me kete ritem te zhvillimit ekonomik ne Shqiperi, edhe keto shifra shpejt do t'i takojne historise.

Ne vitin 1992, kur Maqedonia ndahet nga Jugosllavia, gjendja e shqiptareve te Kosoves po shkonte prej nje gjendje te keqe ne nje gjendje tmerruese. Ato ishin ditet kur Serbia vetem po e fillonte fazen e torturimit kolektiv te shqiptareve ne Kosove. Duke e njohur Serbine per se afermi, Maqedonia ka luajtur bastore (nese e mbani mend parashikimin e ish Kryetarit Kiro Gligorov per depertimin e shqiptareve te Kosoves) se asnje shqiptar nuk do te mbetet ne Kosove. Parashikim i sakte, por jo i plote. Gligorov, por edhe elita politike maqedonase e ka humbur bastin kur ka deshtuar te parashikonte se shqiptaret njehere do te depertohen, por po me aq shpejtesi do te kthehen. Kurre Maqedonia nuk ka menduar qe ne do te mbijetojme perballe Serbise. E aq me pak qe ne do te behemi shtet. Prandaj nuk kane pasur arsye qe te na marrin seriozisht. Prandaj ata edhe sot e kesaj dite Serbine e marrin seriozisht. Kosova shtet, per maqedonasit eshte aksident i tmerrshem historik. U duhet edhe pak kohe qe ta marrin veten.

Ne vitin 1992, kur Maqedonia ndahet nga Jugosllavia, brenda trungut te saj i ka pasur nja 25 per qind te qytetareve te saj qe zanat te vetem kane pasur pergatitjen e akulloreve dhe byrekeve. Te gjithe ata kane rastisur te jane shqiptare. Maqedonasit per ta nuk kishin piken e respektit, sepse shqiptaret e Maqedonise i kishin vetem dy arme: qumeshtin per akullore dhe brumin per byreke. Mungesa e respektit vetem sa vinte e rritej kur dihej qe shqiptaret ne Shqiperi brenge te vetme kishin si te ushqeheshin, kurse keta si te mbijetonin fizikisht. E kush mund t'u dilte zot vellezerve nafakpreme ne Maqedoni ne keto rrethana, sado qe ata gati juridikisht kane qene qytetare te rendit te dyte? Askush, pervec meshires se shtypesve te tyre.

Jane te gjitha keto arsye, qe kane ndikuar qe ne inaugurimin e Gjorgje Ivanovit per Kryetar te Maqedonise te ftohej ashtu si u ftua, Kryetari i Kosoves Fatmir Sejdiu. Jane te gjitha keto arsye te kultivuara neper vite qe policet sekret maqedonas marrin guxim ta arrestojne ne kufi liderin e levizjes Vetevendosja, Albin Kurti. Jane po te gjitha keto arsye qe maqedonasit per qytetaret e Kosoves i vene ca taksa idioteske shendetesore. Dhe jane po te gjitha keto arsye kaq groteske qe i inkurajojne maqedonasit qe kur jane ne pyetje shqiptaret te vene sa me shume pengesa ne kufijte e tyre, duke i detyruar te presin me ore te tera per te kaluar ato pengesa.

E tash nuk eshte viti 1992. Jemi 17 vjet me vone. Gjate kesaj kohe shume gjera jane me ndryshe. E sidomos ndikimi i shqiptareve ne Ballkan.

Para disa kohesh ne nje interviste televizive, ku merrnin pjese Kryeministri i Shqiperise Sali Berisha dhe Kryeministri i Kosoves Hashim Thaci, pata pyetur per mundesine e nje samiti panshqiptar, i cili do te mbahej se paku njehere ne vit.

Ideja ime ishte qe kreret e shtetit nga Kosova dhe Shqiperia, si dhe perfaqesuesit kryesore politike te shqiptareve te Maqedonise, Lugines se Presheves dhe ata te Malit te Zi te takohen, dhe nese asgje tjeter te bisedojne me njeri-tjetrin.

Prapa ketij samiti, a kongresi, a konference, nuk mendoja se duhej te fshihej kurrfare tendence hegjemoniste shqiptaromadhe. Thjesht nje koordinim praktik i veprimeve tona te perbashketa. Te caktoheshin disa prioritete kombetare: politike, ekonomike, kulturore, sportive. Pa prekur interesat e shteteve fqinje, qe doren ne zemer duhet ta pranojme se nuk na kane aspak simpatike. Por nuk mund ta detyrosh askend qe ndaj teje te ndiej simpati. Megjithate, se paku mund ta detyrosh dike qe te kete respekt.

Per shembull, mund ta detyrosh dike qe kur te dergoje ftesa per ceremonine e zgjedhjes se Presidentit, te mendohet mire se kend e ka ndermend ta ftoje e kend jo.

Ne si komb perfundimisht nuk jemi superfuqi evropiane, por me dy shtete brenda nje rajoni, dhe me nje fuqi relativisht te forte politike brenda nje shteti te trete, sic eshte Maqedonia, ne nuk kemi nevoje qe ta nenvleresojme veten.

Nuk kemi nevoje te biem ne derexhe qe te presim me emocione se a po na therret apo jo Maqedonia ne feste. Definitivisht Kryetari i Shqiperise Bamir Topi, e ka pasur borxh qe ta therrase ne telefon Fatmir Sejdiun, per t'u konsultuar rreth kesaj ceshtje. Nese shteti maqedonas ka pranuar kushte prej Presidentit serb Boris Tadic, atehere ka mundur edhe Bamir Topi te ver kushte. Ka mundur edhe Ali Ahmeti te vere kushte. Por keto koordinime nuk behen ne diten e fundit.

Prandaj mendoj se nje konsultim mbareshqiptar do te dilte i shendoshe. Jo per t'u perballur me puhizen maqedonase, per te cilet edhe me tutje ndiej keqardhje, por per shtrengata te tjera shume me serioze.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›