E Diel, 1 Nëntor 2026

Qe diplomes "Harward" te MOS i kerkohet vendi i punes, me mentalitet bolshevik.

Nga Leander Prifti

Deshira per arsimim dhe kualifikim sa me cilesor, ka qene dhe mbetet nje nga cilesite me te shkelqyera te shqiptareve. Dhe s'ka me mire, te gjithe biem dakord qe cdo qeveri por edhe shoqeria ne teresi duhet te beje cdo perpjekje per ta inkurajuar kete cilesi, qe jo shume kombe, bile edhe nga ato me te qyteteruarat, e kane kete cilesi.

Ne kohen qe jetojme te gjithe e kuptojme se edukimi ne pergjithesi dhe kualifikimet ne nivele me te larta ne vecanti, i japin individit shanse me te shumta ne karrieren profesionale per te gjetur punesim. Dhe le te mbetemi tek punesimi, si qellimi final pas nje kualifikimi te caktuar.

Shoqeria shqiptare prej izolimit 46-vjecar pervec shume e shume te keqijave, trashegoi edhe mentalitetin e mbrapshte te punesimit. Nen diktature, individi pas perfundimit te cfaredo lloj shkolle, apo kualifikimi i duhej t'i drejtohej partise-shtet per te gjetur punesim. Gjate kesaj periudhe pajisja me nje diplome universitare, i garantonte individit nje vend pune dhe nje te ardhur me te mire sesa ata me nje arsim te mesem apo tete-vjecar. Ky mentalitet bolshevik, u ngulit thelle tek individi shqiptar dhe nuk mund te ndryshonte brenda nje nate ne dhjetorin e larget te 1990-es.

Por kane kaluar 18 vjet nga ajo nate. Shqiptaret jane kualifikuar dhe vazhdojne te kualifikohen si ne universitetet shqiptare ashtu edhe ne ato te vendeve perendimore. Po cfare ndodh me kontingjentin e te kualifikuarve ne Perendim? Nje pjese teper e vogel e tyre arrijne te gjejne pune ne profesionin per te cilin kualifikohen ne shtetin e huaj dhe duhet te themi se kjo mundesi, zvogelohet edhe me shume nga fakti se keta individe nuk kane mundesi qendrimi me dokumente legale ne keto shtete.

Kontingjenti tjeter qe kthehet ne Shqiperi ne shumicen e rasteve, fatkeqesisht i duhet te perballet me nje realitet teper te ashper qe ofron mundesi te kufizuara per te gjetur nje vend pune. Ky kontingjent natyrshem frustrohet nga mundesite e pakta qe ofron realiteti shqiptar per punesim dhe tek-tuk ndodh qe krejt padrejtesisht, shan e kryqezon qeverine, biznesin apo cdo punedhenes tjeter madhore ne Shqiperi, duke pretenduar se vendi i punes per ta, duhet te ishte i padiskutueshem sepse ata kane ne dore nje diplome "Harward"-i, jane me Master, PhD, jane njohes te mire te tre apo kater gjuheve te huaja dhe "i kane dhene doren Obames" ne nje nga takimet e tij elektorale. Nuk dua te ironizoj ne asnje cast, askend, ne fakt dua t'i drejtohem ketij kontingjenti me nje ndjenje simpatie per frustracionin qe ata provojne. Por ne te njejten kohe dua t'ju ve ne dukje atyre disa momente, kur frustrimi i tyre arrin ekstremin dhe ata fillojne te urrejne faktin qe jane qytetare shqiptare ose vazhdojne perseri padrejtesisht te pretendojne se duhet te ishin ata dhe vetem ata, qe duhet te kishin prioritet para cdo te kualifikuari ne Shqiperi apo te punesuari qe vertet nuk mund te kete kualifikimin e tyre, por qe kane eksperience te vyer e te pallogaritshme ne vendin e punes se tyre. Shqiperia vertet ka nje periudhe te shkurter ne sistemin kapitalist te tregut dhe shume dukuri, perfshi ketu edhe punesimin, ende i ka te pakristalizuara mire. Ne kete proces nuk ka faj dhe fajtore . PO, ka frustracion dhe shkaku i tij ne me te shumten e rasteve eshte a) mentaliteti i vjetruar i gjetjes se punes dhe b) pritshmeria e larte se punesimi do te jete i shpejte per shkak te diplomes se fituar ne universitetin e nje vendi perendimor dhe c)gjendja aktuale ekonomike qe perjeton vendi.

Te diplomuarit jashte Shqiperise me siguri e dine se si ne cdo vend perendimor, qeveria qendrore dhe lokale, jane nder punedhenesit me te medhenj por nuk jane te vetmit. Pa asnje medyshje te gjithe ne, simpatizohemi por edhe krenohemi me kualifikimet e tyre ne Perendim por e dime qe as simpatia jone dhe as krenaria jone per ta, nuk iu mjafton atyre per te gjetur nje pune. Nuk ka as me te voglin dyshim, se ata jane xhevahire qe duhen trajtuar me kujdes nga e gjithe shoqeria dhe nuk eshte asnjehere vone qe shoqeria te filloje te mendoje seriozisht se si duhet bere ky trajtim.

Ne Shqiperi ka edhe nje kontradikte lidhur me kete ceshtje te cilen nga cdo kendveshtrim ta shohesh te duket qesharake. Qeveria shqiptare ka nje program te perbashket me PNUD-in ( UNDP-Albania) i cili quhet "Brain Gain Programme" qe i shqiperuar do te thote; Programi i Mbledhjes se Trurit. Dhe ky program ka si qellim kryesor mbledhjen e kontributeve te intelektit shqiptare ne diaspore per zhvillimin e Shqiperise. Ne tetor te vitit 2007 premieri shqiptar Z. Berisha ne nje audience ne Universitetin e Oxfordit ne Mbreterine e Bashkuar, pranoi se " ky program prej vitit 2005 deri tani ( tetor 2007) ka deshtuar" dhe se ai vete personalisht do te nderhynte qe zhvillimet ne kete program te ndryshonin. Vertet pas 2007 ne kete program pati zhvillime, por nga program per mbledhjen e kontributeve te intelektit apo edhe biznesit shqiptar ne diaspore, u kthye ne nje program punesimi te disa prej te kualifikuarve ne perendim dhe te trajnimit te zedhenesve te ministrive. Une mund te sjell shume argumente kundra, qe nje projekt ne nje moment te dyte te ndryshoje komplet qellimin e tij fillestar, por nese disa te kualifikuar ne Perendim, arrijne te punesohen une personalisht e duartrokas. Por si rezultat care u perfitua nga ky program? A) Rekrutimet e te kualifikuarve ne Perendim, u bene ashtu sic mund te merret me mend, perseri ne menyre te njeanshme duke lene me dhjetera aplikante te zhgenjyer, jo nga fakti se ata nuk u perzgjodhen, por sepse ata nuk iu nenshtruan nje sistemi rekrutimi, i cili te ishte i drejte dhe i barabarte per te gjithe. B) Serish ofendoi intelektualet dhe biznesin ne diaspore por keta te mesuar me keto qendrime te te gjitha qeverive shqiptare, nuk u zhgenjyen .

Pra qeveria dhe PNUD-i shqiptar, ne vend qe te krijonin nje projekt per menaxhimin e intelekteve brenda Shqiperise, aplikon ironikisht nje projekt per punesim per disa individeve qe kane Master apo PhD dhe qe pa asnje dite eksperience pune ne profesionin qe ata jane kualifikuar, fillojne pune si profesore ne universitetet shqiptare.

Shqiperia e ka nje treg pune. Vertet nuk eshte i larmishem, kuantativ apo i mirestrukturuar por gjithsesi, mbetet treg pune qe me garanci do te jete tregu i cili me zhvillimin e tij ne Shqiperi, do te sjelle ndryshimin me te madh ne mentalitet. Dhe une besoj se pikerisht te kualifikuarit ne Perendim, duhet te jene ata qe pervec diplomave dhe kualifikimeve te sjellin me vete edhe mentalitetin qe ata kane pervetesuar ne vendin perendimor dhe bashke me te, ate te punesimit. Ata e dine shume mire se ka me mijera individe ne gjithe boten, qe megjithese kane Mastera apo PhD, punojne si kameriere apo bojaxhinj, por nuk shajne qeverine dhe nuk fajesojne asnjeri per faktin se ata nuk punojne ne profesionin e tyre sepse a) jane te ndergjegjshem per sistemin ku jetojne b) trajnohen dhe luftojne me realitetin e ashper te konkurrences gjate procesit te punesimit.

Keshilla ime e sinqerte per te gjithe keta te kualifikuar ne Perendim eshte a) ri-integrohuni ne shoqerine shqiptare ose se paku, mundohuni ta beni kete si nevoje e domosdoshme pas disa vjeteve larg Shqiperise b) mos nenvleftesoni ne asnje moment potencialin ekzistues intelektual ne Shqiperi c) pasi te keni njohur mire realitetin dhe sistemin e punesimit (ate qe eshte) ne Shqiperi, perpiquni te fitoni nje vend pune, duke perdorur te gjitha menyrat perjashto sigurisht, vetem ato qe bien ndesh me ligjin shqiptar. d) kur ta keni fituar vendin e punes, keni rastin me te mire per te sjelle ndryshimin ne sistemin e rekrutimit, duke e bere ate te drejte dhe te barabarte per ju vete dhe per te tjeret, qe do t'i nenshtrohen ketij sistemi ne te ardhmen.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›