E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arsimi privat: Berisha të mbajë premtimin për heqjen TVSH

TIRANE- Përfaqësues të institucioneve të arsimit privat në Shqipëri kanë kërkuar heqjen e TVSH-së për arsimin privat. Të mbledhur nga disa shkolla dhe universitete private, përfaqësues të tyre kanë kërkuar nga kryeministri Berisha të mbajë premtimin publik të tij, për heqjen e TVSH-së për arsimin privat brenda afateve ligjore, gjë e cila do të vinte në barazpeshë sektorin publik me atë privat. 

Përfaqësuesit e institucioneve arsimore private në vend bënë me dije se heqja e TVSH-së për arsimin privat do të ndikonte në uljen e tarifës në disa shkolla dhe universitete dhe në rritjen e cilësisë së mësimdhënies dhe infrastrukturës në disa të tjera.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›