E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pukë, akulli në rrugë problem për qytetarët, asnjë masë për shkrirjen

/>Edhe pse reshjet e borës kanë pushuar prej ditësh, në veri të vendit vazhdojnë vështirësitë. Problem shqetësues për banorët mbeten aktualisht rrugët me akull nëpër qytet, shtresat e trasha të akullit që janë ngjeshur mbi rrugët e qytetit të Pukës janë kthyer në një rrezik të vërtet për qytetarët. Ndërkaq duket se askush nuk po merr masa për përmirësimin e kësaj gjendjeje, derivat i reshjeve të rëna. Mbi to nuk është hedhur asnjë sasi kripe dhe skorie, e si pasojë gjendja vetëm sa po rëndohet çdo ditë e më tepër, pasi temperaturat disa gradë nën zero stimulojnë ngricat që janë kthyer në vështirësi serioze për qytetarët. E njëjta ankesë vjen dhe nga drejtuesit e automjeteve të cilët e kanë të vështirë qarkullimin jo me pak probleme në rrugët e qytetit. Gati e njëjta situatë problematike paraqitet dhe në qytetin e Fushe-Arrëzit rezultat i indiferencës së treguar nga pushteti vendor.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›