E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodër, austriakët dhurojnë ndihma për zjarrfikësit

/>Një delegacion austriak, i kryesuar nga kryetari i bashkisë së qytetit, Gerskershen, Ëolfgang Grosruk, vizitoi dje qytetin e Shkodrës dhe dhuroi për zjarrfikësit ndihma dhe një bazë të pasur materiale cilësore dhe profesionale. Delegacioni austriak u prit nga prefekti i Shkodrës, Maxhid Cungu, kryetari i bashkisë, Lorenc Luka dhe kryetari i këshillit të qarkut, Gjovalin Kolombi, të cilët falenderuan për bashkëpunimin e ngushtë dhe të vazhdueshëm që austriakët kanë prej shumë vitesh me qytetin e Shkodrës. Kryetari i bashkisë së Gerskershem (Austri), Grosruk tha se do të mbërrijnë edhe ndihma të tjera në pajiseje dhe mjete në mbështetje të sektorit të zjarrfiksave të Shkodrës. Ëolfgang Grosruk, deputet i parlamentit dhe kryetar i shoqatës së grupit të deputetëve të shoqatës së miqësisë Austri-Shqipëri, njohës i mirë i rajonit verior të Shqipërisë si dhe "Qytetar Nderi i këtij qyteti, theksoi se do të vijojë misionin e nisur prej vitesh në këtë qytet

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›