Tiranë, rrjedhje gazi në një pallat, zjarrfikësit shmangin shpërthimin
TIRANE – Banorët e një pallati në zonën e “Komunës së Parisit” në kryeqytet kanë dalë nga banesat e tyre pasi kanë ndjerë erën e gazit nga një apartament në katin e pestë.
Banorët lajmëruan menjëherë shërbimin zjarrfikës, për të shmangur rrezikun e ndonjë shpërthimi të mundshëm.
Mësohet se gazi ka rrjedhur nga një bombol e lidhur me sobën, ndërsa në banesë nuk ndodhej asnjeri në momentin e ngjarjes.
Në vendngjarje mbërritën menjëherë 2 mjete zjarrfikëse dhe një autoshkallë. Zjarrfikësit arritën të bllokonin rrjedhjen e gazit brenda pak minutash.
Tashmë situata është nën kontroll dhe banorët janë rikthyer në banesat e tyre.
(er.nu/BalkanWeb)