E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pukë, rreh gruan,i gjenden municione

 

PUKE – Rreh gruan me të cilën jetonte dhe e kanos me armë, prangoset 64-vjeçari. Ngjarja ndodhi në Kryezi të komunës Qafë-Mali të rrethit të Pukës, kur Pjetër Çuku ka alarmuar të gjithë fshatin teksa ka keqtrajtuar përmes dhunës fizike e ka kërcënuar se do vriste Liza Përbibën. Për të shpëtuar gruan nga dhuna e të Çukut ka ndërhyrë policia e Fushë-Arrëzit dhe ata të komisariatit të Pukës. Sipas të dhënave të para, Çuku kishte pak kohë që kishte vendosur të bashkëjetonte me Përbibën. Për arsye që ende nuk janë zbuluar nga policia, mes tyre ka nisur një konflikt, duke bërë që burri të reagojë me dhunë. Policia ka ushtruar një kontroll në banesën e tij, ku ka bllokuar dhe një armë automatike, me të cilën ai kishte kanosur gruan. Veç armës u bllokuan në cilësinë e provës dhe 6 granata, dy prej te cilave me ndezës në to, si dhe 4 mijë fishekë automatiku. Me akuzën e dhunës, tentativës së vrasjes dhe mbajtjes së municioneve pa leje, Çukut iu vunë prangat nga policia e Pukës. Ai do të merret në pyetje në lidhje me shkaqet që e shtynë drejt veprimeve të dhunshme.                                j.h

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›