Policia bashkiake vijon aksionet ndaj ndërtimeve pa leje
08/08/2011 Tiranë, bashkia bllokon një ndërtim pa leje në zonën e Laprakës
Gjoba dhe sekuestrim i materialeve të ndërtimit për dy subjekte pa leje ndërtimi
Policia bashkiake e Tiranës ka vijuar aksionin për evidentimin e ndërtimeve pa leje, ndëshkimin dhe penalizimin e shtetasve që kanë kryer shkelje në kryeqytet. Gjatë aksionit të radhës të zhvilluar paraditen e djeshme policia bashkiake ka ndërprerë punimet në një pallat disakatësh, si dhe ka bllokuar dy mjete betoniere, të cilat ishin duke punuar në objektin e ndodhur në zonën e Laprakës. Nga ana e policisë po ashtu u bë procedimi për kallëzimin e personave që ndërtonin pallatin pa u pajisur me lejen dhe dokumentacionin e caktuar nga ligji. Kryeinspektori i Inspektoratit Ndërtimor të Tiranës, Florenc Hoxha, deklaron se përgjigjja ndaj subjekteve që nuk respektojnë ligjet do të jetë e ashpër. Sipas Hoxhës, aksioni për pastrimin e ndërtimeve pa leje në kryeqytet do të vijojë edhe gjatë ditëve në vazhdim. “Këtu jemi përpara qendrës së Laprakës, ku ka një ndërtim pa leje. Kemi bërë bllokimin e një betoniere dhe një pompe betoni. Në bashkëpunim edhe me Inspektoratin Ndërtimor Urbanistik dhe Inspektoratin Ndërtimor Kombëtar është bërë e mundur marrja e gjithë procesverbaleve përkatëse si dhe janë marrë masat e duhura për të bllokuar të dyja mjetet. Do të bëhet gjithashtu kallëzim në komisariatin e policisë për personat që po bëjnë këtë ndërtim pa leje. Në të gjitha rastet në territorin brenda vijës së verdhë, pra në territorin e Bashkisë, do të merren të gjitha masat në lidhje me ndërtimet pa leje që janë ndërtuar gjatë gjithë kësaj kohe”, - u shpreh dje për mediet e pranishme drejtori i policisë bashkiake Florenc Hoxha. Gjatë këtyre ditëve kontrollet kanë vijuar në të gjithë territorin e kryeqytetit, duke evidentuar e më pas pezulluar një numër të konsiderueshëm ndërtimesh pa leje.