E Diel, 1 Nëntor 2026

Vuçiniç: Nuk kapërdihet as barazimi me Shqipërinë



Mirko Vuçiniç do të jetë rreziku kryesor për portën e Shqipërisë në ndeshjen e sotme. Një ditë para miqësores që do të luhet sot në mbrëmje në Podgoricë, ylli i përfaqësueses malaziase ka deklaruar se në këtë takim nuk do të pajtohej as me barazimin. “Mendoj se ky është një test i rëndësishëm në kuadër të eliminatoreve të ardhshme dhe për këtë arsye ne duhet ta fitojmë këtë ndeshje. Duhet ta mundim Shqipërinë sepse kështu krijojmë frymën e duhur në ekip dhe tek tifozët. Padiskutim, që Shqipëria nuk është një skuadër naive dhe nuk nga ato ekipe që thyhen lehtë, por ama nuk është as në nivelin tonë. Nuk do të kënaqesha as me barazimin në një ndeshje si kjo, sepse i kemi të gjitha mundësitë që fitojmë”, është shprehur sulmuesi i Romës për medias vendëse.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›