Puna në të zezë, biznesi kundërshton qeverinë
Konfindustira ka kundërshtuar sot qeverinë sa i përket punës në të zezë. Si përfaqësi e bizneseve ajo ka kërkuar që “puna e pasiguruar” të mos klasifikohet si “vepër penale” për punëdhënësin.
Konfindustria mendon, se mënyra me e mire për të bërë të mundur realisht dhe pa kosto ekonomike ne zhvillimin afatgjate të vendit dhe mirëqenien e qytetareve shqiptare, është para se gjithash nxitja dhe mbështetja e nismave sipërmarrëse dhe jo goditja psikologjike e tyre me masa te skajshme, siç është edhe përpjekja për te konsideruar ne ligj si vepër penale për punëdhënësin puna e pasiguruar per punëmarrësit. Është e pambështetur, qe nje marreveshje kontraktore ndërmjet paleve e arritur me vullnet te plote te konsiderohet me ligj si veper penale per njeren pale. “Duhet te kemi parasysh, se ne kushtet kur vendi eshte ne kushtet e nje papunesie mjaft te larte, informaliteti eshte mjaft i zgjeruar, sistemi i drejtesise eshte i deshtuar, nxitja dhe jo frenimi qofte edhe psikologjik i sipermarrjes, eshte domosdoshmëri” – tha Gjergj Buxhuku, përfaqësues i Konfindustrisë.