E Shtunë, 31 Tetor 2026

Librazhd, ndalohet anëtari i këshillit bashkiak

Librazhd- Policia ka ndaluar sot një nga anëtarët e këshillit bashkiak dhe anëtar i bordit të ujësjellësit, pas një denocimi të bërë në adresë të tij nga vetë kreu i Ujësjellësit të Librazhdit.

“Kreu i ujësjellësit, Petrit Zeneli ka bërë denoncim me akuzën e falsifikimit të vulës zyrtare të bashkisë, Rrapush Bahitin, i cili është edhe anëtar i këshillit bashkiak dhe anëtar i bordit drejtues të Ujësjellësit”- thanë burimet zyrtare të policisë.

Pas denoncimit të bërë, Bahiti u shoqërua në komisariat në cilësinë e të dyshuarit kryesor. Nuk ka akoma të dhëna të sakta se në cilat dokumente është përdorur vula, ndërkohë që sqarohet se çështja është në hetim e sipër.

Vetëm pak javë më parë, Bahiti bashkë me anëtarë të tjerë të bordit të ujësjellësit kundërshtoi vendosjen e drejtorit të ri në Ujësjellësin e Librazhdit, ku sherri vazhdoi për orë të tëra në zyrën e drejtorit të ujësjellësit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›