E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pendimi i Zidanit: Gabova që e godita Materacin

”Nuk kam thënë kurrë se bëra mirë që e godita Materacin. Nuk bëra mirë dhe jam i penduar”. Ky është dhe “mea culpa” i Zidanit. I rrëfyer dy vjet pas finales së famshme të Berlinit. Falë një biografie jozyrtare që do të tregojë një prapaskenë të pathënë të veprimit final të karrierës së Zizusë. Një rrëfim që ish-juventini ia ka bërë gjatë një udhëtimi në Algjeri, në dhjetor të 2006-s, të afërmit të vet, Akbou, që e shoqëronte nga Algjeri në Kabalia, vend nga e ka prejardhjen familja e Zidanit. Një udhëtim prej tri orësh, një kthim në origjinë, që e ka lehtësuar ‘rrëfimin ndaj njerëzve të tij. Një nder”. FaljaMegjithatë, një pendim i pashoqëruar kurrë me kërkesë për falje. Zidan gjithmonë ka refuzuar t’i shtrëngojë dorën Materacit dhe të mbyllë debatin që zgjat prej dy vjetësh. Në gusht 2006, në një intervistë në “Kanal+”, ai u kërkoi ndjesë të gjithë fëmijëve në botë për veprimin e papërshtatshëm. Por, për Materacin, asnjë fjalë.Libri, i titulluar ‘Zidan, një jetë sekrete” do të dalë më 24 shtator, ende nuk ka marrë mbi vete fjalët e kritikës. Zbulohet vetëm që Zizu iu ka shpëtuar dy kontrolleve të detyruara antidoping kur u përjashtua nga Kupa e Botës në 1998-n dhe 2006-n. Por, më shumë bujë ka bërë vjedhja e dorëshkrimeve në fund të majit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›