Punëdhënësit shpëtojnë nga një sërë detyrimesh, nëse punësojnë femra
12/01/2012 Qeveria miratoi programin e nxitjes së punësimit te femrat nga grupe të veçanta
Punëdhënësit që do të sigurojnë një kontratë pune në radhët e femra do të përfitojnë një sërë lehtësirash nga shteti. Në mbledhjen e djeshme qeveria ka aprovuar programin e nxitjes së punësimit te femrat nga grupe të veçanta, duke detajuar edhe lehtësitë që do të përfitojnë punëdhënësit në këtë rast. Vendimi saktëson se “punëdhënësi që punëson me kontratë me kohëzgjatje njëvjeçare punëkërkues të papunë femra nga grupet e veçanta, mund të përfitojë një financim për një vit në masën 100 për qind të sigurimeve të detyrueshme shoqërore dhe shëndetësore të pjesës së punëdhënësit, një financim për katër muaj në masën 100 për qind të pagës minimale në shkallë vendi, në muajt e pestë e të gjashtë dhe të njëmbëdhjetë e të dymbëdhjetë të kontratës punësimin deri në 100 për qind të numrit aktual mesatar të të siguruarve (të tre muajve të fundit përpara aplikimit) për mikrondërmarrjet dhe deri në 50 për qind për ndërmarrjet e tjera”. Ndërkohë kontratat e punës duhet të shkojnë për kategori të caktuara, si femra të papuna për një periudhë afatgjatë (të regjistruara si punëkërkues i papunë prej më shumë së një viti), femra që përfitojnë nga programet e mbështetjes me të ardhura, femra të trafikuara, femra mbi 50 vjeç, rome; femra me aftësi të kufizuara, vajza nëna, femra të divorcuara me probleme sociale, si dhe femra që kthehen nga emigracioni, me probleme ekonomike. Punëdhënësi që aplikon për programin e punësimit nuk duhet të ketë shkelur në të kaluarën legjislacionin e punës, verifikuar nga Inspektorati i Punës, si dhe duhet të ketë derdhur rregullisht tatimet e sigurimet e detyrueshme shoqërore dhe shëndetësore, veçanërisht për vitin e fundit.
Për të përfituar nga ky program punëdhënësi duhet të paraqesë pranë zyrës përkatëse të punësimit ku ai e zhvillon veprimtarinë, dokumentacionin e përcaktuar.
Punëdhënësi që punëson me kontratë femra të papuna përfiton:
a) një financim për një vit në masën 100 për qind të sigurimeve të detyrueshme shoqërore dhe shëndetësore të pjesës së punëdhënësit;
b) një financim për katër muaj në masën 100 për qind të pagës minimale në shkallë vendi në muajt e pestë e të gjashtë dhe të njëmbëdhjetë e të dymbëdhjetë të kontratës;
c) punësimin deri në 100 për qind të numrit aktual mesatar të të siguruarve (të tre muajve të fundit përpara aplikimit) për mikrondërmarrjet dhe deri në 50 për qind për ndërmarrjet e tjera.