Mallra drejt Kosoves bojkoti serb nxiti rritjen e eksportit
Të gjitha mallrat që Shqipëria dërgon në tregjet kosovare kanë pësuar rritje në vlerë dhe sasi krahasuar me një vit më parë. Të dhënat statistikore krahasuese që Albanian Screen ka marrë nga Instituti i Statistikave tregojnë se gjatë këtij viti kemi eksportuar më shumë mallra. Në vlerë ushqimet, pije dhe duhani është grupi i të mirave që ka pësuar dyfishim të eksporteve krahasuar me një vit më parë. 363 milion lekë janë dërguar nga janari deri në korrik të vitit të shkuar, ndërsa këtë vit eksportet arritën në 616 milion lekë.
Kërkesë të madhe ka pasur dhe për produktet kimike e plastike si dhe për këpucët e tekstilet. Sipas të dhënave krahasuese, qershori dhe korriku ishin muajt kur nga tregjet e Kosovës pati rritje të ndjeshme të kërkesës, kjo për shkak të bllokimit të hyrjes së mallrave serbe. Materiale ndërtimi me vlerë rreth 3.8 miliard lekë u dërguan në Kosovë gjatë këtij viti, çka tregon se dhe ky treg ka kërkesë të madhe, pasi një vit më parë eksportet ishin rreth 2.9 miliard lekë.
Në total nga janari deri në korrik Shqipëri ka eksportuar drejt shtetit më të ri në botë rreth 7.1 miliard lekë mallra, kundrejt 5.2 që eksporti një vit më parë. Importet kanë njohur një rritje modeste, ku peshën kryesore e kanë zënë mineralet dhe materialet e ndërtimit. Rreth 2 miliard ishin importet nga Kosova në 2010, ndërsa këtë vit janë 2.6 miliardë. Në një forum biznesi të mbajtur para pak ditësh në Tiranë, drejtues të Odës Ekonomike dhe biznesmenë kosovarë thanë se tanimë tregjet e Kosovës do të furnizohen nga Shqipëria, pas vendimit për bojkot të mallrave serbe.
Florian Papadhimitri