"Albtelekom", në shitje para zgjedhjeve
Zyrtarizohet shitja e paketës shtetërore të "Albtelekom", edhe pse ndodhemi fare pranë zgjidhjeve parlamentare. Kryeministri Sali Berisha deklaroi pak kohë më parë se, nuk do të kryheshin më privatizime, të paktën tre muaj para fushatës, por faktet tregojnë të kundërtën. "Shqip" zbulon dokumentet zyrtare që vërtetojnë nisjen e garës për shitjen e 16 për qind aksione të shoqërisë të telefonisë fikse. Më 6 prill, rreth një muaj më parë, Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës ka zhvilluar tenderin për të përzgjedhur shoqërinë konsulente, e cila do të bëjë vlerësimin e paketës shtetërore në "Albtelekom", që aktualisht zotërohet 76 për qind nga turqit e CETEL të "Çalik Group", kurse pjesa e mbetur kontrollohet nga punonjësit, ish-pronarët etj. Për të gjetur konsulentin më të mirë, i cili garanton një fitues strategjik, qeveria ka vendosur si fond special rreth 250 mijë dollarë. Burime zyrtare nga METE thonë për gazetën se në datën e tenderit morën pjesë 6 shoqëri të interesuara, kurse një tjetër nuk u pranua për faktin e vonesës në paraqitjen e dokumenteve.
Procesi
Edhe pse thyen vendimin për të mos shitur asnjë aset shtetëror tre muaj para zgjedhjeve, qeveria e bën më të dyshimtë procedurën e tenderit, duke mos publikuar të dhënat rreth procesit, i cili ka nisur dy muaj më parë. Nevoja për para e detyron Kryeministrin të shesë rreth 16 për qind të aksioneve në kohë rekord. Sipas Ministrisë së Financave, mendohet të sigurohen nga privatizimet rreth 250 milionë dollarë, por pa identifikuar burimin. Sikurse dihet, privatizimi i INSIG-ut po shkon drejt dështimit, ai i kolaudimit të automjeteve nuk u mësua se nëse kontrata është lidhur, kurse të tjera janë në proces. "Albtelekom" mbulon 90 për qind të tregut, kurse pjesa e mbetur zotërohet nga operatorët ruralë. Në këtë pikë, qeveria synon të fusë në arkën e shtetit të ardhura të konsiderueshme, aq të nevojshme në këto kohë krize.
Kriteret
Konsulenti i huaj duhet të ketë burime financiare të nevojshme për realizimin e objektit të prokurimit dhe mban përsipër çdo rrezik që mund të ndodhë siç parashikohet apo nënkuptohet në kushtet e përgjithshme dhe të veçanta të kontratës. Pra, jo vetëm që duhet të garantojë një privatizim të suksesshëm, por duhet të asistojë qeverinë në të gjitha negociatat që do të kryejë në lidhjen e kontratës. METE thekson se, dokumentet që provojnë burime të mjaftueshme financiare përfshijnë të paktën dy referenca nga institucione financiare (banka ose institucione financiare) për kredibilitetin e shoqërisë në vlerën jo me
pak se 10 për qind të fondit limit që do të prokurohet.
Strategjia
Si e paraqet
METE shoqërinë
Për të pasur interes të lartë nga të huajt për blerjen e shoqërisë, qeveria paraqet në dokumentin e privatizimit një panoramë jo shumë të qartë. Që në fillim thuhet se, "Albtelekom"-it i është dhënë licenca e tretë celulare, ku shoqëria zotëron 100% të aksioneve. Sipas METE-s, "Albtelekom" zotëron rreth 90% të linjave të telefonisë fikse në Shqipëri. Për vitin 2008 numri i pajtimtarëve të operatorëve të rrjeteve telefonike fikse ishte rreth 320 mijë, çka përbën një normë penetrimi prej 10% në krahasim me 45% në vendet e BE. Tregu i shërbimeve celulare ka pasur rritje të ndjeshme vitet e fundit. Në fund të vitit 2008, numri i përdoruesve celularë arriti rreth 2,9 milionë përdorues, që përbën një normë penetrimi rreth 92%. Ministria nuk jep të dhëna financiare për kompaninë, ndërsa nga konsulenti i huaj pret që të mësojë realisht sa vlejnë aksionet që do të shesë.