Punëtorët e KEK-ut dhe menaxhmenti ndihmojnë Shkodrën me mbi 33 mijë euro

Prishtinë, 14
janar NOA - Të gjithë punëtorët e KEK sh..a. dhe menaxhmenti i korporatës për të
ndihmuar sadopak situatën e rëndë të krijuar në veri të Shqipërisë nga reshjet
e fundit, kanë vendosur ti bashkohen iniciativës së Qeverisë së Kosovës për të
ofruar mbështetje financiare për banorët e Shkodrës me rrethinë të afektuar nga
situata e reshjeve.
Duke e parë
situatën e rëndë që mbizotëron në këtë pjesë, kanë ndarë nga pagat e tyre
shumën totale prej 33,572 Euro.
Kjo ndihmë vije
pas ndihmës që KEK i ka dhënë korporatës simotër KESH duke marrë energji
elektrike aq sa e duron rrjeti i transmisionit nga fundi i dhjetorit dhe gjatë
janarit. KEK bëri të diture me KESH ka bashkëpunim të shkëlqyer.
Në vazhdën e këtij
bashkëpunimi KEK sh.a. ka shprehur gatishmërinë e plotë të mbetet në
dispozicion për të ofruar çfarëdo mbështetje teknike ndaj KESH dhe Shqipërisë në
këto momente të vështira, në mënyrë që të vazhdojë të jap ndihmën për
tejkalimin e kësaj situate thuhej në deklaratën e KEK lëshuar sot.
k.k/NOA