E Diel, 1 Nëntor 2026

Zëvendëspresidenti i Parlamentit Europian, Topallit: Kundër çdo bojkoti

Tiranë, 15 Janar NOA - Gjatë vizitës së saj në
Bruksel, Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli  u prit në një takim nga
Zëvendës presidenti i Parlamentit Europian, përfaqësues i grupit socialist
në PE, Libor Rouçek.

Një njohës i mirë i Shqipërisë gjatë viteve si
raporter dhe në vijim, zoti Rouçek tha se vlerëson shumë hapat që Shqipëria ka
bërë drejt BE-së si dhe për plotësimin e angazhimeve për liberalizimin e
vizave.

Pas takimit, zoti Ruccek i pyetur nga mediat
për bojkotin e opozitës tha: Unë jam kundër çdo bojkoti. Në një demokraci ne
zhvillojmë zgjedhje, ndonjëherë fiton, ndonjëherë humb, por duhet të pranosh
rezultatin. Parlamenti është zemra, është qendra e demokracisë.

Lidhur me liberalizimin e vizave zoti Ruçek
tha se në vizitën e fundit të tij në Shqipëri ka parë punën e madhe të bërë
për  Kartat e Identitetit, pasaportat biometrike, sigurinë e kufijve,
duke  shprehur bindjen se  liberalizimi i vizave për Shqipërinë do të
ndodhë në  korrik 2010.

r.b/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›