Punëtorët e "fabrikës së vdekjes" hyjnë në grevë urie
Pas më shumë se dy muajsh, punëtorët e Gërdecit kanë menduar t‘i japin njëherë e mirë zgjidhje problemeve të tyre akute.
Që nga 15 marsi kanë dëgjuar shumë premtime, kanë pritur shumë nga qeveria qendrore dhe ajo vendore, por në fakt veç 100 mijë lekëve të reja, nuk kanë marrë asgjë tjetër. Më shumë se të nervozuar, të acaruar nga kjo gjendje, janë hedhur në grevë urie. Dje, ish-punëtorët e fabrikës së Gërdecit hynë në grevë urie pa afat. Sipas tyre, kjo është rruga që kanë gjetur për të vazhduar komunikimin me përfaqësuesit e qeverisë. Pak kohë më parë, në takimin që ata patën me Presidentin e vendit Bamir Topi, ju premtua se për një kohë të shkurtër do të bisedoheshin problemet e tyre, ndërsa zgjidhja nuk do të ishte e pamundur.
Por tashmë që janë hedhur në grevë, ish-punonjësit e fabrikës së demontimit të armëve thonë se askush prej tyre nuk do të dalë nga greva e urisë deri në plotësimin e kërkesave të tyre, ashtu siç iu ishte premtuar. Punëtorët kërkojnë lindjen e një pensioni familjar prej 40 mijë lekësh për personat që humbën jetën nga shpërthimi i 15 marsit, ndihmë emergjente 400 mijë lekë të reja për çdo punëtor si dhe dëmshpërblim. Për personat e plagosur në fabrikë kërkohet dëmshpërblim prej 150 mijë lekësh të reja, rrogë për një vit, si dhe asistencë për vitin tjetër. Pjesë e kërkesave është edhe lidhja e sigurimeve shoqërore sipas vështirësisë. Punëtorët kanë kërkuar gjithashtu dëmshpërblim dhe shpenzimet e varrimit për personat që ende nuk i kanë marrë. Kërkojnë që t‘u njihen sigurimet shoqërore që u kishte premtuar kompania "Albademil" që nga data 1 qershor 2006 deri më 15 mars 2008, ditë kur ndodhi shpërthimi. Po ashtu ata kërkojnë që t‘u dëmshpërblehen mjetet motorike, automjetet, motoçikletat, mjetet bujqësore deri dhe shpenzimet e varrimeve të viktimave. Shtatë ish-punëtorë të ish-fabrikës së demontimit të armëve në Gërdec që mbijetuan nga tragjedia kanë hyrë në grevë urie. Duke përfaqësuar edhe familjet e ish-kolegëve të tyre që tashmë nuk jetojnë më, ata kërkojnë që qeveria t‘i mbështesë financiarisht.
"Kërkesat tona janë: 400 mijë lekë të reja, 1 vit rrogë, 500 mijë lekë në muaj, kërkojmë një vit asistencë, sepse nuk mund të përballojmë fizikisht punën pasi jemi me një këmbë në varr e një këmbë jashtë, i lutemi qeverisë të na përgjigjet sa më shpejt se ndryshe deri në vdekje nuk i ndahemi grevës së urisë. "Qeveria na ka plotësuar vetëm një kërkesë, një milion lekë të vjetra s‘na dalin as për ilaçe dhe kafe nuk na dolën", tha Adriatik Spahiu, ish-punonjës. Ish-punëtorët kërkojnë që familjet që kanë humbur familjarët t‘i lidhet një pension prej 40 mijë lekësh. "Nuk patëm reagim as nga pushteti qendror dhe as nga pushteti lokal, kështu që shoqata duke parë gjendjen tepër të keqe të punonjësve, duke parë që ata janë të paaftë për punë, fëmijët e tyre nuk kanë të hanë, nuk kanë ilaçe sepse shumica e tyre janë të dëmtuar, fizikisht, moralisht dhe ekonomikisht, u hodhëm në grevë. U janë dëmtuar shtëpitë, sepse kanë qenë banorë të zonës. Shteti as nuk i ndihmoi, nuk u përgjigj, as nuk vuri dorën, dora e ftohtë e shtetit në këtë rast. Ne u detyruam të hymë në grevë urie. Kjo grevë do të mbarojë kur shteti të plotësojë kërkesat këtyre njerëzve që po vuajnë sot, po vuajnë nga një krim shtetëror", theksoi kreu i Shoqatës së Gërdecit, Andi Belliu.
Kërkesat
Dëmshpërblimet dhe
shpërblimet monetare
Ish-punonjësit e Gërdecit kërkojnë nga qeveria zgjidhje të menjëhershme për problemet e tyre monetare. Ata duan që të mbahen të gjitha premtimet që i janë bërë, duke përfshirë këtu dëmshpërblim monetar, dëmshpërblim për shtëpitë e prishura, asistencë dhe rrogë për dy vjet. Ish punonjësit kërkojnë njohjen e sigurimeve shoqërore nga qershori i vitit 2006 deri në mars të 2008-ës. Ata kërkojnë që për të gjithë familjarët që kanë humbur të afërmit dëmshpërblim dhe njëkohësisht dhe pagesat e ceremonisë së varrimit të tyre. Ish-punonjësit e fabrikës së Gërdecit kërkojnë dëmshpërblim për mjetet e punës, automjetet, mjetet bujqësore për të gjitha dëmet materiale, kërkojnë rrogë për një vit me radhë dhe asistencë për një vit. Ish-punonjësit e fabrikës së Gërdecit thonë se nuk janë në gjendje të punojnë, janë të dëmtuar fizikisht, moralisht dhe ekonomikisht. Ata vlerësojnë se dëmi që iu shkaktua erdhi si pasojë e një krimi shtetëror, prandaj kërkojnë minimalisht zhdëmtim në vlera ekonomike, pasi të afërmit që humbën askush nuk mund t‘i rikthejë në jetë.