E Shtunë, 31 Tetor 2026

SUPLEMENTI/Deputetët, si sillen me ata që i votojnë

Një hallkë e ndërmjetme në një sistem garancish

Zyrat e deputetëve për shumëkënd që jeton në një qytet të madh apo në fshatrat që ndodhen larg qendrës së komunës, janë një fjalë e panjohur. Edhe nëse njihen, më shumë nënkuptohen si dhoma elektorale të mbushura me postera dhe broshura atë fushatave, në muret dhe xhamat e fasadave të të secilave përfytyrohet fotografia e deputeti aktual që kërkon të rifitojë mandatin 4-vjeçar. E po ashtu, në këtë kuptim të përkohshëm të funksionit, perceptimi i qytetarëve është edhe më i pjesshëm sesa ai kohor, pasi të paktë janë ata që drejtohen në një zyrë deputeti për të folur me të apo sekretarin e tij. Për sa kohë qytetarët jo-antërë të partive, nën efektin e pakënaqësisë së tranzicionit e jetojnë politikën me skepticizëm, rrallë herë drejtohen në këto zyra në periudhat mes zgjedhjeve. Por për ata që e njohin funksionin e këtyre zyrave, ndonjëherë është e pamundur që t‘i vizitojnë ato për të takuar "deputetin e zonës". Atyre u duhet shpeshherë që të marrin rrugën për në zyrat e Kryesisë së Kuvendit dhe në dyert e sallës së seancave plenare, me qëllimin për të marrë përgjigje për ankesat apo kërkesat që kanë për tu shprehur përfaqësuesve të tyre në organin më të lartë kushtetues, Kuvendin e Shqipërisë. Ndërkohë që një shumicë e votuesve janë të painteresuar për të marrë kontakte me deputetët apo nënpunësit e këtyre zyrave. Përkohshmëria e funksionimit të këtyre zyrave apo dhe shfrytëzimi i pakët i tyre nga ana e qytetarëve, ndodh për shkak të mungesës së traditës së këtij riti apo zakoni për arsye të moskuptimit dhe paqartësisë së funksionit demokratik së këtij instrumenti.

Në një këndvështrim të jashtëm dhe mbase sipërfaqësor, përshkrimet e mësipërme duken korrekte ndaj realitetit. Por kur flasim për një sjellje politike të caktuar të politikanë ve apo të qytetarëve, nuk ka rëndësi ajo që ndodh, përpara asaj që duhet të ndodhë. Pra diskutimi për perceptimin e zyrave të deputetëve nuk mund të shihet kaq thjesht si një ritual takimesh mes të zgjedhurve dhe zgjedhësve, por duhet shtruar si një simbolikë tejet e rëndësishme për sistemin politik. Sepse këto zyra nuk janë një vendtakim fizik, por mbi të gjitha një hallkë tejet e rëndësishme në komunikimin politik, megjithëse tradita e këti "zakoni" është e re dhe ende në fillimet e saj. Komunikim që i jep kuptim përfaqësimit, ose e thënë ndryshe "fjalëkalimit‘ më të rëndësishëm për të hyrë në fjalorin e demokracisë. Pasi demokracitë moderne nuk kanë kuptim nëse nuk "mbushet" hendeku që krijohet gjatë proceseve zgjedhore mes deputetëve dhe zgjedhësve. Sepse qëllon që realitet politike qoftë lokale por edhe ato në nivel qëndror të ndryshojnë gjatë një mandati legjislativ. Shoqeria politike apo civile (jo në kuptim banal të fjalës) është një trupë në lëvizje, ndryshim dhe përshtatje. Sepse interesat janë të tilla. Si ato të ligjvënësve, si ato të qytetarëve. Jo gjithçka thuhet e premtohet në një fushatë elektorale ndodh në katër vite. Është në natyrën e shoqerisë njerëzore që të ecë në një rrugë pafund kërkimi, diskutimi të lirë dhe rrethanash që ndryshojnë herë pas here. Dhe kur flasim për pushtetin, padiskutim që ai është i prirur nga natyra e vet që të prodhojë abuzim dhe distancë me qytetarin. Ndaj shqetësimi demokratik i përhershëm është ai i kontrollit të pushtetit në mënyrë që ai mos t‘i shërbejë vetes por qytetarit. Në këtë kuptim deputetët nuk mund të përjashtohen nga ky rregull, pasi ata mbase janë njerëzit më me pushtet në një sistem të demokracisë përfaqësuese. Ata janë njerëzit e zgjedhur drejtpërdrejtë për të ushtruar sovranitetin e deleguar të qytetarëve. Ata janë mekanizmi që prodhon qeveritë, ashtu edhe siç mund t‘i rrëzojnë ato. Ata janë fillimi dhe fundi përtej votës së qytetarëve. Nëse ky mekanizëm nuk funksionon, i gjithë sitemi do të vuajë.

Ndaj edhe marrja në shqyrtim e funksionit të parlamentit nuk mund të konsumohet vetëm brenda mureve të sallës së seancave plenare. Fjalimet e deputetëve, votat e tyre janë prodhim i vullnetit të lirë që ata përfaqësojnë. Një vullnet i tjetërkujt, atyre që i votojnë. Për këtë arsye deputetët nuk mund të kufizojnë veprimtarinë e tyre vetëm në foltoren e parlamentit, sallat e komisioneve dhe studiot televizive, por duhet t‘i kushtojnë rëndësi komunikimit me zgjedhësit e tyre. Më cilësinë e tyre përfaqësuese, ata kanë mundësinë që të jenë zëdhënës të përditshëm të interesave të qytetarëve. Por ndërkohë mund të ngrihen edhe dy pyetje kundërshtuese në lidhje me funksionimin e zyrave të deputetëve si mekanizëm i domosdoshëm demokratik.

Së pari, mos abuzohet me këtë kërkesë për të patur vazhdimisht të pranishëm deputetët në zonat e tyre elektorale ndërkohë që decentralizimi i pushtetit e ka afruar tashmë qeverisjen me qytetarët? Dhe jo pa të drejtë kjo pyetje ia vlen të merret në shqyrtim, pasi pjesa dërrmuese e shërbimeve publike sot i ka kaluar pushtetit vendor. Një pushtet që në pamje të parë nuk ofron ndonjë dallim nga ai i deputetëve, për sa kohë kryetarët e bashive dhe komunave e anëtart e këshillave të këtyre njësive të qeverisjes, janë të zgjedhur po drejtpërdrejtë nga qytetarët. Pra janë po aq legjitim. Mos kjo situatë do të prodhonte një mbiqeverisje, apo ndërlikim të sistemit të institucioneve publike? Akoma më tej, nuk do të ndesheshim me cenim të autonomisë vendore, nëse do ti kërkonim deputetëve që të kqyrnin punët e bashkisë së tyre, kur dikush tjetër është zgjedhur për ta drejtuar atë në bazë të vullnetit të lirë të qytetarëve. Përgjigja do të iështë jo. Një arsye është sepse në këtë rast deputetët do të ushtronin një presion veçse pozitiv ndaj pushteit vendor, ç‘ka është një mekanizëm jo formal, por tejet i rëndësishëm i politikës në funksion të llogaridhënies. Po ashtu pjesmarrja e deputetëve në çështjet e komuniteteve do të shërbente edhe si përçues i interesave të një komuniteti nga niveli lokal në atë qëndror. Pavarësisht nga kompetenca e gjërë e pushtetit vendor aktualisht në Shqipëri, burimet e pamjaftueshme dhe pamundësia e trashëguar për të ofruar shërbime publike moderne dhe eficente, e bëjnë të domosdoshme këtë nyje komunikimi mes dy niveleve të qeverisjes. I jëjti argument vlen edhe në rastin e kundërt, kur një eksperiencë pozitive dhe novatore në nivel lokal, mund të shërbejë si shembull për qeverisjen qëndrore ç‘ka do e kthente atë nga një eksperiencë lokale një model të normuar më pas në parlament. Pra një deputet jo vetëm shndërrohet në një mekanizëm presioni në interes të qytetarëve drejtuar pushtetit vendor, por mundet që të përçojë presionin pozitiv të qeverisjes vendore në drejtim të asaj qëndrore.

Së dyti, do të lindte pyetja nëse intensifikimi i ushtrimit të pushtetit të deputetëve, do të krijojë një hendek mes përfaqësimit të interesave të komuniteteve që kanë zgjedhur deputetë të mazhorancë dhe të tjerave që kanë zgjedhur një deputet të opozitës? Edhe në këtë rast përgjigja nuk do të konfirmonte skepticizmin. Pasi në të dy rastet, deputetët janë të motivuar që të konkurojnë mes njëri tjetrit për tu bërë avokatë të interesave të zgjedhësve të tyre. Ai që është më i pranishëm në kominitetin e tij, apo ushtron presion avantazhues ndaj qeverisjes, i shton vetes shanset për t‘u rizgjedhur. I njëjti argument vlen edhe për pushtetin, pasi diferencimi apo diskriminimi i një zone të caktuar për shkaqe politike, do të ulte shanset për të synuar fitoren në një zonë të quajtur "kundërshtare". Janë të pakta zonat elektorale, në të cilat fituese e zgjedhjeve ka rezultuar e njëjta parti politike në disa procese zgjedhore radhazi. Ndaj defekti i supozuar mund të shndërrohet në avantazh.

Si përfundim, mund të thuhet se në kushtet e demokracive liberale apo moderne perëndimore, shqetësimi nuk është mbingarkesa e rrjetit kontrollues të pueshtetit, por e kundërta. Sa më pak hallka të ketë mes qytetarëve dhe qeverisjes, aq më i ulët është niveli i demokracisë apo aq i lartë është deficiti demokratik. Përderisa demokracia e sotme nuk ushtrohet si ajo greke e zanafillës p[ër shka të pamundësisë së të qënit "demokraci e qytetit", kërkohet që në mënyra të ndryshme të ghehen mekanizma zëvendësues së përfaqësimit dhe diskutimit të drejtpërdrejtë. Thirrja në ndihmë e ndarjes së pushteteve, shoqërisë civile, medias, grupeve të interesit, sondazheve si mekanizma kontrollues, ka rezultuar si zgjidhje me shumë aktorë të rinj por me një rezultat të vjetër. Sovranitetin e qytetarëve në marrjen e vendimeve të përbashkëta. Ndaj e dhe zyrat e deputetëve, megjithëse ndodhen në një periudhë tranzitore, përbëjnë një mekanizëm të domosdoshëm për forcimin e demokracisë. Aq më tepër që në kushtet e një demokracie parlamentare si e jona, roli dhe funksioni aktiv i të zgjedhurve direkt merr përparësi të padiskutueshme. Askush më shumë se deputetët është mbartës i interesave të qytetarëve dhe vullnetit të tyre të lirë.

Konsolidimi i mekanizmit të zyrës së deputetit, duhet parë si një mundësi që i jepet sistemit politik për të qenë transparent, i përgjegjshëm dhe i kontrolluar. Ky proces nuk ka pse të ndalet pavarësisht nga sistemet zgjedhore që do të aplikohen në të ardhmen. Formulat zgjedhore janë teknika të përfaqësimit dhe që mundohen të përmirësojnë atë, ndërsa afrimi i mëtejshëm mes të zgjedhurve dhe zgjedhësve është parim i pandryshueshëm.

Edvin Kulluri

Pedagog në Universitetin "Polis: dhe ndihmëskëshilltar pranë Kryeministrit

Zyrat e deputetëve si instrument për përmirësimin e demokracisë

Zhvillohej një Konferencë në Botsvana në vitin 1994 për "Demokracinë në Afrikë", dhe iështë një kohe kjo kur vetëm Botsvana mund të dukej një qoshe gjysëm mikpritëse ndërsa aty pranë në vendin fqinj nuk fliste politika por armët dhe grupet e armatosura. Nuk u kutptua kurrë përse Fondacioni Gjerman ‘Friedrich Ebert‘ i SPD pagoi për këtë Konferencë, ‘pour encourager les autres‘, apo për të mbajtur në këmbë qeverinë e atëherëshme të Botsvanas (sjellim në vëmendje këtu faktin se Shefi i Financave të partisë në pushtet kishte fluturuar beftas për në Brazil me një "fetë" shume të madhe)? Megjithatë ajo që ndodhi iështë se Partia në Opozitë i kritikoi dhe u ndërkrye me ta publikisht, duke dhënë provën se tashme në këtë vend të vogël afrikan kishte politikë, politikë e vërtetë, politikë publike në Botsvana - ose politikë e përcjellë publikisht. Opozita sapo kishte marrë kontrollin e Këshillit Bashkiak të Kryeqytetit nëpërmjet zgjedhjeve të ndershme dhe të lira, të cilin plot dhimbje gjithashtu qe detyruar shumë shpejt ta shpërndante dhe dorëzonte tek Ministria e Brendshme. Mund të rithemi sërish se gjithësesi kjo iështë politikë, por një politikë e ashpër, e egër, ndoshta pikërisht ajo lloj politikë me anë të së cilës politikanët me aq meritë ia dalin mbanë të diskreditojnë vetë POLITIKEN.

Sidoqoftë, gjatë kësaj Konference ndodhi një incident i bujshëm dhe plot qetësi kahkohësisht. Një diplomat i ri Sovjetik me detyrë në Zambia, shpërndau një fjalim prej 80 faqesh mbi çështjet ndërkombëtare të Presidentit Gorbaçov. E kur e pyetën këtë diplomat të ri, nëse kishte ndonjë pasazh të posaçëm që ai donte pjesëmarrësit të lexonin në veçanti, ai e vuri gishtin tek vetëm një fjali,:"Duhet të ketë një zgjidhje politike për çështjen e Afrikës së Jugut".

Kjo fjali e vetme e mbytur dhe fshuehur mes 80 faqeve fjalim, iështë kuptimplotë dhe tejet e rëndësishme. Kjo fjali nënkuptonte: Jo më financime sovjetike për krahun militar të ANC.

Nënkuptonte: Që cilido të ishte presioni i mbetur dhe i mundshëm i sovieteve mbi Qeverinë e Afrikës së Jugut, do të përdorej për të gjetur një kompromis mes politikës së pozicionit të ngurtë për supermacinë e të bardhëve, me politikën e një njeri, Një Votë- (do të duheshin edhe 4 vjet më tutje që ANC të fillonte të fliste për "Një Person, Një Votë".)

Gorbaçovi kishte kuptuar se jo të gjitha format e Rregjimeve janë Politike. Ndoshta nuk ka të ngjarë që ai të ketë lexuar asokohe intelektualët disidente të Gjermanisë Lindore apo Marksistët vetullgjerë të Perëndimit gjatë kohës që ishin zellshëm, kujdeshëm e punëplotë te angazhuar në "rizbulimin e politikës" (dihet që pjesa tjetër e menditarëve të Perëndimit kurrë nuk e humbën apo zbehën POLITIKEN).

Ka rrethana kur pushteti nën kontroll dhe nën dispozicion nuk është i mjaftueshëm, apo kur edhe më të pushtetshmit fillojnë të dyshojnë se monopoli i tyre i pushtetit nuk mund të vijojë pafundësisht.

"Duhet të ketë një zgjidhje politike për çështjen e Afrikës së Jugut". Duket se soji i ri i diplomatëve ruse kishte vënë re se udhëheqësit e regjimeve afrikane kishin filluar të mbërrinin në të njëjtin konkluzion pothuajse në të njëjtën kohë. Ishin në kërkim të POLITIKES.

E pra ndoshta mund të ketë elemente të POLITIKES brenda totalitaristes, autokratikes, apo formave të tjera të kësollojshme të qeverisjes, e gjithësesi kjo nuk konstituon një formë politike të rregjimit.

Pushteti politik është i bazuar nën njohshmërinë dhe parapamjen se ka interesa dhe vlera ndër-kundërshtuese, të cilat duhet të përqasen, dhe se procedurat publike për të mbërritur në kompromise të pranueshme mund të institucionalizohen.

Mirëkuptimi ynë është i gjerë kur sjellim këtu arsyetimin se disa shoqëri tribale janë më POLITIKE se disa të tjera, kur të Moçmit apo Pleqtë ulen në një rreth për të diskutuar se si doket dhe zakonet e pandryshueshme mund të aplikohen në rast të veçuar, në vend që të jetë SHEFI ai që deklaron normën apo ligjin. Mirëkuptimi ynë është i gjerë edhe kur themi se kishte më shumë POLITIKE në Kremlinin e Brezhnevit se sa në atë të Stalinit. Për ta qartësuar pikëpamjen po themi këtu se praktikat e ndërvarura nga POLITIKA, në çdo form shoqërie, nën një korrnize rregullash të marrëveshur për forcimin e shtetit dhe mbajtjen e institucioneve të përbashkëta dhe të pranuara, janë me lehtësisht të aplikueshme brenda një vendi se sa në marrdhëniet midis vendeve.

POLITIKA qëndron në dy parakuështë, sociologjik dhe moral. Aspekti sociologjik është se shoqëritë e civilizuara janë të gjitha komplekse dhe trashgueshmerisht pluraliste, edhe kur apo nëse (me shprese themi, se është më e lehte kur i referohemi dekadave të shkuara),padrejtësitë klasore, gjinore, diskriminimet, etj, mund ta zhdukin-(përkohësisht) apo radikalisht zvogëlojnë këtë pluralizëm. Aspekti moral konsiston në atë se është normalisht më e lehte ti përqasësh dhe pajtosh interesat dhe vlerat ndërkundërshtuese, në vend që t‘i ushtrosh trysni dhe tentosh ti ndrydhesh apo njëhsosh papushim.

Ndërsa shumë nga sjellja politike është prudente, këtu ka gjithmonë një kontekst moral: disa kompromise ne mendojmë se janë të gabuara të bëhen, dhe disa mënyra njëhsimi apo ndrydhjeje qofshin këto edhe mbrojtëse janë shumë mizore,të papërshtatshme apo të paqarta.

Këto mendime udhëtojnë me ne edhe sot në ditët që jetojmë.

Hannah Arendt iështë goxha më e zgjuar se sa Clauswitz dhe Dr.Kissinger kur ajo tha se dhuna është "RENIA E POLITIKES, E KURRESESI, ‘VAZHDIMI I SAJ ME MJETE TE TJERA‘.

Teorite politike dhe në fakt mendimet e përbashkëta të qytetarëve të thjeshtë përdorën për të lundruar midis idealistëve dhe shkollave utilitariste, apo midis atyre që Kanti i quante kategoritë imperative të etikës dhe arsyes praktike.

E gjithë kjo që kam parashtruar deri me tash e bën më të lehtë ndonëse e lë të hapur e të paështërruar argumentin tim se është më e lehtë që ne të qeverisemi politikisht.

Aristoteli ka thënë se si pjesë e një jete të mirë , që të plotësojmë humanitetin tonë, ne duhet të hyjmë ne POLIS si qytetarë, e në MARREDHENIE POLITIKE me qytetare të tjerë. Të jesh POLITIK, të jetosh në POLIS, nënkupton se gjithçka vendoset nëpërmjet fjalëve dhe bindjes e asesi nëpërmjet dhunës..

Hannah Arendt përmbledh"vet-kuptueshmëtine Greke të detyrosh njerëzit me forcë, të komandosh, urdhërosh në vend që të bindesh, iështë mënyrë parapolitike.. karakteristike kjo e jetës jashtë POLIS".

Për të mbërritur në qëllimin kryesor të këtij punimi duhet të themi se Parlamentarët janë ata që nëpërmjet zgjdhjeve të lira përqendrohen në POLIS për të përfaqësuar qytetarë të tjerë.

Andaj edhe mbajtja e komunikimit të vazhdueshëm mes deputetëve dhe qytetarëve hyn gjithësesi tek kategoritë imperative të etikës dhe arsyes praktike.

Në fokusin tonë janë zyrat e deputetëve, të cilat ne i konsiderojmë si një domosdoshmëri funksionale për mbajtjen në këmbë të POLITIKES në qytetin tonë, në vendin tonë, cilidoqoftë sistemi elektoral.

Ndonëse buxheti i shtetit shqiptar ka në qendër të vëmendjes së tij prioritete të tjera, të cilat janë mirë të arsyetura për shkak të gjendjes që ne të gjithë e kemi fort të pranuar bashkarisht, do të theksonim me kurajo nevojën që ta shohim parashikimin në zërat e buxhetit për parlamentin shqiptar ngritjen e zyrave të pajisura me stafet përkatëse për secilin nga deputetët shqiptar, si një instrument i shkëlqyer dhe i pranuar për të përmirësuar dhe përforcuar demokracinë, por edhe për të dëshmuar qëndrimin e qartë në favor të SHTETIT TE SE DREJTES DHE SHTETIT POLITIK.

Deputet duhet të shndërrohen në plotshmëri, në ato institucionet që në POLIS, kanë njohshmërinë dhe parapamjen se ka intersa dhe vlera ndër-kundërshtuese, të cilat duhet të përqasen, dhe se procedurat publike për të mbërritur në kompromise të pranueshme mund të institucionalizohen.

Zyrat e Deputëtve e kësisoj institucionalizimi i të Zgjedhurit do ta përqasë vendin tonë me standartet që sot vetë vullneti politik për Integrim në NATO dhe BE e kërkon, pra POLITIKA NE SHERBIM TE QYTETARIT.

Xherina Haxhillari

Ass/Pedagoge në Universitetin Kristal

Zyra e deputetit në strukturën e re zgjedhore

Një nga cilësitë më të rëndësishme të demokracive përfaqësuese është interesi ndaj fuqizimit të mëtejshëm të lidhjeve ndërmjet qytetarit dhe shtetit. Teoritë e alternativave racionale institucionale sugjerojnë se struktura zgjedhore influencon në komunikimin dhe marrëdhënien ndërmjet qytetarit dhe ligjvënësit si dhe në cilësinë e demokracisë përfaqësuese. Rregulla të tjera që ndikojnë në këtë proces përfshinë rëndësinë e përmasave të rajonit (numrin e ligjvënësve që i përkasin rajonit), centralizimi i procesit të përzgjedhjes së kandidatit brenda partisë si dhe përdorimi i afateve të kufizuar legjislative.

Zgjedhjet legjislative në Shqipëri bazuar dhe në ndryshimin kushtetues të ligjit zgjedhor pak kohë më parë, kanë si qëllim ti sigurojnë çdo komuniteti gjeografik një zë mbi çështjet kombëtare si dhe mbajtjen e të zgjedhurve përgjegjës dhe reagues ndaj problemeve lokale. Nga praktikat e vendeve të tjera ku ligji zgjedhor është i ngjashëm me atë shqiptar konstatohet se, deputetët janë më llogari-dhënës ndaj liderëve partiak se sa ndaj aktivistëve lokal, kjo veçanërisht në ato qarqe ose rajone ku numri i deputetëve konsiderohet relativisht i lartë. Listat e mbyllura partiake besohet se ndihmojnë në disiplinimin dhe kohezionin e të zgjedhurve legjislativë mbi çështjet programore të partisë që i ka nominuar ata, për sa kohë lidershipi ka autoritetin të sanksionojë rebelët duke refuzuar ri-kandidimin e tyre.

Nëse struktura zgjedhore ka rëndësi në mënyrën se si qytetarët zgjedhin përfaqësuesit e tyre atëherë në lidhje me këtë marrëdhënie ngremë tre pyetje: A ka evidencë të qartë që mënyra e strukturës zgjedhore ndikon në forcimin e komunikimit të deputetit dhe zgjedhësve? A kanë të gjithë qytetarët e një zone elektorale të njëjtin kontakt me të zgjedhurit e tyre, apo ka kontraste të rëndësishme midis grupeve sociale si shkak i diferencave klasore, të ardhurave, të moshës, të edukimit, të gjinisë ose etnisë? Sa larg shkon qëndrimi politik në vlerësimin se si duhet vazhdojë mënyra e kontaktit qytetar dhe deputet?

Gjatë këtyre 17 vjetëve të demokracisë në vend, zyrat e deputetëve kanë krijuar një hapësirë për politikanë që preferojnë pjesëmarrje aktive ndaj asaj pasive. Ato kanë shprehur dhe inkurajuar një impenjim të përbashkët në përmirësimin e mjedisit të komunitetit duke ditur të mos neglizhojnë asnjë kategori qytetaresh pavarësisht preferencave politike. Vendimmarrja politike e kategorive të ndryshme të shoqërisë në kutin e votimit ka treguar se efektshmëria e këtyre zyrave ka një ndikim shumë të madh në këtë vendim-marrje qytetare. Zgjedhësit i kanë parë këto zyra si një instrument ku ata mund të adresojnë dhe të gjejnë përgjigje për shumë nga problemet dhe shqetësimet e tyre. Zyrat e deputetëve në përgjithësi kanë arritur të garantojnë një lidhje dhe kontakt funksional midis deputetit dhe qytetarëve. Këto zyra kanë pasur gjithmonë qëllimin që aspiratat e komunitetit lokal, që përfaqësojnë, t‘i kthente në arritje. Kjo jo vetëm për shkak të premtimeve të bëra apo detyrimit moral, por edhe për shkak sepse arritjet do ta bënin të ri-zgjedhshëm deputetin në një mandat të ri politik.

Në listat e mbyllura shumë emërore rajonale, qytetari voton në një fletë të vetme votimi për një parti të caktuar. Çdo parti duhet të rendisë një listë zgjedhore me kandidatët që do të zgjidhen, kjo bazuar mbi vendimin e anëtarësisë së partisë dhe ku publiku i gjerë nuk mund të shprehë preferencën e tij për një kandidat të caktuar brenda listës së mbyllur. Qëllimi i votimit në këtë formë është të inkurajojë politikanët që të ofrojnë benefite programore duke u përqendruar mbi fakte kolektive dhe programin e partisë së tyre si dhe të forcojnë kohezionin dhe disiplinën partiake në parlament. Argumentet e mësipërm besoj se arsyetojnë rëndësinë e strukturës zgjedhore me lista të mbyllura, por do të duhet të merret në konsideratë dhe rëndësia e marrëdhënies deputet-qytetar pasi ky i fundit është burimi i pushtetit. Pavarësisht listave të mbyllura partiake, ligjvënësit nuk ka pse të ndihen të frenuar për tu angazhuar në një çështje të veçantë në ndihmë të qytetarit ose shoqërisë, mbi bazë të normave sociale dhe besimit ose shpërblimit filantropik të brendshëm të tij. Deputetët përveç ambicies së tyre personale, detyrimit legjislativ në debate mbi çështjet kombëtare ose efektit dhe shkëlqimit të tyre në debate të ndryshme brenda studiove televizive, nuk duhet të neglizhojnë zgjidhjen e çështjeve prozaike të pluhurosura nga burokracitë në qeverisje. Në trenin partiak dhe politik që janë mandatuar të drejtojnë, deputetët duhet të përkushtohen që vagonët të jenë të mbushur plot dhe të ecin në binarin që të çon në destinacionin e duhur. Në të kundërt, ashtu si dhe sugjeron logjika Darviniane, shpërblimi i qytetarëve do të jetë i tillë që nuk do ti rikthejnë në parlament. Përzgjedhja natyrale nëpërmjet kutisë së votimit do të thotë që në të ardhmen legjislativi gradualisht do fillojë të përbëhet nga politikanë që ushtrojnë dhe janë në kërkim të strategjive të suksesshme elektorale.

Në impaktin e strukturës zgjedhore nevojitet gjithashtu një rregullator për shumë faktorë të tjerë, të cilët mund të influencojnë në përforcimin e komunikimit midis qytetarëve dhe ligjvënësve. Këtu do të përfshiheshin të gjitha nivelet social-ekonomike dhe vetë zhvillimi i shoqërisë si dhe faktorët e mjedisit social që rrjedhin në rrafshin individual të tillë si mosha, edukimi, gjinia dhe të ardhurat, të gjitha këto të lidhura ngushtësisht me nivelin e njohurive politike dhe me iniciativën e votuesit për të ndërmarrë kontakt me ligjvënësin. Mungesa e besimit, njohurive ose aftësive civile nuk mund të përcaktojnë pjesëmarrjen apo jo në vendimmarrjen politike, për shkak të kufizimeve të evidentuara.

Demokracia konceptohet si kodifikim, procedurë dhe utilitarizëm. Eksperienca ka treguar se atje ku zyrat e deputetëve janë efektive, ato evidentojnë më së miri angazhimin e drejtë për drejtë të deputetëve në shërbim të komunitetit që i ka zgjedhur. Pavarësisht strukturës zgjedhore, zyra të tilla janë të nevojshme dhe të domosdoshme, bazuar në marrëdhënien reciproke ku të gjithë faktorët janë përfitues. Në kuadrin e ndryshimeve të ligjit zgjedhor lind nevoja e një ri-konceptimi të mënyrës së organizimit të zyrave deputetëve. Listat e mbyllura në pamje të parë duket sikur nuk e kanë të nevojshme zyrën e deputetit, por politika duhet të ketë parasysh se qytetarët pakënaqësinë e tyre ndaj perforrmancës së përfaqësuesve të veçantë politikë mund ta shprehin duke ndëshkuar partinë politike pra "të flakin foshnjën bashkë me ujin e govatës". Forcimi i komunikimit qytetar-deputet nënkupton një marrëdhënie speciale që lidh ngushtësisht forcën politike me votuesit e saj. Aksesi i forcës politike tek qytetarët, ku këta të fundit janë ata që thërrasin dhe përcaktojnë maxhorancën qeverisëse, është i garantuar n.q.s. deputetët e forcës politike janë treguar të përgjegjshëm dhe të devotshëm ndaj qytetarëve që i kanë votëbesuar. Tradita e kultivuar këto 17 vjet për zyrat elektorale nuk mund të anashkalohet pasi ato vazhdojnë të jenë të qenësishme dhe koherente. Komunikimi dhe marrëdhënia deputet-qytetar nuk është vetëm një obligim moral dhe civil, por në të njëjtën kohë tregon se deputetët nuk jetojnë prej politikës por jetojnë për politikën. Zyrat e deputetëve janë një derë e hapur për qytetarët dhe nuk ka asnjë arsye që të mos vazhdojnë si të tilla. N.q.s politika pretendon që të jetë sa me afër qytetarëve të vet, atëherë këto zyra kanë treguar që janë strategjikisht të suksesshme. Evokimi i këtij vizioni të suksesshëm "hipotekon të ardhmen" e politikanit në shërbim të qytetarit.

Klodian Gradeci

Zv/Drejtor Ekzekutiv i FDE -Forumi për Demokraci dhe Etikë

Zyra e deputetit si një mikrohapsirë publike

Debati publik për demokracinë s‘do ishte asnjëherë i tepërt, madje atëherë kur do mendohet (apo është menduar e kundërta), ky sistem do të jetë së paku në gërhamat e fundit. Në analizë të shkallës së demokracisë së arritur në një vend të caktuar janë përdorur dhe përdoren element të ndryshëm, në të shumtën një seri syresh. Kjo bëhet me qëllim për të patur një mihje sa më të plotë të çështjes po dhe kushtëzohet nga veçantitë e historisë politike dhe konteksti kulturor të secilit vend. Po si një prej dallimeve më të thella është ajo në mes demokracisë në letër dhe asaj reale, e këtu e kemi fjalën për demokracinë liberale perëndimore e s‘po hymë ta krahasojmë me atë lindore për sa kohe nuk ke se çfarë të krahasosh. (të gjitha këto kategori të përgjithshme). Pa mëtuar se do i japim një përgjigje faktit nëse kemi demokraci reale apo vetëm në letër do të ndalemi te një dimension konkret po dhe thelbësor i këtij sistemi të paraqitur në letër si një demokraci përfaqësuese. të paanë, kemi vendosur të përqendrohemi te raporti në mes të zgjedhurit dhe zgjedhësit, duke e kufizuar këtë debat te raporti në mes të zgjedhësit/ve dhe deputetit/ve. Në këtë kontekst do të ndalemi te rëndësia e pasjes së zyrës së deputeteve, një zyrë e cila ndër të tjera do të sigurojë në mendimin tonë së paku një pikë llogari dhënie, një mikro-hapësirë publike.

Marrëdhënie objekt i kësaj analize është shumë komplekse prandaj jemi fokusuar te element kontraktual përkatësisht si shihet përfaqësimi. Një gjë e tillë merr vetiu rëndësi për sa kohë është rënë dakord që forma e demokracisë që sillet si model është ajo përfaqësuese. Duke sjellur në vëmendjen tonë se kriteri i përfaqësimit është përdorur nga shumë studiues të politikës për ta dalluar sistemin e aplikuar të demokracisë prej asaj origjinare që është konsideruar e drejtpërdrejtë, po ne do thonim se iështë më e drejtpërdrejtë. Në këtë këndvështrim një prej përfaqësuesve kryesor në këtë rast është deputeti për sa kohë kemi vënë standard në kushtetutën e vendit tonë, duke e përcaktuar formën e qeverisjes se republikë parlamentare. Të menduar se si të përvijohet juridikisht, politikisht dhe moralisht kjo marrëdhënie do të iështë një hap drejt përmirësimit të këtij sistemi dhe në favor të mirëfunksionimi. Prandaj këtu do të merremi me faktin se kush është përfaqësuesi dhe për çfarë përgjegjsishë dhe të drejtash ka në këtë marrëdhënie dhe përkundrejt kujt? E përderisa jemi në një marrëdhënie kontraktuale në mes disa të përfaqësuarve dhe një përfaqësuesi si rregullohet kjo marrëdhënie?

Paraprakisht është mirë të vëmë në pah se përfaqësimi si koncept është marrë si prinicip nga praktika dhe kultura juridike e politike perëndimore. Ky princip ashtu si dhe të tjerë ka gjetur shprehje në forma të ndryshme në vende të ndryshme porse përbashkohen dhe ndahen në dy nivele. Së pari është pranuar si deputeti zgjidhet dhe përfaqëson një zonë elektorale dhe kjo zonë elektorale përveçse është përfaqëson një popullsi të caktuar që jeton në një territor të caktuar shpeshherë mbart dhe disa cilësi kulturore që e karakterizojnë dhe që shpeshherë kanë dhe disa nuanca politike. Po ka raste qe këto zona nuk kanë këtë nuancë. Veçori tjetër e këtij përfaqësimi është se mandati i përfaqësimit në gjithë këto forma të shprehjes së tij, se ky përfaqësim zgjat për një afat të caktuar kohorë. Ndër më të përhapurat është ajo katër vjeçar. Ky përcaktim është bërë me qëllimin kryesor për të kufizuar mundësinë për abuzim të përfaqësuesit pra dhe si një mekanizëm llogaridhënie. Një ndër parimet juridike të përfaqësimit është se ka një marrëdhënie në mes përfaqësuesve të përfaqësuarve dhe kjo marrëdhënie njihet dhe nga të tretët etj etj. Pra deputeti zgjidhet me një shumicë të caktuar votash në mënyrë që të jetë përfaqësues i një grupi të caktuar. Vijmë te momenti më delikat dhe më i rëndësishëm i këtij diskutimi. Kë përfaqëson deputeti, ata që e zgjodhën, zonën elektorale në tërësi, apo përfaqëson kombin? Le të biem dakord që nuk është e domosdoshme një ndarje me thikë ose ose. Përfaqësuesi mund të bëjnë në të njëjtën kohë të dy këto përfaqësimi pasi në të shumtën ato nuk mbartin interesa të kundërta. Në të dy rastet parashikohen me ligj format e kontrollit të për përmbushjen e kuështëve të përfaqësimit. Nëse do të shkonim në tej i në diskutimin tonë atëherë cili është mekanizimi i verifikimit dhe llogaridhënies për përmbushjen ose jot ë kuështëve të kontratës. A mund të lëmë këtë vetëm në dorë të një mase shtrënguese është që është mosdhënies së votës pas katër vitesh?

Duke qenë se jemi kundër idesë që kjo llogaridhënie duhet të ushtrohet vetëm me anë te votës atëherë na duhet të diskutojmë cilat janë termat e kontratës. Në sistemet mazhoritare është karakteristikë që vetë kandidati për deputet duhet në mënyrë që të bëjë një fushatë elektorale, ku të bëjë ofertën e tij, e cila karakterizohet nga një ndërthurje në mes asaj që lejon ligji e asaj që ofron platforma e subjekti politik që përfaqëson (përveç kandidimit të pavarur) dhe asaj që ai si person do të ofroj në të ardhmen. Dhe rregulli i përgjithshëm është se shporta më e pasur dhe më e sigurt votohet nga njerëzit, ose të paktën e një pjese të mirë të tyre, sepse nuk kemi mundësi që këtë t‘i hymë debatit rreth militantizmit politik dhe nacionalitetit në zgjedhje. Po zakonisht premtimet në vendin tonë janë shumë konkrete dhe të vendosura në mënyrë kushtore si dhe është natyra e pretimeve. Pak a shumë struktura e premtimeve ndërtohen ose lihen që të kuptohen si tilla - Nëse do të më zgjidhni mua unë… do të… ndërtoj….sjell….siguroj vende pune…. . Ka dhe marrëveshje të natyrës që ju duhet të më zgjidhni sepse jam prej jush, prej kësaj zone, lind e rritur këtu, po si thamë edhe kësaj çështjeje nuk i kemi hyrë në këtë shkrim. Ǒka bie në sy është fakti se nuk është e lehtë të pikasësh raste kur ndonjë kandidat për deputet që në fushatën e tij elektorale, të ofrojë si premtim iniciativën për të propozuar të nxjerrë ndonjë ligj të ri apo ndryshim ligjor., ku konsiston dhe funksioni kryesor si pjesë e organit ligjvënës. Po nga ana tjetër dhe qytetarët nga ana e tyre nuk është se e kanë si kërkesë të tyre një gjë tillë. Kjo vjen për disa arsye kur ne do të veçonim. Kjo duket e pabesueshme edhe për vet deputetet pasi iniciativa ligjore shihet si një punë e qeverisë. Së dyti faktikisht nuk iu duket produktive sepse njerëzit kanë nevojë për gjëra me konkrete, etj etj. Më pak fjalë ajo çfarë është shkruar në ligjin në letër nuk është kthyer ende në pjesë të kulturës politike a juridike. Ajo që duam të veçojmë në këtë rast është se kjo pikë nuk është shfaqur e plotë dhe si kryesore si një nga kushtet e kontratës së përfaqësimit.

Çfarë mund të sugjerojmë që sistemi i përfaqësimi të përmirësohet sa do pak? Një përgjigje teorike do të iështë pak a shumë në këtë formë. Për realizimin e kësaj marrëveshjeje do të duhej një sistem sa më efikas kontrolli, që do të thoështë një sistem më efikas ndëshkimi ndaj mospremtimmbajtësit. Kjo parë në një plan afatshkurtër. E menjëherë të vjen ndërmend pyetja se çfarë mund të formojë një sistem kontrolli, ligjërisht, moralisht dhe politikisht të pranueshëm dhe efikas në të njëjtën kohë. Parimisht mund të biem dakord se ky sistem ligjor të jetë sa më i plotë do të iështë me vend të kishte dimension jo vetëm ligjor, po dhe të natyrës morale e etike. Për të mos prekur autonominë që kërkon funksioni i deputetit, pasi ai është një përfaqësim specifik, duhet që të kërkojmë zgjidhje brenda kësaj hapësire ligjore e filozofie politike, e njëri prej mekanizmave për ta vendosur në një rend më të drejtë marrëdhënien e zgjedhësit/të përfaqësuarit me të zgjedhurin/përfaqësuesin, në kuështë verifikimi dhe rishikimi kontrate, është institucionalizimi i një ambienti takimi në mes zgjedhësve dhe të zgjedhurit në këtë rast deputeti - institucionalizimi i zyrës së deputeteve. Zyra e deputetit, një praktikë kjo në zanafillë, do të jetë së pari: Një mjedis për të pritur në takim zgjedhësit në një ditë të caktuar do të ishte një mënyrë/një sistem kontrolli dhe llogaridhënie të herë pas hershme. Së dyti do të ketë një detyrim që mund të jetë ligjor apo politik si një normë statutore partiake, që deputeti të presë zgjedhësin e tij në zyrë: së treti, zyra duhet të jetë e vendosur sa më afër zgjedhësve në mënyrë që të jetë e arritshme sa me lehtë nga ana e zgjedhësit. Duke e vendosur kusht pritjen e qytetarëve nuk cenohet parimi se deputeti është përfaqësues i kombit, por në anë tjetër ballafaqimi me shqetësimet e zgjedhësit bënë të mundur që vetë i zgjedhuri të ketë një fushëpamje më të qartë mbi atë çfarë po ndodh individualisht dhe kolektivisht në zonën ku ai është zgjedhur. Do iështë e mirëgjetur sikur pjesë e kontratës së përfaqësimit të iështë dhe premtimi për të takuar në mënyrë të rregullt. Kësisoj, ekziston mundësia që zyra e deputetit, apo mjedise te ngjashme me të, në rastin e një sistemi tjetër zgjedhor (pra ku nuk predominon mazhoritari) të krijoj mundësinë e krijimit të një mikro-hapësire publike, duke i dhënë një sistem ështësë të pasurimit të kulturës demokratike në të dy drejtimet, qoftë si përfaqësues, qoftë si qytetar. Në plan afatgjatë nëse do sigurohej mekanizmi i ligjor i një llogaridhënie e paprerë dhe mbajtja e kontaktit ka gjithë premisat që kjo normë juridike me kalimin e kohës të shndërrohet në pjesë të kulturës politike do thonim se ky do të iështë dhe suksesi më i madh i kësaj nisme të saponisur që sa herë ndryshon sistemi elektoral rrezikon të bjerë. Po ashtu edhe pse mund të duket jo e lidhur në mënyrë të drejtpërdrejtë, po kemi arsye të besojmë se ne rast se do të vendosej një sistem i tillë komunikimi në nivel real dhe jo vetëm në letër do t‘i shtonim besimin qytetarit të sistemi, një element kaq i rëndësishëm . Që do të thotë më pak shpenzime për të mbajtur në mirëfunksionim apo për të çuar drejt funksionimit.

Për ta mbyllur këtë ftesë për vijimin e këtij diskutimi do thonim se pavarësisht formës së sistemit zgjedhor që do të aplikohet mendojmë se duhet medoemos të kihet parasysh rëndësia që mbart komunikimi i drejtpërdrejtë. Kësisoj zyrat e deputeteve do të ndihmonin që demokracia të jetë më e rrokshme, do të merrte edhe më shumë në jetën e përditshme, do iështë një dimension praktik, i prekshëm, një mikro-hapësirë publike e kësisoj gradualisht mund të flasim për një shndërrim konceptual të hapësirës publike dhe për rrjedhoje edhe të konceptit të përfaqshmit dhe një demokraci në thelb përfaqësuese do të merrte dhe dimensione të demokracisë së drejtpërdrejtë.

Nebi Bardhoshi

Studiues pranë Institutit të Antropologjisë Kulturore dhe Arteve në fushën e antropologjisë juridike. Pedagog pranë Fakultetit të Shkencave Sociale, Universiteti i Tiranës

Përse zyra për deputetët?

Nuk mund të ështërojnë kurrë debatet lidhur me këtë çështje ngase edhe prioritetet që ka shteti shqiptar dhe demokracia jonë e brishtë janë të pafundme deri në atë pikë, sa shpesh dorëzohemi për të gjetur se nga do t‘ia fillojmë. E megjithatë ia vlen të mbajmë të ndezur debatin për demokracinë dhe instrumentet që ne gjykojmë si të frytshme për përmirësimin dhe përforcimin e saj. Në rastin tonë përzgjedhja e qëllimshme që ne kemi bërë janë pikërisht të zgjedhurit shqiptarë, të cilët në thelb dëshmojnë edhe kualitetin e kapaciteteve përfaqësuese që ka demokracia dhe shoqëria shqiptare.

Mënyra si ne ndërtojmë dhe formësojmë institucionin e të zgjedhurit, qoftë ky deputet, kryetar bashkie apo këshilltar lokal, dëfton edhe ambicien e vizionin e përbashkët që kemi si shoqëri për cilësinë e demokracisë, të cilën duam ta ndërtojmë.

Ka shumë sëmundje të dukshme, të pranuara apo të papranuara, që kthjelltësisht përvijojnë shëndetin e "trupit" të demokracisë shqiptare. Ndërkohe që flitet shumë për korrupsionin, informalitetin, ryshfetin, cenimin e institucionit të zgjedhjeve të lira etj, etj, përgjigjet që vijnë nga politika vërtiten rreth të njëjtave ilaçe, sikurse janë strategjitë, vendimet e mëdha, vullneti e kështu me radhë.

Në respekt të mundësive dhe pikëpamjeve tona ne nuk po përpiqemi në këtë punim të analizojmë sëmundjet apo ilaçet e lartpërmendura, por do të ushtrojmë dëshirën tonë për të ofruar një dritare të re për të parë një peizazh ndryshe të strukturës që ripërtërin dhe bën të shëndetshëm "trupin demokratik".

Në tërësi ajo që ne shohim si tepër të rëndësishme në këtë udhëtim demokratik është institucionalizimi i të gjitha marrëdhënieve brenda shoqërisë sonë, sidomos institucionalizimi i marrëdhënies deputet - qytetar.

Pavarësisht sistemit zegjedhor që ne mund të ushtrojme në vendin tonë, gjithsesi marrëdhënia deputet - qytetar do të mbetet guri i themelit të pëfaqësueshmeëisë dhe demokracisë. Deputeti shqiptar duhet të përfaqësojë në plotësi zgjedhësin e tij, dhe duhet të bëjë politikë në kryeqytetin tonë, në sallën e Parlamentit, por edhe kudo ku ka institucione vertikale apo horizontale, të zgjedhura apo të emëruara për të përcjellë dhe mbrojtur institucionalisht interesat e zgjedhësve të tij.

Zyra e deputetit do të bëjë që kualiteti i përfaqësimit të tij në Parlament, në procesin e ligjbërjes dhe shërbimin ndaj çështjeve të publikut të jetë në lartësinë e dinjitetit e që meriton çdo qytetar në nëe shtet për qytetarin.

Zyra e deputetit, e pajisur me stafin përkatës ku mund të përfshihet juristi dhe ekonomisti do të sjellë vetvetiu shndërrimin e deputetit në një institucion serioz që ka opinionin e tij serioz, që ka ekspertizën përkatëse në gatishmëri dhe sigurisht, që ka edhe kapacitetet për të përthithur e analizuar me drejtësi dhe skrupulozitet interesat dhe nevojat e qytetarëve që e votojnë.

Zyra e deputetit do të ndikojë drejtpërdrejt edhe në një institucionalizim të zërit të qytetarit, çështjet e të cilit nuk vijnë më si çështje personale adresuar deputetit-person, por si çështje të zgjedhësit drejtuar të zgjedhurit-institucion.

Kjo do të sjellë edhe uljen e mundësive korruptive, ryshfetit, favoritizmit, nepotizmit etj.

Një deputet me zyrë dhe staf e ekspertizë në dispozicion, është një institucion që arrin t‘i qëndrojë fort marrëveshjes së madhe për t‘i shërbyer qytetarit dhe për ta përfaqësuar atë denjësisht në ligjbërje.

Edhe përballë qeveritareve qendrorë apo lokalë, deputeti-institucion, pra deputeti me një zyrë dhe staf e ekspertizë në dispozicion, është një mbrojtës më efektiv dhe përfaqësues më i drejtë i votuesve të tij.

Deputeti-institucion do të sigurojë më shumë integritet dhe kualitet në përfaqësimin e votuesve të tij, por edhe të partisë që e ka kandiduar.

Deputeti-institucion e bën demokracinë definitivisht më të mirë.

Arian Galdini

Drejtor ekzekutiv i FDE

Pse ky projekt?

Ky projekt është vazhdimësia e një projekti të mëparshëm, lindur nga bashkëpunimi i FLSH - Forumi i Lirë Shqiptar me Ambasadën Gjermane. FLSH është pikënisja. Ndërkohë që FDE - Forumi për Demokraci dhe Etikë është vazhdimësia dhe plotësia e këtij vizioni dhe angazhimi. Forumi për Demokraci dhe Etikë - FDE është një organizatë e ideuar, themeluar e që drejtohet nga një grup të rinjsh, të angazhuar në politikë, por që përfaqesojnë bindje dhe parti të ndryshme politike. Kjo iniciativë ka si qëllim promovimin e tolerancës, dialogut dhe bashkëpunimit midis aktorëve politikë, por dhe të aktorëve të tjerë në fusha të ndryshme të shoqërisë si biznesi, shoqëria civile, media, rrethet akademike, që ndikojnë në zhvillimin e jetës normale në vend. Vizioni i Forumit për Demokraci dhe Etikë është të krijojë një lëvizje gjeneruese të ripërtëritjes morale në Shqipëri. Ne nuk jemi grup presioni, por kërkojmë të ndryshojmë shoqërinë me anë të ideve dhe veprimeve tona, duke drejtuar nëpërmjet shembullit dhe integritetit tonë personal. E rëndësishme është se ne synojmë që, më së pari të krijojmë një komunitet moral para se të kemi një komunitet politik, biznesi apo kulturor.

FDE është një përpjekje për të iniciuar një stad të ri të marrëdhënieve ndërpolitike dhe sociale shqiptare, që kryesisht lidhet me vendosjen e një kualiteti që i nevojitet politikës dhe shoqërisë sonë: klimën e bashkëpunimit dhe vazhdimësinë në qeverisje, forcimin e institucioneve dhe rritjen e nivelit të përfaqësimit, demokracisë, lirive dhe etikës. Objektivi i FDE është bashkimi i kontributeve të qytetarëve të angazhuar, politikanëve, drejtuesve të shoqërisë civile, njerëzve të besimit, të drejtësisë, intelektualëve, akademikëve, të rinjve, studentëve, dmth faktorëve kryesorë drejtues të shoqërisë, politikës dhe institucioneve të shtetit shqiptar, kryesisht në kuadër të përafrimit të realitetit tonë me atë euroatlantik, pa marrë përsipër të zëvendësojë asnjë strukturë ekzistuese dhe ligjërisht përgjegjëse përpara votuesve shqiptare.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›