Transferimi i kompetencave paralizon institutet e shkencës
Institucionet e shkencës në vend nuk ofrojnë asnjë lloj shërbimi. Prej më se 6 muajsh ato janë në ajër, as në varësi të akademisë dhe as të universiteteve. Këtë dëshmon më së miri fakti në institutin më të madh të studimit dhe kërkimit, atë të historisë dhe gjuhë-letërsisë. "Nuk mund të ndihmoj me asnjë material nga arkiva", thotë punonjësja e Institutit të Historisë. Ndërsa të shpjegon se janë duke u bërë inventarë, tashmë që ndryshon emërtesa dhe varësia e institucionit.
Me anë të ligjit të ri për Akademinë e Shkencave, 12 institutet duhet të riorganizoheshin dhe të kalonin në varësi të universiteteve. Ligji është miratuar në gusht të 2007-ës dhe ende tani vazhdon odiseja e zbatimit të këtij ligji. Për muaj të tërë punonjësit mbeten pa rroga dhe për më tepër institutet pa asnjë lloj financimi. Nëse i drejtohesh njërit prej instituteve shkencore në vend, mësohet se ato nuk kanë as bojë për printerat dhe fotokopjet. Ndaj studiuesit janë të detyruar të presin deri në përmirësimin e kësaj gjendjeje për të kryer punën e tyre të përditshme mbi letrat. Kalimi i kompetencave dhe ndryshimi i titullarëve të institucioneve të kërkimit ka zgjatur jashtë çdo lloj parashikimi. Askush nuk merr përsipër përgjegjësinë për këtë situatë, ndonëse gjendja e mjerueshme e këtyre instituteve shihet qartë. Reforma në Akademinë e Shkencave ka nisur një vit më parë, por ende ka marrë formë të plotë. Në bazë të ligjit të ri të Akademisë së Shkencave, institutet shkrihen dhe disa prej tyre u atashohen universiteteve. Kjo reformë ishte planifikuar të mos prekte personelin, por nëpër institute mjaft persona kanë dalë pa punë ose janë zëvendësuar me të tjerë.
Në bazë të ligjit, institucionet kërkimore-shkencore të Albanologjisë përfshihen në një qendër të vetme, e cila ka një status universitar. Po kështu edhe 5 institute përfshihen në Universitetin e Tiranës, atë të Politeknikut, Universitetit Bujqësor, e kështu me radhë.
Nga shkrirja e instituteve krijohen tre qendra kërkimore ndërdisiplinore, që do të jenë jashtë dhe brenda universiteteve. Kështu, qendra albanologjike do të jetë qendër jashtë universitare. Ndërkohë do të krijohen edhe dy qendra të tjera që administrohen nga Universiteti Politeknik dhe që janë qendra e gjeoshkencave dhe qendra për ujin, energjinë dhe mjedisin.
Gjithashtu është parashikuar që mbi bazën e instituteve kërkimore, si edhe të disa departamente ekzistuese në universitetet e Tiranës, të krijohen dy fakultete të reja, Fakulteti i Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit, dhe Fakulteti i Bioteknologjisë dhe Ushqimit. Në të parin që do të hapet në Universitetin Politeknik do të përfshihen Instituti i Informatikës dhe Matematikës së Aplikuar i Akademisë së Shkencave, disa departamente të Universitetit Politeknik të Tiranës dhe departamenti i Informatikës i Universitetit të Tiranës. Ky fakultet do të mundësojë zhvillimin përparësor të teknologjisë së informacionit dhe të komunikimit në vend.