Punëtorët e pastave vjedhin 5 milionë lekë

09/06/2005 I thanë pronarit se lekët ua kishin grabitur gjatë transportit
TIRANË- Për inat të pronarit, dy punëtorë i vjedhin atij 5 milionë lekë e më pas i "rrëfehen" se gjatë transportit ua kishin vjedhur disa hajdutë. Ekspertët e Komisariatit numër 2, pas hetimeve intensive mundën t’i vinin në pranga përgjegjësit e kësaj ngjarjeje. Burime nga ky komisariat thanë për gazetën "Metropol", se është arrestuar Fatjon Beti, 26 vjeç dhe Ervin Vaqarri, 24 vjeç, të dy nga Tirana. Sipas policies, dy të rinjtë ishin punëtorë të firmës "Nerënzi", e cila përpunonte lëndën e parë të pastave. Beti ishte pushuar tri ditë më parë nga pronari, ndërsa sipas policisë, ata e kanë kryer grabitjen me vetëdije të plotë, duke e planifikuar më parë edhe justifikimin ndaj pronarit, të cilit i thanë se lekët ua kishin grabitur gjatë transportit. Zbulimi i autorëve të kësaj ngjarjeje ka ardhur pas disa orësh intensive të hetimeve nga ana e specialistëve të kriminalistikës. Pasi u arrestuan, dy të rinjve iu komunikua akuza, e cila parashikohet nga neni 140 dhe 25 të Kodit Penal. Materialet për këtë çështje, sipas burimeve zyrtare të policies, i kaluan Prokurorisë së Tiranës. Gjatë të gjitha seancave pyetësore në ngarkim të tyre, ata kanë pohuar se kishin folur më parë me njëri-tjetrin për këtë grabitje që do kryenin, ndërsa mësohet se pronarit të kësaj firme i janë kthyer paratë e grabitura.
Plani
Teksa ishin duke u marrë në pyetje të gjithë punonjësit e tjerë të firmës "Nerënzi", rreth kësaj grabitjeje, disa prej ekspertëve të kriminalistikës kanë shkuar në banesat e dy të arrestuarve për t’i pyetur për atë ç’ka ata kishin dijeni. Sipas policisë, rezultoi se pas disa orësh përgjimesh të të gjitha lëvizjeve të tyre, u zbuluan disa nga bisedat, nëpërmjet infiltrimit të disa agjentëve. Më pas rrjedha e hetimeve ndryshoi, pasi ekspertët u përqëndruan vetëm në momentin e transportimit të parave. Të dyshuarit jepnin versione të ndryshme rreth personave që ata pretendonin se i kishin grabitur gjatë rrugës. Pas ballafaqimeve me pronarin e kësaj firme, u mësua se njëri nga të dyshuarit ishte pushuar nga puna. Kështu që të detyruar nga gabimet në shpjegimet e tyre, dy të rinjtë rrëfyen planin për grabitjen e parave.
Mariglen Mullai