E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha në Francë, llogari para kompanive bankare vendase

Kryeministri Sali Berisha është nisur ditën e djeshme për një vizitë zyrtare në Francë, me ftesë të Presidentit të Francës, Nikola Sarkozi. Sipas zyrës së shtypit pranë kryeministrisë, gjatë kësaj vizite, kryeministri Berisha do të pritet në një takim të veçantë, në pallatin Elyzee, nga Presidenti i Francës, Sarkozi. Gjithashtu për nder të Kryeministrit Berisha, është organizuar një Konferencë në Paris nga MEDEF (Mouvement dEntreprises de France) ku mbi 30 përfaqësues të kompanive dhe grupeve bankare e financiare më të rëndësishme të Francës kanë shprehur interes të madh për tu njohur gjerësisht më nga afër me ecurinë e reformave në Shqipëri, ekonominë shqiptare dhe potencialet e saj. Në vazhdim të kësaj vizite, kryeministri Berisha do të zhvillojë dhe një takim me Ministrin e Jashtëm të Francëz, Bernard Kushner, i cili do të shtrojë për kryeministrin Berisha dhe një drekë zyrtare.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›